Vetëm një Prokuror zgjedhur nga populli e jo partitë mund të spastrojë politikën

Premtimi se kasta do “reformojë” vetveten është iluzion.
Idea se Politika do pastrojë magjistraturën, që pastaj magjistratura të pastrojë politikën, është rreth vicioz e pa dalje.

Kjo kastë politike, magjistratura, monopolet ekonomike e mediatike u ngritën së prapthi, kundër demokracisë dhe interesit të popullit shqiptar.

Opozita kundër Amerikës për interesa personalë e jo kombëtarë

PD dhe LSI dalin hapur kundër ambasadorit amerikan mbi zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
Këtë e ka bërë dhe PS kur ishte në opozitë kur doli kundër projektit amerikan të Gjykatës Administrative apo ligjet e integrimit.


Gjynah sesi kasta e tranzicionit nuk kritikon ShBA kur:
1. Na imponoi terapinë shock që deindustralizoi vendin
2. Na imponoi privatizimin e sektorëve strategjikë të huajve dhe plaçkitjen e pasurive kombëtare
3. Na imponoi pengmarrjen e Bankës Kombëtare dhe dhjetfishimin e borxhit 


4. Na imponoi çmontimin e arsenalit ushtarak dhe neutralizimin e saj
5. Mbështet Soros e larva të tjera që korruptojnë rininë e alternojnë demokracinë
6. Hesht për ndryshimet e kushtetutës 2008 që përqendrojnë pushtetin
7. Hesht pse popullit nuk i lejohen referendumet
8. Nuk zbardh llogaritë bankare të politikanëve shqiptarë si i premtoi popullit shqiptar
9. Ambasadaori ndërhyn prej dekadash kaq hapur në politikën shqiptare duke legjitimuar #kolonizimin e vendit!

Por kjo kastë nuk ndjek interesin kombëtar sepse mbështetet nga të huajt pikërisht për të kolonizuar Shqipërinë!

Ndalim këtë kastë antikombëtare dhe lobet antishqiptare!
Reformat që i duhen vendit mund ti ndërmarrë vetëm populli me referendum e një klasë të re politike e patriotike!

Jo kundër SHBA por pro interesit kombëtar!

#Sëbashku për Shqipëri 🇦🇱
Shqipon.com