Nuk ka Drejtësi pa Demokraci

Dr. Ledian Droboniku

Është e sikletshme të shpjegosh koncepte kaq të thjeshta që duhet të kishin hedhur rrënjë nëse do ishim një vend normal. Por meqenëse i tillë nuk jemi, del si detyrë  parësore për çdo intelektual, krijimi i themelit për një kulturë politiko-juridike.

Fushatën mediatike mbi reformën në Drejtësi do e kishte zili dhe Goebbels. Për muaj të tërë politikanët dhe ndërkombëtarët e çdo rrace, gazetarë, intelektualë dhe analistë mbollën në ndërgjegjen sociale përrallën e reformës në drejtësi.

Por si thotë Arendt, diktaturat ndryshojnë format, por jo përmbajtjen.