Prof. Vangjel Kici: NAFTA E ZEZË PËR DITË TË BARDHA NË SHQIPËRI

Postuar në Facebook, tek Armata e Naftëtarve, më 8 prill 2017.

Të shtetëzohet (nacionalizohet) nafta dhe gazi në Shqipëri. Të prishen të gjitha marrëveshjet koncesionare antishqiptare të naftës dhe të gazit në Shqipëri. Perspektiva naftëgazmbajtëse e Shqipërisë, dhe e Kosovës, është e madhe. Naftën dhe gazin t’i zhvillojnë vet shqiptarët.

Deri në vitin 1990, të ardhurat e shtetit shqiptar siguroheshin kryesisht nga eksporti i naftës, kromit, bakrit dhe i produkteve bujqësore. Nafta dhe minierat ishin pasuri shtetërore. Bujqësia gjithashtu drejtohej nga shteti. Ajo ishte e kolektivizuar dhe e mekanizuar. Kishte kooperativa bujqësore dhe ferma shtetërore.

Banka Botërore, pranon se shqiptarët jetojnë nën nivelin e minimumit jetik

Qeveritë shqiptare, nuk kanë llogaritur kurrë minimumin jetik, pra sa para i duhen një individi apo familje për të jetuar në kushte njerëzore. Nëse nuk ka një nivel matës nuk ka as shqetësime dhe kasta mund të përrallisë çfarë të dëshirojë, si bën prej dekadash. Por realiteti është i zymtë e nuk mund të fshihet. Më në fund dhe Banka Botërore pranon se shqiptarët jetojnë nën minimumin jetik njësoj si afrikanët e larg standardeve të vendeve fqinje. Por Banka Botërore bashkë me FMN, u imponon qeverive shqiptare të ndjekin kursin neoliberist të austerity, politika deflative duke mos lejuar kreditimin e investimeve, duke imponuar rroga mesjetare që nuk lejojnë rritjen e kërkesës agregate, duke ndaluar investimet dhe shpenzimet publike, duke privatizuar sektorët strategjikë dhe pasuritë kombëtare.  “Miqtë e Shqipërisë” nuk kërkojnë kurrë politika punësimi-investimi por vetëm stabilitet financiar, pra ruajtjen e kapitalit për ata që e kanë vënë dhe jo politika ekpsansive për kalimin në ekonomi prodhimi e jo importimi.

Image

 

Një pjesë e madhe e familjeve shqiptare jetojnë në kushtet e mbijetesës, me të ardhura që nuk mjaftojnë as për nevojat bazë. Sipas të dhënave zyrtare nga Banka Botërore, aktualisht 32.1 për qind e familjeve shqiptare i kanë të ardhurat më pak se 34 mijë lekë në muaj ose 9 mijë lekë në muaj për person.

Me këto para ato duhet të përballojnë shpenzimet për ushqim, strehim dhe faturat e përditshme, në një kohë që kostoja e jetesës rritet nga viti në vit. Ndonëse zyrtarisht këto familje nuk klasifikohen si të varfra nga qeveria, të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme edhe për nevojat më të domosdoshme të jetesës.

Një studim i Avokatit të Popullit doli në përfundimin se minimum jetik në Shqipëri llogaritet në rreth 16 mijë lekë në muaj për person. Kjo do të thotë se për një familje me 3.8 veta, që është numri mesatar i personave në një familje shqiptare, të ardhurat duhet të ishin minimalisht 60 mijë lekë në muaj.

Sipas bankës Botërore 70 për qind e familjeve shqiptare i kanë të ardhurat nën nivelin e këtij minimum jetik.

Shqipëria më e varfra

Të dhënat krahasuese të Bankës Botërore tregojnë se Shqipëria është vendi më i varfër në rajon. Në të gjitha vendet e tjera fqinje me ekonomi të ngjashme numri i familjeve me të ardhura të ulëta është dukshëm më i vogël.

Kush e sundon botën?

Noam Chomsky
 

Mjeshtrit e njerëzimit

Kur pyesim “Kush e sundon botën?” zakonisht ne përdorim normën standarde që aktorët në çështjet botërore janë shtetet, së pari fuqitë e mëdha, dhe ne trajtojmë vendimet dhe marrëdhëniet e tyre. Kjo nuk është gabim. Por do të ishte mirë të mos harronim që ky nivel abstragimi mund të jetë shumë çorientues.