BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

10 arsye për rrëzimin e partive politike

 Pushteti i qytetarëve nuk mund të rritet nëse nuk bien partitë shtet.

ShqipON kërkon një shtet togëzuar me popullin sovran si i vetmi garant për të drejtat dhe mirëqenien  e përgjithshme.

Po rendisim shkurtimisht 10 të këqijat që partitë i sjellin vendit:

  1. Partitë politike rrisin konfliktet sociale dhe pamundësojnë unitetin kombëtar. Lufta e klasave të regjimit komunist nuk u zhduk por pësoi një metamorfozë edhe më të rrezikshme gjatë tranzicionit neoliberist. Betejat nuk bëhen vertikale për emancipimin e popullit kundër pushtetit, por horizontale mes vetë të mjerëve me flamuj të ndryshëm.
  2. Partitë rrezikojnë seriozisht demokracinë pasi vullneti i popullit deformohet nga një grusht njerëzish me pushtet. Si pasojë reformat që populli kërkon, nuk realizohen kurrë pavarsisht rotacionit.
  3. Partitë nuk mobilizojnë energjitë më të mira të vendit, por njerëzit më mediokër dhe besnikë të partisë. Në vend mbillet një kulturë parazitare duke vrarë punën dhe studimin.
  4. Nëse partia emëron të gjithë funksionarët e shtetit, ata do i jenë besnikë partisë e jo Republikës. Si pasojë administrata dhe institucionet nuk konsolidohen në shërbim të popullit.
  5. Partitë politike mbjellin kulturën e slloganeve dhe vrasin mendimin e lirë individual. Kjo zgjeron kulturën baritore, ku njerëzit rendin pas liderrrit e nuk angazhohen për komunitetin e atdheun.
  6. Partitë janë në thelb totalitare sepse duan të zgjerohen me çdo kusht duke plaçkitur e ndarë pasuritë kombëtare si banda kriminale.
  7. Partitë rrezikojnë sigurinë kombëtare sepse mjafton që të kompromentosh kupolën për të kontrolluar politikën shtetërore. Kurse një shtet i togëzuar tek populli me referendume e zgjedhje direkt të zyrtarëve të lartë rrit besnikërinë ndaj kombit.
  8. Partitë janë relike historike sepse në erën e informacionit, nuk ka më monopole dijesh. Çdo qytetar mund të formojë vetë një mendim dhe të vendosë direkt mbi politikat publike.
  9. Qeverisja me anë të partive vret transparencën dhe llogaridhënien para popullit. Partia krijon një mburojë për besnikët e saj dhe përdor ligjin si shpatë kundër të pambrojturëve.
  10. Nëpërmjet partive krijohet oligarki politike dhe monopole ekonomike. Neoliberizmi do vetëm një demokraci formale dhe elektorale me votim 1×4 vjet. Kasta i trembet pushtetit të popullit për të instaluar shtetin social. Me anë të partive pushteti i mbetet një pakice që garanton privilegjet e 1% super të pasur ndaj 99% në mjerim e skamje.

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked