BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

10 Avantazhet e Referendumit

10 Avantazhet e Referendumit

 

Shkarko pdf – 10 avantazhet e Referendumit

Shkarko pdf – Projekt-ligj-per-Referendumin-draft

  1. Referendumi rrit përgjegjësinë e qyetarëve për politikat publike dhe fatet e vendit. Nëse qyetarët vendosin vetë, rikthehet dhe dashuria për atdheun. Por nëse fatet tona do ia delegojmë partisë apo oligarkisë, shqiptarët do mbeten indiferentë e spektatorë në atdheun e tyre.
  2. Sa më shumë pushtet kanë qytetarët aq më pak pushtet kanë partitë. Një parti pa pushtet nuk plaçkit dot e si pasojë do të zbrazet nga hajdutët, militantët e injorantët duke afruar qytetarët dhe intelektualët idealistë.
  3. Referendumet rrisin kohezionin social dhe reduktojnë përçarjet e mëdha në popull. Për çështje të ndryshme krijohen shumica të ndryshme pa u ngurtësuar në pozicione të ngurta si me partitë politike.
  4. Referendumi rrit transparencën e pasuron debatin publik. Në vend do diskutohet për çështje konkrete me interes të përgjithshëm e jo më debate shterpë mbi emra personazhesh e sigla partish.
  5. Referendumet rrisin sigurinë kombëtare sepse është shumë e vështirë të manipulosh miliona qytetarë sesa të blesh një grusht njerëzish me pushtet. Lidhjet mes oligarkisë së brendshme dhe lobeve të huaja priten ose dobësohen.
  6. Rrit përgjegjësinë e parlamentit që të mos aprovojë ligje antipopullore sepse populli mund ti rrëzojë me referendum e diskreditojë partinë që e ka votuar.
  7. Referendumet e shpeshta minimizojnë blerjen e votës. Nëse njerëzit votojnë shpesh, blerja e votës është pa leverdi për partitë dhe lobet. Kurse nëse shqiptarët votojnë vetëm 1X4 vjet duke deleguar të gjithë pushtetin partisë, ajo shërben si jackpot për ta blerë me çdo kusht.
  8. Referendumet kthejnë intelektualët në shërbim të popullit e jo më partive apo lobeve. Intelektualët mund të kontribuojnë vetëm kur flitet për çështje e jo kur debati publik mbetet tek emrat dhe bëmat e pushtetarëve të ndryshëm.
  9. Referendumet zgjojnë tek shqiptarët dashurinë për demokracinë e vërtetë. Populli shqiptar rreshtohet me popujt e civilizuar duke iu larguar sindromës së popullit baritor, që bredh pas një “bariu”.
  10. Zgjerimi i demokracisë shton stabilitetin në vend duke rritur atraksionin për investime nga shqiptarët apo të huajt. Një ekonomi prodhimi rrit punësimin dhe mirëqënien duke ndaluar emigrimin e reduktuar krimin.

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked