Nëse jeni DAKORD, nënshkruani PETCIONIN kombëtar (online dhe në terren)
https://www.change.org/p/10-propozime-p%C3%ABr-daljen-nga-kriza?recruiter=371444624&utm_source=share_petition&utm_medium=copylink
Varfëria dhe papunësia është pasojë e kapjes së shtetit prej partive dhe ekonomisë prej monopoleve.
Prandaj dhe zgjidhja është terapia e kundërt: Demokratizim i shtetit dhe ekonomisë!
Kjo realizohet me anë të atyre reformave që rrisin pjesëmarrjen qytetare në politikat publike si garancia më e mirë për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe krijimin e një Ekonomie Prodhimi e Punësimi.
1. Parashikimin e referendumeve aprovues për ligjet e parlamentit si Zvicra.
2. Zgjedhjen e organeve të kontrollit, jo nga partitë në parlament por direkt nga Qytetarët (Avokati i Popullit, Prokurori i Përgjithshëm, KLD, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë; KQZ, Governatori i Bankës Kombëtare; Drejtori i KLSH; AMA; ISTAT; AKU; Konkurrencës, TV publik etj si dhe juri qytetare)
3. Pezullim 5 vjeçar, nga politika i të gjithë drejtuesve të lartë shtetërorë dhe partiakë (deputetë, presidentë, ministra, këshilltarë, kryetarë komunash, magjistratë, rektorë, dekanë, kryeredaktorë, drejtorë të lartë, ambasadorë)
4. Parashikim i shkarkimit popullor të zyrtarëve të lartë në çdo moment si dhe kufizimi
në vetëm 2 mandate, që të qarkullojnë elitat e mos të krijohen lidhje korporative
5. Referendume, iniciativa ligjvënëse popullore, peticione detyruese, vendimmarrja buxhetore që politikën mos ta bëjnë vetëm partitë por dhe vetë Qytetarët!
6. Sistemi i primarieve brenda partive apo listat e hapura
7. Trasparencë online i gjithë aktivitetit shtetëror dhe pasuritë e zyrtarëve (tani bëhen me kampione e vetëm në dijeni të ILDKP). Zbatim i ligjit AntiMafia
8. KQZ dhe Presidenti të zgjidhet nga qytetarët dhe jo partitë për garantimin e sovranitetit popullor dhe ndarjes së pushteteve
9. Kalimi nga ekonomi importi në Ekonomi Prodhimi:
a. Ndryshimi i misionit të bankës kombëtare drejt prodhim-punësimit e jo vetëm inflacionit
b. Sektori bankar dhe sektorët strategjikë tu kthehen shqiptarëve e jo më të huajve
c. Banka publike për zhvillim, bujqësi e turizëm
ç. Politika eko-monetare-fiskale pro borgjezisë prodhuese e kundër lobeve importuese
e. Fuqizimi i sindakatave dhe kontraktimit kombëtar
ë. Dyfishimi i rrogave dhe parashikimi i minimumit jetik
f. Bashkimi eko-financiar, juridik-arsimor me Kosovën
10. Institucionalizimi i Diasporës dhe Emigrantëve në një Senat këshillues e kontrollues për politikat publike.