BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

As me Putin as me Trumpin, për një Itali neutrale e paqësore – Movimento 5 Stelle

 

Pikat e programit të politikës së jashtme, të lëvizjes me pesë yje (Movimento 5 Stelle) ashtu si dhe herët e tjera u votua on line, falë sistemit operativ “Rousseau”.

Movimento 5 stelle refuzon slloganet e fabrikuara nga mediat e sistemit dhe deklaron se nuk është as pro Trump dhe as pro Putin sepse Italia nuk duhet të ketë armiq apo miq a priori, por partnerë në bazë të interesave të saja kombëtare.

Qeveria e re që pritet me shumë ngjasa të drejtojë Italinë në vitet në vijim, synon të shënojë një kthesë të rëndësishme në politikën e jashtme italiane, duke e afruar atë më shpirtin e Kushtetutës italiane (si u konfirmua nga 60% e popullit italian me referendum) e pikërisht me nenin 11 të saj, që refuzon luftën si mjet për zgjidhjen  e konflikteve ndërkombëtare.

10 pikat e programit të politikës së jashtme, synojnë gjithashtu të promovojnë frymën e Kartës së Kombeve të Bashkuara, e cila krijon një rend ndërkombëtar bazuar mbi multilateralizmin dhe jo diktatin unilateral.

Rënia e totalitarizmit komunist, krijoi shpresat për një rend paqësor, fundin e konflikteve dhe çarmatimin në shkallë globale. Fatkeqësisht gjërat nuk shkuan në atë drejtim, për shkak të diktatit amerikan mbi gjeopolitikën globale dhe udhëheqjes prej saj të një lloj globalizimi të egër financiar dhe ushtarak. Tërheqja e Rusisë prej garës së armatimeve, lejimi i republikave të reja ish-sovjetike të bëheshin të pavarura nuk u shoqërua me të njëjtën monedhë prej ShBA-së dhe NATO-s. Nato duhet të kalonte në faza mbrojtëse dhe jo të zgjerohej duke prishur ekulibrin e brishtë në Europë dhe më gjerë. Movimento 5 stelle, kërkon në këtë drejtim, reformimin e thellë të NATO-s duke e bërë atë multilaterale dhe jo paradhomë të Pentagonit. Gjithashtu, Italia do ndalojë pas 70 vitesh imponim, depozitimin dhe tranzitimin e armëve bërthamore në territorin e saj si dhe rinegociojë bazat e shumta. Denuklearizimi synohet të shtrihet për të gjithë Mesdheun, duke e kthyer një një hapësirë të lirë dhe paqësore, larg konflikteve të frikshme bërthamore. Programi parashikon gjithashtu, tërheqjen e trupave italianeve prej konflikteve në lindjen e mesme, si shkelje të Kushtetutës së saj dhe të palegjitimuara ndërkombëtarisht.

Në lidhje me Bashkimin evropian, movimento 5 stelle do kërkojë negocim të rregullave mbi Euron dhe politikën financiare e monetare. Sot ajo vendoset kryesisht prej  BQE pa pyetur asnjë shtet antar dhe duke bypasuar parlamentin evropian. Jetët e miliona njerëzve nuk mund të vendosen nga hije që nuk i njeh askush dhe nuk dihet se kujt i japin llogari. Vizioni pesëyjësh, mbi ekonominë do jetë ai jo i diktuar nga ideologji të majta apo të djathta, por ide zhvillimi të qëndrueshme për shoqërinë dhe natyrën. Fundi i një ekonomie vendosur nga financa ndërkombëtare dhe fillimi i një ekonomie të barabartë mes partnerësh, që nuk kolonizon shtetet e varfra por krijon kudo mundësi për zhvillim lokal pa patur nevojë për eksode emigrimesh dhe trazira të brendshme.

Aprovimi i një plani kaq të detajuar me anë të demokracisë pjesëmarrëse, kundërshton dogmat e deritanishme, se politika është privilegj i një grushti njerëzish. Koha e partive po perëndon ashtu si dhe ajo e një politike teknokrate, autoreferenciale, jotransparente e cila synon të mbajnë popullin larg nga vendimmarrja e rëndësishme duke ia besuar atë “elitave”. Vaksina më e mirë që një popull mos të sakrifikohet nga lojrat e pushtetit, është që ai ta ushtrojë vetë atë dhe të mbajë nën kontroll, të zgjedhurit e tij, ashtu sikundër parashikonte J.J. Rousseau në veprën e tij, dhe si po e realizon në mënyrë magjistrale movimento 5 stelle.

Nevoja për zgjerimin e demokracisë, po përhapet kudo nëpër popujt perëndimorë, duke alarmuar sistemin elitist dhe perandorinë e tyre mediatike dhe financiare. Shqipëria është shumë afër Europës dhe këto ide, falë edhe shqipON po qarkullojnë dhe qarkullojnë akoma më shumë dhe në vendin tonë.

Kthimi i Shqipërisë në duart e qytetarëve, do shënojë jo vetëm fundin e sistemit piramidal partiak, por dhe fundin e kolonizimit ekonomik dhe politik. Vetëm me një shtet ngritur mi demokracinë pjesëmarrëse do të mund të kalojmë në një ekonomi prodhimi, duke rimarrë të gjithë sektorët strategjikë, sovranitetin monetar dhe ushtarak. Vetëm në këtë mënyrë do pranohemi të jemi partnerë dhe jo vasalë të askujt që sakrifikon interesat e popullit më të vjetër në Europë, për lojrat e lobeve dhe elitave transnacionale.

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked