BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Beppe Grillo për zgjedhjet amerikane

Hilary dhe Trump janë të dy pak të besueshëm, të dy shumë të frikshëm për atë çfarë përfaqësojnë dhe jo për atë çfarë ata kanë…!

 

14997254_1776503195963547_654160415_n

 

Kriza e botës perëndimore në formën më të keqe të mundshme. Krizë do të thotë që nuk shihen më oportunitete, por vetëm frikë, kështu jemi bërë dhe ne?

Mund edhe mos të jetë kështu nëse ne do të arrijmë të mbajmë ende demokracinë në Itali. Ndër të gjitha mënyrat e mundshme për interpretimin e krizës së botës perëndimore kjo e stomja, është më e frikshmja dhe më e trishtueshmja.

Italianët, prej shumë kohësh, janë bindur ndaj faktit se SHBA është gjithmonë përpara, përpara për gjithçka. Me Hiliarin dhe Trumpin konfirmohet ende kjo dogmë: gjithmonë përpara, kaq shumë përpara sa jemi sot ende në hijen e statujes së lirisë. Por sot nëse ngre sytë lart kjo është gri dhe e trishtë. Flamuri me yje dhe vija është ngulur në imagjinatën e shumë prej nesh, por sot përfaqëson vetëm papërgjegjshmëri dhe shprehje frike të “home of the brave

Ashtu si dhe tek ne?

Jo, në Itali, alternativa ndaj përuljes dhe ndaj cinzimit qesharak morri formën e M5S indi i së cilës është pjesëmarrja reale e njerëzve ndaj një ëndrre të përbashkët: të ndryshosh për ne, nuk do të thotë lësh në harresë qëniet njerëzore. Për ne të ndryshosh do të thotë të përforcosh Demokracinë dhe Mirëqënien: askush nuk duhet të lihet mbrapa!

Një version horror i Titanikut: përfaqësuesit e privilegjeve, i super të pasurve dhe të fuqishmëve, janë mbërthyer mes tyre në mënyrë histerike, ndërsa vërshojnë me shprehje urrejtjeje, frikë dhe cinizmi. Kjo nuk është një zgjedhje por vetëm një muze dylli që krijon walking dead. Ky spektakël i tirshtë është konfirmimi i botës perëndimore.

Hilary dhe Trump janë të dy pak të besueshëm, të dy shumë të frikshëm për atë çfarë përfaqësojnë dhe jo për atë çfarë ata kanë. Pushteti i një Presidenti të SHBA-së mund të shkaktojë dëme vendeve të huaja. Në frontin e brendshëm, mjafton të shohësh Obamën: nuk ndyshoi asgjë! Toka e mundësive u trasformua ngadalë në një vend me 2 milion e gjysëm të burgosur, miliona të varfër dhe iluzione gjithmonë e më shumë të shkëputura nga realiteti: shpresoj që kjo zënkë elektorale mos të jetë akti final.

Nëse vret klasën e mesme në Amerikë, nuk mbetet asgjë. Vetëm Kaos!

Mos eksistenca e konceptit të opozitës në Amerikë mund të krijojë ëndrra të këqija dhe realitete akoma dhe më të këqija. Në Itali, nëse nuk do ishte për Movimento 5 stelle, do të kishte ndodhur e njëjta gjë. Është e vërtetë që amerikanët janë para nesh: Berluskoni i dyfishuar në një goditje të vetme.

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked