BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Braktisim lojrat e Kastës

#‎DuaKushtetutëTëRe‬

13181119_1698214763792391_1180029748_n

Çdo lloj sundimi mbahet mbi një konsensus të rremë.

Kasta nuk lejon asnjë hapësirë të dalë jashtë kontrollit.
Shoqëria civile ka filluar të dalë jashtë kontrollit dhe qytetarët nuk kënaqen më me redbullat dhe party show.

Liqeni është vetëm plaçkitja e radhës e kastës. Projekti i betonizimit filloi me Ramën, vijoi me Berishën dhe u perfeksionua me bashkinë Basha Meta.
Mavitë kanë shumicën në Parlament dhe bashki për të modifikuar ligjin dhe destinacionin e projektit të rregullimit të territorit NËSE duan ta ndalojnë!

Praktikat ligjore dhe administrative ekzistojnë qysh prej Zogut të zi, bulevardit, piramidës, sheshit Skënderbeu etj.

Problemi është sistemik, i strukturuar dhe i mirëorganizuar.

Duhet që përmes arsyes tonë të ngrihemi përtej banaliteti aktual pët ta kuptuar të keqen në gjenezë, në themel sepse  aty qendrojnë privilegjet si streha e përbashkët ku futin koken të gjithë eksponentët e klases politike sot.

Lojrat e kastës po varrosin Shqipërinë dhe largojnë shqiptarët.
Shkulim kastën nga rrënjët dhe Normalizojmë Shqipërinë mbi një Kushtetutë të Re: nga populli për popullin nëpërmjet popullit!

#RrugëtimiKaNisur…

Shpërndajmë dhe Lexojmë:http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked