BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Çfarë nuk iu thuhet shqiptarëve?

12991795_1685811695032698_2098192044_o

Demokraci apo Demokraturë

 

Çfarë nuk iu thuhet shqiptarëve?

Shqiptarët janë futur në një kurth psikologjik që prodhon automatikisht një kurth ekonomik, politik dhe shoqëror jashtë së cilit nuk dinë të dalin. Pavarsisht skamjes totale dhe korrupsionit galopant, qytetarët nuk kuptojnë dot rrugëdaljen prej kurthit.

Për këtë kurth psikologjik punojnë pa reshtur të gjithë aktorët e sistemit që mbahen mbi privilegje pavarsisht kostos fatale për fatet e vendit.

Askujt nga brenda sistemit oligarkik, pushtetarët e sistemit, monoplet e sistemit, mediat e sistemit, ”intelektualët” e sistemit, miqtë ndërkombëtarë të sistemit nuk u intereson që të ndryshojnë rregullat e lojës.

Shqiptarëve iu thuhet se gëzojnë tashmë lirinë dhe demokracinë, mjafton të zgjedhin sundimtarët, mjafton rotacioni dhe  mjafton të presin evolucionin e ngadalshëm.

Por kjo lodër nuk po funksionon më. Ekonomia ka ngecur dhe shqiptarët kanë humbur shpresën dhe besimin tek kjo klasë politike. Ndërsa një pjesë konsideron largimin prej vendit, disa të tjerë po fillojnë të kërkojnë një tjetër zgjidhje origjinale. Që këto zgjedhje mos të kenë sfond totalitar ose fondamentalist fetar, duhet të kanalizohen në një hapësirë demokratike si bën cdo popull kur kërkon normalizimin e vendit.

Pikërisht Normalizimi i vendit!

Kur demokracia është rrethuar, zgjidhja nuk është vrasja e demokracisë, por fuqizimi i saj. Kjo do të thotë që qytetarët duhet të kenë më shumë instrumenta vendimmarrës në jetën politike të vendit për të zëvendësuar apatinë e përfaqësusesve të korruptuar.

Kjo do të thotë që institucionet duhet të hiqen nga duart e oligarkëve dhe të formohen direkt nga qytetarët. Kjo do të thotë që vendimmarrja në vend mos të jetë më pronë e një grushti oligarkësh por të zgjerohet në nivel kombëtar dhe lokal, nëpërmjet referendumeve, nismave ligjore, peticioneve etj.

Por kasta, diskretiton pa fund këto istrumenta si të padobishëm, si të kotë, prandaj rrit propagandën dhe mitin e udhëheqësit, rrit varfërinë, frikën dhe inojrancën, bind qytetarët se ata janë fajtorë të gjendjes së krijuar, se meritojnë qeveritë që kanë, duhet të presin se ndryshimi po vje,  hutojnë përcajnë pa fund shqiptarët.

Ajo që nuk iu thuhet shqiptarëve është se Pushteti i tyre për të vendosur nuk dhurohet nga kasta por ai vetëm merret. Marrja e pushtetit bëhet me dhunë ose paqësisht mbi një Kushtetutë të re, të aprovuar nga vetë qytetarët që vënë shtetin e tyre nën kontroll nga oligarkë të brendshëm dhe të jashtëm.

Lëvizja shqipON, aktivistë dhe intelektualë patriotë po punojnë për një zgjidhje paqësore por përfundimtare për Normalizimin e vendit mbi një Kushtetutë të re qytetare.

Përgjegjësit e katastrofës 25 vjecare + 75 vjecare nuk do të riciklohen më, pasi sistemi do të sigurojë higjenën shtetërore falë vendimarrjes së përhershme të qytetarëve.

Për më shumë lexoni dhe shpërndani projektin tonë SOS – http://levizjashqipon.org/wp-content/uploads/2015/10/Projekti-S.O.S..pdf

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked