BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Pse duhet Demokracia Pjesëmarrëse?

Kliko: Demokracia Pjesëmarrëse

12696289_1661805937433274_1210685170_n

 

Demokracia Pjesëmarrëse

 (shpjeguar për kontekstin shqiptar)

 

Demokracia pjesëmarrëse, nga vetë etimologjia e fjalës, kërkon një pjesëmarrje të vazhdueshmë të qytetarëve në vendimmarrjen e politikave publike dhe ndërtimin e institucioneve shtetërore.

Pra është një formë që gërsheton demokracinë direkte me atë përfaqësuese. Demokracia pjesëmarrëse  lejon që të vendosin drejtëpërdrejtë qytetarët aty ku është e mundur si dhe perfeksionon raportin e përfaqësimit me të zgjedhurit e popullit.

 

Demokracia pjesëmarrëse është pjesë e traktatit të Lisbonës të Bashkimit Europian dhe tendencë natyrore e vendeve me demokraci të zhvilluar sepse:

  1. Zgjeron dhe përmirëson gjithmonë e më shumë mekanizmat e demokracisë
  2. Përmirëson zbatimin e të drejtave të Njeriut dhe shtetin e së drejtës
  3. Rrit kontrollin e qytetarëve mbi makinën shtetërore që të kurojë realisht interesin publik
  4. Eviton krijimin e grupimeve apo lobeve që punojnë kundër shtetit
  5. Siguron demokratizimin e partive politike dhe higjenizon lojën politike në vend
  6. Afron vendimmarrjen afër qytetarëve dhe ul burokracinë e tepërt
  7. Rrit aktivizimin e qytetarëve sepse interesohen për fatet e vendit pa i deleguar gjithçka partive

 

Demokracia pjesëmarrëse është evolucion natyror i doktrinave iluministe sepse kërkon emancipimin e popujve duke i besuar gjithmonë e më shumë qytetarëve vendimmarrjen e fateve të komuniteteve ku ata jetojnë.

Lëvizja shqipON prej dy vitesh po çon përpara idetë iluministe të Demokracisë Pjesëmarrëse si e Vetmja Rrugë për Normalizimin e Shqipërisë. Këto ide janë përmbledhur në projektin S.O.S. si një dokument analitik dhe propozues për reformat në vend. Si i tillë projekti S.O.S. mbetet i hapur për kontributin e të gjithë intelektualëve dhe njohësve të fushave të ndryshme.

 

 

 

 

Nevoja e instalimit të Demokracisë Pjesëmarrëse në Shqipëri:

  1. I jepet fund sistemit oligarkik, i cili merr vendimet brenda një qarku të mbyllur në dëm të interesit publik
  2. Emancipon qytetarët shqiptarë që të ndahen prej kulturës baritore dhe të vendosin vetë fatet e vendit
  3. Rrit sigurinë kombëtare duke evituar që një grup njerëzish në krye të shtetit të blihen dhe të punojnë kundër interesave kombëare
  4. Përmirëson makinën shtetërore dhe higjenizon administratën publike nëpërmjet zgjedhjes së njerëzve të aftë dhe jo militantë injorantë.
  5. Nxit kthimin e emigrantëve shqiptarë si një aset i jashtëzakonshëm njerëzor, profesional dhe ekonomik për Normalizimin e vendit.
  6. Vendos më në fund pas 100 vitesh histori, krijimin e shtetit të së drejtës dhe respektimit të të Drejtave të Njeriut
  7. Prish monopolet dhe mundëson krijimin e një ekonomie kombëtare që siguron mirëqënie për të gjithë dhe jo vetëm për një pakice pranë pushtetit.
  8. Rrit kohezionin social, duke zgjuar ndjenjën e solidaritetit dhe përgjegjësisë për të ardhmen e vendit
  9. Eliminon kaosin dhe revoltat e dhunshme sepse tani qytetarët do kenë instrumenta për çdo ndryshim paqësor
  10. Rikthen në vend kulturën dhe vlerat e vërteta që na siguruan mbijetesën e kombit ndër shekuj

 

 

Si do instalohet  demokracia pjesëmarrëse në Shqipëri?

Sigurisht nuk do të realizohet nga klasa politike aktuale, sepse kjo do të thotë fundi i kapjes së shtetit dhe i privilegjeve.

Demokracia Pjesëmarrëse, ose rikthimi i shtetit vetë qytetarëve shqiptarë do të instalohet  nënpërmjet një Kushtetute të re miratuar me një referendum popullor kombëtar.

Kjo Kushtetutë do të ngrihet mbi disa prej ideve të përfshira në projektin S.O.S, të sjella shkurtimisht si më poshtë:

 

  1. Referendume detyruese dhe fakultative sipas sistemit zvicerian, si garanci kundër ligjeve kundër vullnetit të popullit. Vlerësim i peticioneve nga organet shtetërore.
  2. Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, KLD, KQZ, KLSH, dhe Avokatit të Popullit, jo nga partitë por nga populli.
  3. Krijimi i një Gjykatë speciale me Juri qytetare për luftimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë si tradhëti kombëtare.
  4. Zgjedhja e deputetëve të Kuvendit me lista të hapura dhe jo të emëruar nga shefi i partisë.
  5. Fundi i mandatit të bardhë dhe shkarkimi i të zgjedhurve të popullit në çdo moment dhe jo 1×4 vjet.
  6. Kufizimi i çdo posti publik vetëm në dy mandate.
  7. Ndalimi i degradimit të medias, çlirim prej interesave kriminale dhe futja në shtratin kushtetues. Vlerësim i televizionit publik shqiptar
  8. Konstitucionalizimi i partive politike si e vetmja mënyrë për demokratizimin e tyre. Sistem primarie dhe zgjedhje të strukturave nga qytetarët
  9. Krijimi i një ekonomie kombëtare, duke e çliruar nga monopolet dhe duke rivlerësuar burimet natyrore dhe njerëzore.
  10. Deklarimi online i gjithë aktivitetit shtetëror, pasurive të pushtetarëve dhe konfiskim të pasurive kriminale.

 

 

 

Link projekti S.O.S. http://levizjashqipon.org/wp-content/uploads/2015/10/Projekti-S.O.S..pdf

 

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked