Vjedhja e një populli kalon në shumë forma. Arsimi ka qënë një prej hambarëve ku ka vjedhur çdo parti, militantë e injorantë të sistemit.
Si të gjitha kategoritë e pambrojtura në vend, jeta e studentëve përkeqësohet, ndërsa ajo e hajdutëve pusht/etarë shkëlqen në luks e privilegje.
Rrënimi i arsimit publik është vetëm një pjesë e skemës së rrënimit të Shqipërisë!
Kushtetuta e Shqipërisë mbron të drejtën e arsimit duke garantuar akses edhe skamnorëve. Por kasta nuk u ngrit mbi Kushtetutën edhe të drejtat tona por mbi vjedhjen e shqiptarëve dhe shitjen e Shqipërisë. Vetëm kështu kasta mund të kishte mbështetjen e “miqve” ndërkombëtarë.
Vasaliteti i shteteve, privatizimi i pasurive publike dhe sektorëve strategjikë, deindustralizimi i vendit, trasformimi në ekonomi importi, varësia e plotë nga financa ndërkombëtare, përqendrimi i pasurisë në pak duar, injoranca dhe skllavërimi i masave: përbëjnë thelbin e vizionit neoliberist që po u imponohet popujve.
Korrupsioni kapilar është pasojë direkte e këtij vizioni elitist antishqiptar prej 26 vitesh. Ndërkombëtarët nuk e kanë pasur kurrë problem të sakrifikojnë të drejtat e një populli të vogël para realizimit të interesave të tyre. Edhe pse “u tërheqin veshin” politikanëve, nuk harrojnë ti ftojnë nëpër kongrese e ti mbështesin nën rrogoz. Ky regjim nuk do vihej KURRË pa mbështetjen e huaj. Ky regjim nuk do vihej KURRË nëse pushtetin do e kishte populli dhe jo partitë apo liderrat. Prandaj të huajt heshtin për demokracinë e flasin për drejtësinë, heshtin për të drejtat e flasin për lirinë!
Kështu, që dalim nga ëndrrat foshnjarake, sikur do na shpëtojnë ndërkombëtarët. Popujt shpëtojnë vetë nëse marrin vetë BUTONIN nga duart e partive dhe vendosin vetë!
Përndryshe, e drejta kushtetuese e arsimit si shumë të drejta të tjera do mbeten virtuale dhe hallet reale.
Së bashku për DEMOKRACI PJESËMARRËSE
ShqipON