BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Fatin e Britanisë e vendos populli i Britanisë!

Fatin e Britanisë e vendos populli i Britanisë

Shqipëria vazhdon të mbetet i vetmi vend, ku populli nuk lejohet të shprehet me referendum. Mentaliteti komunist se “çfarë thotë partia bën populli” është skalitur në mendjet e sundimtarëve mediokër të këtij vendi. Mentalitet që ka ngjitur tashmë dhe tek mendjet e vetë qytetarëve që mjaftohen duke sharë përfaqësuesit e tyre dhe jo të kërkojnë të vendosin vetë fatet e vendit.

image copy

 

 

Kudo në botë po fryn një erë e re, e një “rendi të ri botëror” që elitat financiare po mbivendosin duke anashkaluar popujt, demokracitë dhe sovranitetin e shteteve. Populli britanik kërkoi  të shprehej dhe të vendoste vetë për fatin e tij në këtë moment deçiziv për të ardhmen e vendit, pavarsisht borive të pushtetit.

Kjo Europë ka ndaluar së qenuri një projekt për popujt dhe flet vetëm me një logjikë dhe  ligjëratë financiare duke sakrifikuar të drejtat e qytetarëve dhe alteruar proçeset demokratike kombëtare. Nuk është rastësi që dekadat e fundit teknokratët evropianë ndërmarrin reformat duke anashkaluar jo vetëm popujt por dhe parlamentet kombëtare.

Ajo çfarë po ndodh me popullin francez prej 6 muajsh në protesta (të padukshme për median inkriminale shqiptare) është sindromë e qartë se jo të gjithë popujt duan ti nënshtrohen kësaj “Evrope” kaq larg projektit fillestar ngritur mbi solidaritetin dhe bashkëpunimin mes popujve. Nuk është rastësi që Kushtetuta evropiane u hodh poshtë nga të gjitha ato vende që zbatuan referendumet popullore. Çfarë bëri Evropa? Në vend që të ndryshonte kursin dhe të fliste për të drejtat e qytetarëve, vazhdoi me llogjikën e saj neoliberale për çmontimin e të drejtave dhe anashkalimin e demokracive kombëtare. Por popujt kuptojnë dhe duan ndryshime.

Ajo çfarë ndodh në Shqipëri, si pothuajse për çdo gjë, është një fetishizëm i plotë. Njerëz me çertifikakata apo pa çertifikata pëllasin pa më të voglin reflektim politik, ekonomik, financiar për Evropën pavarsisht se çfarë ka brenda “kutia”. Njësoj si reforma për drejtësi, të gjithë janë pro, pavarsisht se askush nuk sheh se çfarë ka brenda kutia. Injoranca në mendim dhe parazitizmi në aksion është binomi i kësaj pritjeje se shpëtimi do na vijë nga jashtë, si një popull minoren dhe jo një popull që ka fituar vetë ndër shekuj betejat për mbijetesë.

Sfida nëpër shekuj, ka qenë dhe është një dhe e vetme! A lejohen popujt të vendosin realisht vetë fatet e tyre, apo shpiken strukura dhe ideologji që i shpërvetësojnë nga të drejtat të tyre sovrane. Evropa u krijua pas idesë së Kantit, mes popujve miqësorë dhe jo zëvendësimin e tyre me bankierë e oligarkë të të gjitha rracave!

Kjo është arsyeja që çdo fomë pushteti urren demokracinë!

Kjo është dhe arsyeja se përse populli shqiptar duhet zgjuar nga hipnoza e gjatë dhe të kërkojë demokracinë e vërtetë, ku vendos ai dhe jo partitë, lobet ndërkombëtare apo masoneritë.

Së bashku për një Shqipëri Normale

Së bashku për demokraci pjesëmarrëse

#shqipON

Lexojmë dhe Shpërndajmë Kushtetutën dhe Projektin SOS:http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked