BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Fituesi i çmimit Nobel për Shkencat Ekonomike, Joseph Stiglitz

Fituesi i çmimit Nobel për Shkencat Ekonomike, Joseph Stiglitz ka argumentet e tij mbi dështimin e Bashkimit Europian. Europa, burimi kryesor i Iluminizmit, vendlindja e shkencës moderne është në krizë.

picsart_10-19-09-55-39

Kjo pjesë e botës, e cila priti “Revolucionin Industrial” që udhëhoqi ndryshime rrënjësore në standardet e jetës në dy shekujt e kaluar, po provon një periudhë të gjatë afër-stanjacionale.
GDP për kapital (e përshtatur për inflacion) për Eurozonën-shtetet e Europës që ndajnë EURO-n si një monedhë të vetme, është vlerësuar pak më e lartë në 2015 sesa ishte më 2007. Disa shtete kanë qenë në depresion për vite me radhë.
Kur papunësia në Amerikë arriti në 10% në tetor 2009, shumë amerikanë menduan se ishte e patolerueshme. Që atëherë ka rënë në më pak se 5%. Papunësia në Eurozone ka kapur shifrën 10% më 2009 dhe akoma ka një përqindje dyshifrore që atëherë. Mesatarisht, më shumë se 1 nga 5 të rinj me forcë punëtore janë të papunë, por në shtetet me krizë më të madhe, 1 në 2 persona që kërkon punë nuk mund ta gjejë atë.
Statistikat e ftohta rreth papunësisë tek të rinjtë mban me vete ëndrrat dhe aspiratat e thyera në mes të miliona të rinjve Europianë, shumica e të cilëve kanë punuar dhe studiuar fort. Familjet e tyre po ndahen në copa si pasojë e emigracionit për një punë. Ata na paralajmërojnë për një rritje të ulet ekonomike dhe të standardeve të jetesës në Europë, ndoshta për dekade me radhë.
Këto fakte ekonomike kanë pasoja të rënda politike. Themelet e pas-luftës se ftohte në Europë kanë filluar të lëkunden. Partitë e ekstremit të djathtë, të majtë dhe të tjera që po ndihmojnë në prishjen e shtet-kombeve, veçanërisht në Spanjë dhe Itali janë ngjitëse duke parë edhe daljen e Britanisë nga Europa në qershor.
Çfarë është parë e paevitueshme në harkun e historisë-krijimi i shtet-kombeve në shekullin e 19, tani po vihet në diskutim. Diskutimet po rriten gjithashtu mbi arritjet e pas luftës së dytë botërore deri në krijimin e Bashkimit Europian.
Ndërsa ka shumë faktorë që po kontribuojnë mbi hallet e Europes, ka një gabim evident: krijimi i monedhës së përbashkët. Apo më saktë, krijimi ë një monedhe të përbashkët pa vendosur një grup institucionesh që mundëson rajonet e ndryshme të Europës të funksionojnë në mënyrë efiçente.
Monedha e përbashkët ishte rezultat i përpjekjeve që filluan në mesin e shekullit të 20, në kohën që Europa dridhej nga kërdia dhe përçarja që kishin sjelle luftërat botërore. Liderët europianë menduan që një të ardhmeje paqësore i nevojitej një riorganizim rrënjësor politik, ekonomik, biles të ndërhyhej në identitetet kombëtare të kontinentit.
Në 1957, ky vizion iu afrua realitetit me nënshkrimin e traktatit të Romës që vendosi Komunitetin ekonomik Europian (EEC), me Belgjikën, Francën, Italinë, Luxemburgun, Hollandën dhe Gjermaninë Perëndimore.
Në dekadat pasardhëse të dominuar nga lufta e ftohtë, shtete të ndryshme të Europës perëndimore iu bashkuan EEC. Hap pas hapi kufizimet u lehtësuan për punë, udhëtim dhe tregti ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në EEC. Por, nuk vonoi deri në përfundim të luftës së ftohtë që integrimi europian të merrte të tjera përmasa. Rënia e murit të Berlinit me 1989 tregoi se ishte koha për një Europë më të bashkuar dhe rritje të obligimeve ndaj njeri-tjetrit.
Shpresat për një të ardhme paqësore dhe të ndritshme ishin më të larta se kurrë mes liderëve dhe qytetareve europianë.
Kjo i udhëhoqi në nënshkrimin e traktatit të Mastrichtit që formalisht u vendos në 1993 dhe krijoi shumicën e strukturës ekonomike dhe institucioneve duke përfshirë projektimin e një monedhe të përbashkët “Euro”.
Avokatet e “Euros” me të drejtë argumentuan se nuk ishte vetëm një Projekt ekonomik që do sillte rritje të standardit të jetesës përmes rritje së efiçencës në shpërndarjen e burimeve, duke ndjekur parimet e avantazheve krahasuese, rritjen e konkurrencës, përfitimin e avantazheve nga ekonomia e shkallës dhe fuqizimin nga stabiliteti ekonomik. Më e rëndësishmja ishte projekti politik, i cili është supozuar të sjellë rritje të integrimit politik në Europë, t’i afrojë njerëzit dhe shtetet me njëri-tjetrin dhe t’ju sigurojë një jetë të qetë dhe në paqe.
“Euro” dështoi të arrijë dy parimet kryesore të saj, mirëqenien dhe integrimin politik. Këto synime tani janë më larg seç ishin përpara se të krijohej “Eurozona”.
Në vend të paqes dhe harmonisë, tani shtetet e Europës e shohin njëri-tjetrin me mosbesim dhe zemërim. Stereotipat e vjetra po rikthehen, Europa veriore dënon jugun si dembele dhe të pasigurt dhe kujtimet mbi sjelljen e Gjermanisë në luftërat botërore janë ringjallur.
Eurozona kishte të meta që në krijim. Struktura e saj, rregullat, parimet dhe institucionet që e qeverisin atë, duhet të fajësohen për përformancën e dobët në rajon duke përfshirë krizat e shumta.
Shumëllojshmëria e Europës ka qenë fuqia e saj. Por, që një monedhë e vetme të funksionojë në një rajon me shumëllojshmëri të panumërta ekonomike dhe politike nuk është e lehtë.
Një monedhë e vetme përfshin një normë fikse këmbimi ndërmjet shteteve dhe një normë interesi të vetme. Edhe nëse këto janë të programuara tu përshtaten kushteve të pjesës më të madhe të shteteve, për ekonomi të ndryshme, duhet të jenë një grup institucionesh që duhet t’i ndihmojë këta shtete se cila nga këto politika nuk u përshtatet. Europa dështoi në krijimin e këtyre institucioneve.
Me keq akoma, struktura e “Eurozonës” e ndërtuar mbi disa ide, rreth të cilave ishte projektuar suksesi ekonomik, për shembull, që banka qendrore duhet të fokusohet tek inflacioni, në krahasim me Rezervat Federale në USA, të cilat përfshijnë papunësinë, rritjen dhe stabilitetin. Nuk ishte thjesht që Eurozona nuk ishte e strukturuar të përballohej me shumëllojshmërinë ekonomike të Europës, ishte që struktura e “Eurozonës”, rregullat dhe parimet nuk ishin projektuar për të sjellë rritje ekonomike, punësim dhe stabilitet.
Pse duhej që burrat dhe gratë e shtetit me qellim të mirë, të përpiqeshin për të krijuar një Europë më të bashkuar dhe të fortë, të krijonin diçka që ka patur efekt të kundërt. Krijuesit e “Euros” janë udhëhequr nga disa ide dhe nocione që ishin në mode për kohën, se si ekonomia funksionon, por ishin thjesht gabim. Ata kishin besim tek tregjet, por nuk kuptuan limitet e tyre dhe çfarë nevojitej që ata të funksionojnë. Besimi i patundur tek tregjet ndonjëherë u referohet tregjeve fundamentalist dhe ndonjëherë tregjeve neoliberaliste.
Fundamentalistet besuan, prsh, që vetëm nëse qeveria do sigurohej që inflacioni është i ulët dhe stabël, tregjet do siguronin rritje ekonomike dhe mirëqenie për të gjithë. Ndërsa në pjesën më të madhe të botës këto tregje janë injoruar veçanërisht për pasojë të krizës globale financiare në 2008 ata besuan në mbijetesën dhe lulëzim me superfuqinë e “Eurozonës” Gjermaninë.
Gjermania gjithsesi e mbajti vendin e saj në sukses të vazhdueshëm duke u bërë shembull për tu ndjekur nga vendet e tjera të rajonit. Ekonomia e saj është rritur me 6.8% prej 2007, por me një rritje mesatare vjetore prej 0.8% që në kushte normale do kishim një ekonomi drejt dështimit. (për krahasim rritja ekonomike në US për kohën ishte 1.2%).
Është e vlefshme të nënvizohet që zhvillimi i Gjermanisë përpara krizës, në vitet e hershme 2000 kur shteti aplikoi reforma që agresivisht ndërprenë sigurinë sociale mbi të ardhurat neto. Ndërkohë që pagat e vërteta ishin në stanjacjon hapësira mes shtresës së varfër dhe të mesme u rrit me 9% në me pak se një dekadë. Dhe në vitet e para të shekullit të ri varfëria dhe pabarazia u rritën gjithashtu.
Gjermania merret si një shembull suksesi vetëm nëse e krahason me shtetet e tjera europiane. Ndoshta është natyrale që lideret europiane duan të fajësojnë viktimën, të fajësojnë shtetet në recension ose depresion ose duke i rimëkëmbur pas një rezultati në referendum për të bërë afera mbi këtë shtet. Ata nuk duan të fajësojnë veten e tyre dhe institucionet e larta që po ata vete i kanë krijuar. Por të fajësosh viktimën, kjo nuk do e zgjidhë problemin e euros dhe është një mase e madhe padrejtësie.
Euroja shpesh përshkruhet si një martese e gabuar. Një martese e gabuar që përfshin dy persona që s’duhej të ishin bashkuar kurrë për tu zotuar se janë gjoja të pandashëm. Euro është me e komplikuar. Është bashkimi I 19 shteteve dukshëm të ndryshëm që kane lidhur vetveten me njëri-tjetrin.
Kur një çift me probleme ikën te këshilluesi i martesave, shkolla e vjetër këshilluese do mundohej të gjente zgjidhjen se si martesa të funksionojë përsëri, por një këshillues modern do të pyeste:
A duhet kjo martese të shpëtohet? Kostot e shpërbërjes, financiare dhe emocionale bashke, mund të jenë shumë të larta. Por kostot e të qëndruarit akoma bashkë mund të jenë akoma më të mëdha.
Një nga mësimet e para ekonomike është se e shkuara mbetet e shkuar. Njeriu duhet të pyesë gjithmonë: Duke pasur parasysh gjendjen që kemi çfarë duhet të bëjmë? Ne dy anët e kanalit, politikat duhet të drejtohen në kuptimin dhe nervozizmin e burimeve të zemërimit: si, në një demokraci, udhëheqësit politikë kanë bërë kaq pak për të zgjidhur shqetësimet e kaq shumë qytetarëve dhe ta kuptonin se si ta bëjmë tani: të krijojnë me çdo shtet nëpërmjet marrëveshjeve kufitare, një Europe të re, me demokratike. Kjo nuk mund të bëhet me ideologjinë neoliberale që ka mbizotëruar një çerek shekulli dhe ka luajtur një rol themelor në ndërtimin e euros. Dhe nuk mund të behet nëse ngatërrojmë përfundimet me ndjenjat, euro nuk është një konkluzion në vetvete, por një ndjenje e cila nëse menaxhohet mund të sjelle një mirëqenie të madhe për tu shpërndarë, por, në qoftë se nuk menaxhohet mire do te drejtoje në standarde të ulëta jetese për pjesën më të madhe të rajonit.
Ndërkohe që ka shumë arsye për pesimizëm, më të rëndësishmet janë ato të shpresës: që aq shumë njerëz në Europë kanë varur shpresat e tyre në projektin europian, që edhe në shtetet ku ka çdo arsye për të qenë i dëshpëruar si (Shqipëria) ka akoma shprese, shprese qe Europa mundet dhe do riformohet.
Ka lider politikanë në Europë që janë bërë politikanë sepse ata akoma besojnë se politikat demokratike që bëhen për ndryshime do t’ju përçojnë njerëzve të thjeshtë mirëqenie.
Dhe në Europë ka njerëz, shumica e tyre të rinj, që kanë marshuar me dhjetëra e mijëra për një Europë tjetër, për shembull që marrëveshjet tregtare mos të jenë vetëm në interes të korporatave por të kenë interes më të gjerë që të prekin edhe popullin e thjeshtë.
Ka alternativa në marrëveshjet aktuale që mund të krijojnë një mirëqenie të shpërndarë drejtë, sfida është të mësosh nga e kaluara për të krijuar një ekonomi dhe politikë të re për të ardhmen.
Brexiti ishte një goditje e rëndë. Shpresa ime është që nga kjo goditje të krijohen dallgë në dy anët e kanalit që do na udhëheqin drejt një Bashkimi Europian të ri, të reformuar.

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked