BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

FUNDI I NJË MODELI POLITIK DHE EKONOMIK

Vizioni për çmontimin e shtresës së mesme, goditjes së punës, të drejtave themelore, boshatisjen e demokracisë dhe zëvendësimi me kuklla të elitave bankare PO I VJEN FUNDI!

picsart_11-30-11-33-28

Në Itali regjimi i Renzit njësoj si ai i Montit komanduar nga bankat që rrënuan vendin, varfëruan italianët e përqendruan pasurinë: do rrëzohet shumë shpejt.

Lëvizja 5 Stelle, (e fshehur nga mediat shqiptare) shumë shpejt do vijë në pushtet dhe rencianët dhe servilët e tyre do humbasin një tjetër kumbar. E njëjta gjë do ndodhë në Gjermani e Francë.

Kasta shqiptare ndien frikën e prandaj ka mobilizuar fytyra e maska për të kontrolluar “ndryshimin”. Fikni TV. Çdo fytyrë që del aty promovohet nga kasta!

Mgjth nuk do ja dalin dot këtë herë!

Bashkë me oligarkët politikë, gazetarë e pseudointelektualë, analistë e monopolistë do rrëzohet dhe modeli ekonomik që varfëroi vendin e boshatisi Shqipërinë me 1.5 milionë emigrantë.

Idea neoliberiste që vendin do e bënin të huajtë prandaj i dorëzojmë lobeve sektorët strategjikë do rrëzohet. E bashkë me të gjithë mbështetësit dhe përfituesit!

Kthimi në shtet koloni me ekonomi importi është marrëveshja që kasta krey me lobet për të sunduar me rotacion.

Lëvizja shqipON do vijojë me guxim ti kundërvihet establishmentit duke ndërgjegjësuar qytetarët dhe bznesin e vogël për çlirimin e vendit nga kjo kastë antikombëtare!

TiJeNe – Shqipon.com

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked