BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Genocidi ndaj rinisë shqiptare

12919259_1682511775362690_2004942933_n

Antarësimi i adoleshentëve në radhët e partisë i maskuar si vullnetar është akti i radhës i genocidit ndaj rinisë shqiptare.

Totalitarizmi i ri nuk mjaftohet të dhunojë trupat kur ka kolonizuar mendjet dhe shpirtrat e një populli të tërë!

Rinia është preja e preferuar e të gjitha diktaturave. Revolucionet nisin nga rinia si mosha që biologjikisht është e projektuar drejt së ardhmes, kritike dhe kërkuese ndaj pushtetit!

Por e ardhmja nuk është më shpresë por përjetësim i të tashmes së pandryshueshme dhe prandaj veç të pranueshme.

Anestezia e rinisë me varfëri e fabrika diplomash e “petttagogë” militantë e injorantë e realizon plotësisht qëllimin.

Shqipëria ka papunësinë rinore më të lartë në Europë!

Të rinjtë shqiptarë bëjnë punë të rëndomta sepse shteti dështoi në ndërtimin e një ekonomie të zhvilluar! Investitorët po braktisin vendin.

Punësimi i pakët është një kalvar dhunimesh që nis nga bankat e shkollës e përfundon në abuzimet e vetë ” të ashtëquajtur shtet”

Abuzimet e bizneseve privatë gjejnë mbështetje pikërisht tek pushtetarët në një lidhje perverse mes politikës dhe ekonomisë.

Universitet shqiptare nuk kanë në qendër Studentin si kërkon Kushtetuta, por janë kthyer në shkolla partie, ku gjejnë strehë pedagogë militantë e injorantë!

Niveli i Universiteteve (i 10 mijëti në nivel botëror) krahasohet vetëm me vendet afrikane duke humbur garën me Serbinë, Greqinë, Kroacinë etj.

Fabrikimi i turrmave injorante është garanci afatgjate për vazhdimin e status quo-s dhe sundimit të oligarkisë.

Betejat nuk do jenë më kolektive dhe vertikale të një populli kundër pushtetit, por horizontale dhe korporative: të individëve apo grupimeve kundër njëri-tjetrit!

Kasta do vijojë të bëjë të njëjtën gjë prej 70 vitesh, militantizmin e shoqërisë që në bankat e shkollës.

Fushatave të PS dhe LSI për antarësime të skllevërve, i kundërpërgjigjet banda tjetër blu me  korpuse dhe simbole luftarake, gjithnjë nën petkun e patriotëve shqiptarë!

Shpëtimi i këtij populli vjen vetëm nga braktisja e autorëve të skamjes 25 vjeçare dhe përqafimit të Demokracisë Pjesëmarrëse, ku PUSHTETIN nuk e mbajnë më partitë por vetë populli sovran.

Lexojmë dhe Realizojmë projektin SOS- http://levizjashqipon.org/wp-content/uploads/2015/10/Projekti-S.O.S..pdf

 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked