BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Intervistë Tirana Observer e një bashkëthemeluesi të Levizjes shqipON mbi SOS-Sistemi Operativ Shqipon

10583856_810894798942468_1203283670767952825_n

S.O.S. – Sistemi Operativ Shqipon

Ledian DROBONIKU, PhD, Drejtësi, Sapienza Rome

http://www.tiranaobserver.al/propozimi-i-levizjes-shqipon-zyrtaret-te-zgjidhen-dhe-te-shkarkohen-nga-qytetaret/

  • Droboniku, ju se bashku me intelektuale te tjere keni formuar nje levizje dhe hartuar një paketë propozimesh, të quajtur Sistemi Operativ  Shqipon S.O.S, që synojnë zgjerimin e vendimarrjes. Cilat janë arsyet e kësaj nisme?

 

Ne radhë te parë Ju falenderoj per intervistën dhe mundësinë për të bërë të njohur publikut shqetësimet dhe propozimet tona. Kjo lëvizje lind si  evoluim i takimeve të shumta që bënim si intelektuale për cështje të ndryshme duke vendosur mos tëe mbetemi vetëm tek momenti i konstatimeve por të guxonim të ofronim zgjidhje reale për të nxjerrë vendin nga kurthi institucional dhe ekonomik ku është futur, këtu dhe emri shqipON. Shqipëria ka mjaftueshem intelektuale dhe kuadro per normalizimin e vendit por sistemi eshte ngritur mbi vlera antieruopiane që përjetësojnë tranzicionin dhe ndryshimin pa ndryshim.

Kjo është arsyeja se pse ne quajtem propozimet tona SOS, si një thirrje e përgjithshme por dhe si nje sistem i plotë per te ndryshuar ADN e sistemit dhe jo thjesht si program i radhes i erës se tranzicionit.

Zgjerimi i vendimarrjes është zgjidhja e vetme pasi sistemi është i mbyllur ne vetvete dhe është iluzion që ai te vetëndryshohet nga brenda.

Demomkracia e vertetë është pjesmarrëse dhe nuk shkon dakord me idene e njeshit që parafabrikon propozime nga sipër dhe ti shpërndajë me pas poshtë te stolisura me propagandë.

 

 

 

  • Gjatë këtyre viteve ka pasur disa herë propozime për zgjedhje direkt nga qytetarët të drejtuesve kryesorë në vend, kam këtu parasysh propozimin e ngritur disa herë për zgjedhjen e një Presidenti nga populli. Por tek lista që ju keni propozuar përfshin zgjedhjen dhe shkarkimin nga qytetarët edhe për një sërë funksionarësh të lartë shtetërore. Nga është marrë kjo praktikë dhe a mund të realizohet në vendin tonë?

 

Po te vini re gjitha propozimet qe trasferojnë pushtetin drejt qytetarëve janë rrëzuar dhe ndryshimet kushtetuese kanë shkuar drejt përqendrimit të pushtetit tek njëshi i radhës. Shqiptarët kanë 24 vjet qe nuk bëjnë referendum me nismë popullore sepse po ta shijojë njëherë populli do kërkojë gjithmonë të vendosë. Dhe ky përbën një problem për këtë kastë.

Idea e një shteti që vendos nga sipër, pa trasparencë dhe pa i dhënë llogari qytetarëve është remineshencë komuniste. Në shtetin e së drejtës, qytetari është përpara makinës shtetërore të cilën duhet të ketë instrumenta për ta ndryshuar gjithmonë, derisa kjo makinë të vihet në shërbim të nevojave të tija.

Popujt e ndryshëm perëndimorë kanë gjetur mënyra të ndryshme për të ndërtuar makinën e tyre shtetërore. Ne kemi studjuar eksperienca të rëndësishme perëndimore si është “Progressive Era” në ShBA-në e fillimit të 1900. Atje korrupsioni paralizoi gjithçka, funksionimin e partive, ekonomise dhe drejtësisë pra të gjithë  sistemit.

Amerikanët progresistë e kuptuan se sistemi nuk kishte mundësi për tu ndryshuar vetë nga brenda dhe vendosën të hapin sistemin për vendimarrjen qytetare, duke e bërë atë të kontrollueshëm dhe të përgjegjshëm. Sot shumica dërrmuese e shteteve amerikane parashikojnë në kushtetutat e tyre isntrumenta (recall) ku qytetarët zgjedhin dhe shkarkojnë (cdo moment ku pushtetari humbet besimin në popull) funksionarët të lartë, deputetë, governatorë, administratorëve deri tek gjykatësit. Kjo përmirësoi demokracinë përfaqësuese dhe solli normalizimin e jetës në vend. Amerika moderne ëshët produkt i kësaj lëvizjeje. Por demokracia pjesmarrëse është realitet dhe tendencë në erën e infromacionit dhe në botën perëndimore të sotme ku u trasferohet gjithmonë e më shumë vendimarrje qytetarit në të gjitha nivelet e qeverisjes. Në vendet e vogla këto mekanizma janë dhe më shumë efikasë sepse mbajnë vazhdimisht të togëzuar shtetin me qytetarin por dhe sepse nga ana tjetër rrisin sensin e përgjegjësisë tek vetë qytetarët që nuk bredhin më si turrma pas bariut të radhës.

 

 

  • Edhe pas 23 vitesh Shqipëria vijon ende të quhet një vend me demokraci të brishtë, në gjykimin tuaj cilat janë shkaqet dhe ku mendoni se kanë gabuar politikanët tanë të këtij 23 vjeçari.

 

Ata nuk kanë gabuar, ata janë gabimi dhe gabimi nuk rregullon gabimin. Shqipëria është ndër të vetmet vende në rajon që do të evropianizohet  me politikanët e  tranzicionit.  Është njësoj sikur të presësh që vampiri të bëjë donacion gjaku.

Për ne, sistemi funksionon perfekt por jo për qytetarët por për ata që janë sipër dhe ata që presin ti hipin sipër. Kjo shpjegon dhe konfliktualitetin e lartë politik në vend. Sistemi ka në ADN e tij korrupsionin dhe shantazhimin reciprok. Për këtë arsye nuk ka vend për energji dhe njerëz pozitivë. Partiët funksionojnë si organizata shpërndarjeje të privilegjeve, punërave njësoj si në sistemin komunist.  Në këtë mënyrë partitë nuk mund të injektojnë dot demokraci në sistem por sofistikojnë format e pushtetit aktual. Konkursi publik, trasparenca, meritokracia nuk u vunë kurrë në themel të shtetit, pasi “suksesi” politik, ekonomik arrihet në forma të tjera.

 

 

  • Sipas jush, në Shqipëri problemi qëndron tek hartimi apo zbatimi i ligjeve?

 

Të gjitha reformat dhe programet nuk kanë patur dhe nuk do kenë sukses nëse do të zbatohen në një sistem  që është vetë i virusuar. Bërja e reformave çojnë drejt trasparencës, llogaridhënies, tregut të lirë kjo do të thotë rrëzim të privilegjeve të krijuara deri tani. Përse kjo elitë duhet ta bëjë këtë gjë?

Deri tani është imituar një demokraci formale, vetëm në letër duke krijuar një hon me realitetin e përditshëm. Shqiptarët nuk e kanë shijuar ende demokracinë. Shteti i së drejtës nuk u vendos kurrë.  Ndarja e pushteve nuk solli një shtet të përgjegjshëm dhe garantim të drejtave dhe shërbimeve publike por si pavarsi abuzimesh. E drejta dhe ligji përdoret vetëm si mburojë për të formalizuar padrejtësitë duke u zëvendësuar nga raportet e forcës dhe pushtetit.

Fatmirësisht Shqipëria nuk është në Kaukaz por pranë Europës dhe modelet e saj do vijnë shumë shpejt dhe këtu duke i dhënë fund tranzicionit dhe arkitektëe të tij. Ne duam vetëm të shkurtojmë këtë kohë për ta shijuar dhe ne ndryshimin.

 

  • Kur do të prezantohen këto propozime?

 

Këto propozime për normalizimn e Shqipërisë, po prezantohen dhe do prezantohen në forume të ndryshme për të zgjuar në radhë të parë tek intelektualët e  vërtetë ndërgjegjësimin për rolin që duhet të marrin dhe reformat e vërteta që do nxjerrin vendin nga tranzicioni. Qytetetarët edhe pse të stërmunduar, të vrarë dhe të zhgënjyer nga prestigjatorët e tranzicionit kërkojnë fundin e këtij sistemi banal  që mbjell varfëri dhe pasiguri përditë. Krijimi i besimit dhe mbjellja e shpresës është misioni ynë më i vështirë, por ne kërkojmë pushtet për qytetarët jo për vete dhe qytetarët e kërij vendi këtë gjë do e kuptojnë.

Sigla jonë ON nënkupton dhe teknologjinë e re dhe një pjesë e mirë e kontributeve tona kanë kaluar nëpërmjet rrjeteve sociale si fb apo dhe ëeb, në adresën ëëë.levizjashqipon.org

 

 

Përse mendoni se jeni ndryshe nga lëvizjet e tjera dhe do zgjoni interes?

 

Ne ndryshe nga gjitha partitë, levizjet e tjera nuk kerkojme perqendrim dhe trasferim te pushtetit tek njeshi i radhes qe te ndertoje Shqipërinë  sipas “vizionit” te tij. Jo krejt e kunderta. Ne kerkojme hollimin e pushtetit ne cdo formë te tij. Ne kerkojme qe pushtetaret mos te zgjedhin me njeri tjetrin, ne kerkojme qe te vendosen ura komunikimi insitucionale te vazhdueshme mes pushtetit dhe qytetareve ne menyre qe makina shteterore mos te devijoje perseri por te punoje per interesin publik.

Kjo lëvizje lindi si bashkim të njerëzve të lirë dhe nuk jemi derivat i asnjë force politike apo njerëzve të sistemit aktual  si ka ndodhur deri më sot. Shumica prej nesh janë njerëz të formuar në Perëndim dhe me kompetencë evropiane.

Ndryshe nga lëvizjet e tjera ne nuk u organizuam për të fituar ndonjë projekt por po vetëfinancohemi me kursimet tona.

Ndryshe nga lëvizjet e tjera nuk jemi përqendruar tek figura e njëshit pasi nuk ka, por jemi të përqedndruar tek forca e ideve që dalin nga diskutimet dhe vendimet në mënyrë të lirë dhe demokratike nga të gjithë.

Me pak fjalë, e konsiderojmë këtë një ushtrim të guximshëm  demokratik pasi besojmë se demokracia është i vetmi sistem që vetëkorigjohet ndryshe nga oligarkia që përjetëson gabimin.

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked