BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Karburanti: një Vjedhje 3D !!!

nafta rritet

 

1. Në ÇMIM. Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se fqinjët dhe shumë vende europiane. Nga 1998-2014 kemi 4fishim te çmimit nga 0.4fishi në botë. Rilindasit sapo erdhën ringritën çmimin ndonëse premtuan të kundërtën

2. Në CILËSI. Skandali i naftës virgin që shkatërron ende makinat e shqiptarëve vazhdon përsëri i kamufluar. Pushteti nuk kontrollon sepse është i përfshirë në këtë biznes që fiton 1milion euro në ditë nga karburanti që u jep 800mijë makinave shqiptare.

3. Në SASI. Treguesi i karburantit shënon ndryshe në varësi të “bujarisë” së pikave të karburantit ku furnizohemi.

Shkatërrimi i sektorit energjitik është një tradhëti kombëtare ne favor të interesave ogurzeza.
Sot sasia e naftës që del nga Durrësi është e njëjtë me atë që hyn nga importi, kur fare mirë mund ta përpunonim këtu.
Pa kujtuar rrezikshmërinë e këtyre pikave në vende të banuara.

Një specialist i njohur sqaron se:
Modeli aktual i tregut oligopolist-hermetik i karburanteve konsiderohet se nisi të përvijohet pas viteve 2008-2009 me strategjinë e privatizimit dhe liberalizimit total të të gjithë sektorit hidrokarbur; dhënia e 85% të aksioneve të ARMO sh.a. në favor të një konsorciumi satelitar të sajuar aty për aty për qëllime të mirëfillta klienteliste, rezultoi spekulim i pastër disa dhjetëra milionë eurove, përveçse bllokim i nënprodukteve cilësore vendase, investime të munguara e hedhjes në rrugë të qindra punonjësve. Ministria e Financave aplikoi gjatë 2009-2011 një Regjim Fiskal (Udhëzimi 17, datë 13.05.2008) mbi TVSH në sektorin e karburanteve që shtrembëroi konkurrencën, pakësoi mundësinë e diversifikimit në çmime e shërbime, hermetizoi tregun në favor të kompanive të lidhura me shtetin, ktheu taksën e korrupsionit në mjet mbijetese për mjaft sipërmarrje të tjera. Në vitin 2012 e në vazhdim, ky lloj tregu u fuqizua dhe u përsos me skema fitimprurëse, duke përfituar nga kriza që uli konsumin e falimentoi një numër të madh kompanish në këtë sektor. Dy-tre kompanive më të mëdha për produktet e distiluara dhe ndonjë tjetre më të vogël për karburantet e rënda, ju dha hapur ekskluziviteti qeveritar për të dominuar aktivitetin me shumicë e vertikalisht atë me pakicë. Mungesa e një ligji organik në sektor, forcoi monopolizimin dhe hermecitetin e tij, sepse Ligji ekzistues 8450, datë 24.2.2013, i amenduar me dhjetëra herë dhe sërish i fosilizuar më keq se ata që e mbajtën të tillë në ish-METE, u krijoi hapësira ligjore abuzive. Natyrisht, atyre ju akordua përkrahja e plotë e agjencive të vartësisë që kishin për detyrë të mbronin publikun e konkurrencën. Asnjëherë këto agjenci, të trysnuara pa tjetër, nuk u bënë palë me qytetarin për të denoncuar e dënuar abuzimin me emër; përkundrazi abuzimet me Virgin, D2 apo D1, janë bërë publike nga media nëpërmjet investigimeve jashtë sistemit zyrtar të kontrollit.

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked