BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Karl Popper mbi rrezikun e televizionit – intervistë

Karl Popper mbi rrezikun e televizionit – intervistë

karl-popper-630x304

Përkëtheu Phd Ledian Droboniku*

Pyetja nr.1: Zoti Popper, Ju keni deklaruar se televizioni ka një vlerën e një autoriteti moral, sidomos për të rinjtë,  dhe zhvillon një rol edukativ. Disa mendojnë se kjo tezë vjen në kundërshtim me idenë liberale, sipas të cilës nuk duhet të edukosh personat por vetëm ti informosh. Ju i qendroni ende  idesë, se televizioni duhet të ketë një funksion edukimi?

Përgjigje: Mendoj thellësisht se Po. Besoj se dallimi mes edukimit dhe informimit jo vetëm që është fallco por është krejtësisht e pandershme. Më vjen keq që po jua them. Sepse, nuk mund të ketë informim që nuk shpreh një lloj anësimi. Dhe kjo duket që tek përzgjedhja se mbi cilat lajme do informohen njerëzit. Por, para se të bëhet kjo, duhet të kesh bërë përpara një gjykim mbi faktet dhe rëndësinë e tyre. Ky arsyetim i thjeshtë dëshmon se nuk ekziston një informim që të jetë i paanshëm. Duhet të zgjedhësh, dhe pëlqimi përcakton vetë zgjedhjen.

Psh, Ju si gazetarë  mund ti kërkoni një profesionisti të televizionit të nxjerrë në ekran një person që flet përballë ose me profil. Këtu ka një dallim të madh. Gjithçka është rezultat i një zgjedhjeje. Të deklarosh se ekziston Informim i pastër, si trasmetim i thjeshtë faktesh, është fallso. Ju do tentoni gjithmonë të impononi këndvështrimin tuaj spektatorit dhe nuk mund mos ta bëni. Prandaj, dallimi mes edukimit dhe informimit nuk qëndron. Por, ky dallim jo vetëm që është fals, por bëhet enkas për një objektiv të qartë, ë ju tu thoni njerëzve “ne jemi objektivë, ne ju komunikojmë vetëm faktet ashtu si janë dhe jo ashtu si ne duam që ju ti shihni”

E gjithë kjo është thellësisht fals. Nga ana tjetër flitet për edukim si një imponim i nevojshëm. Mësuesi imponon këndvështrimin e tij ndaj nxënësit që duhet të edukohet. Edukatori është i ngarkuar me një përgjegjësi të rëndë, kurse ju si “infromues të pastër” duket sikur nuk keni asnjë përgjegjësi. Por ky dallim nuk ekziston. Nëse ju  jeni informues të përgjegjshëm jeni gjithashtu dhe edukatorë. Ju nuk mund ti shpëtoni përgjegjësisë së edukimit. Ju si edukues keni një përgjegësi të madhe dhe kështu i gjithë televizioni ka një përgjegjësi gjigande.

Unë besoj se shumica e profesionistëve të televizionit nuk janë të ndërgjegjshëm plotësisht për këtë përgjegjësi të tyren. Besoj se nuk janë të zotë të vlerësojnë forcën e pushtetit të tyre tek njeërzit. Televizoni ka një pushtet edukativ të hatashëm dhe ky pushtet mund të anohet nga ana e jetës apo nga ana e vdekjes, nga ana e ligjit apo e dhunës. Është e qartë që bëhet fjalë për gjëra të tmershme!

Ju më thoni se unë jam kundër idealeve liberale, sepse mbështes faktin se personat duhet të edukohen dhe jo të informohen. Ky ideal i vetëquajtur  liberal është shpikur “enkas” për të mos regulluar këtë botë të gabuar të informimit. Është shpikur enkas për këtë gjë. Nuk ka qenë kurrë vërtet një ideal liberal. Liberalizmi klasik në të gjitha foprmat e tij, i ka kushtuar një rol të madh edukimit dhe një rëndësi akoma më të madhe Përgjegjësisë.

Nga ana tjetër, të gjitha rrymat e liberalizmit klasik, kanë insistuar mbi domosdoshmëirne e kontrollit të çdo forme pushteti. Mënyra më e mirë është ajo e vetëkontrollit. Një farë vetëkontroll duhet të ketë në çdo rast. Çdo pushtet, dhe sidomos një pushtet gjigand si ai i TV duhet patjetër të kontrollohet. TV mund të shkatërrojë civilizimin. Çfarë është cviilizimi ? Është beteja kundër dhunës! Ka progres civil nëse ka një beteja kundër dhunës në emër të të paqes mes kombeve, në brendësi të kombeve, por mbi të gjitha brenda shtëpive tona. Televizioni paraqet një kërcënim për të gjithë këtë. Kërcënimi, të sqarohemi, do të ishtë më i madh nën një diktaturë sepse në këtë rast do të kishim një manipulim të vërtetë me qëllim që qytetarët të pranonin dikaturën. Ashtu si na ka mësuar Orwell, kjo mund të realizohet ngadalë, pa u kuptuar prej vetë njerëzve se çfarë po ndodh realisht. Sidoqoftë nuk ka kuptim të diskutojmë mbi rreziqet e mundshme të televizionit.

Pikërisht mbi pushtetin aktual duhet të reflektojmë dhe të pyesim veten nëse përdoret keq. Une mendoj se kjo ndodh shpesh. Eksperienca ime në ambientin televiziv më ka mësuar se profesionistët e tij nuk e dinë se cfarë bëjnë. I vënë vetes qëllime si “të jesh  realistë, imponues, eskitues etj”. Teknika e një njeriu të televizionit është të realizojë këto objektiva. Nuk ka koshencë të funksionit të tij edukativ, nuk është i ndërgjegjshëm për pushtetin e tij që ushtron. Ju më shtruat pyetjen “ Sipas doktrinës liberale individi duhet të marrë përgjegjësistë e tij?”  Po Ju pergjigjem se gjithçka ecën mirë deri sa të merren përsipër përgjegjësitë e  sjelljes së tij.

Karl Popper2Mbi lirinë, ka një batutë të bukur, që ka lindur në një gjykatë amerikane. Një burrë thotë “Jam një njeri i lirë dhe mund ti lëviz grushtat në çdo drejtim”. Por gjykatësi i përgjigjet: “është e vërtetë që je një një njeri i lirë, por kufiri i lëvizjes së grushtit tënd është hunda e fqinjit tënd”. Ky është themeli i shoqërisë civile. Është kaq e thjeshtë ta përkufizosh. Ka dy lloj shoqërish: e para është ajo ku sundon ligji, ku ligji perfeksionohet gradualisht në  funksion të qëllimeve të mëposhtme: kufizimi vjen vetëm kur është e nevojshme liria individuale dhe të evitohet sa të jetë e mundur forca. Ja pra, parimi racional që frymëzon ligjin. Përmbatja e ligjit duhet të të sanksionojë pra, që hunda e fqinijit tim të shënojë një kufi për lëvizjen e grushtave të mi. Ky do të ishte një ligj i mirë.

Shoqëria e dytë është mbretëria e terrorit, mbretëria e dhunës dhe frikës ashtu sikundër kemi parë në regjimet komuniste dhe naziste. Miliona e miliona persona kanë vuajtur në mënyrë të tmershme nën mbretërinë e dhunës. Ne duhet të punojmë aktivisht për ta luftuar këtë gjë. Është për këtë arsye që duhet të formojmë individin me civilizim duke përmirësuar të ardhmen e tyre paqësore. Ky është projekti im edukativ.

Pyetja 2: Zoti, Karl, cfare mendon per dhunën që shfaqet nëpër media me rastin e shumë luftrave, si ajo e Jugosllavisë psh?

Përgjigje: Sigurisht, që duhen trasmetuar por jo kaq shumë. Nuk ka vetëm dhunë në botë. Tëlevizionet kanë realizuar dhe realizojnë programe të bukura. Por problemi që shtrohet është ai i seleksionimit. Ka mjaftueshëm dhunë në botë, nuk ka nevojë ti shtosh kësaj dhunëra të shpikura: sepse kështu njerëzit gradualisht, humbasin ndjeshmërinë ndaj çdo lloj dhune përvec asaj që prek vetë ata.

Kur isha i ri kam punuar për shumë kohë si edukator me fëmijët. Më të vështirët ishin ata që kishin përjetuar dhunë në familje. Kam një farë eksperience në këtë fushë. Ndonjëherë çoja këta fëmijë në kinema – në atë kohë tv nuk ekzistonte –  dhe vija re që fëmijët kishin frikë nga dhuna. Një fëmijë normal mbyll sytë nga dhuna që mos ta shohë. Fakti që ju po mësoni njerëzit të shohin skena dhune sepse kjo është bërë buka jote profesionale, e gjithë kjo po shkatërron civilizimin. Kjo është teza ime. Dhe është një tezë shumë e thjeshtë. Ata që punojnë për televizionin nuk kanë minimumin e ndërgjegjies për atë që po bëjnë. Duan të shfaqin gjëra që të impresionojnë njerëzit, “duan të jenë realistë” dhe nuk arrijnë të kuptojnë dëmet që shkaktojnë.

Pyetja 3: Ju mendoni se këto parime vlejnë vetëm për punëtorët e televizonit apo dhe për ata të kinemasë dhe të radios?

Përgjigjia: JO! Duhet nisur fillimisht, nga grupi që ka më shumë influencë, dhe ai që ka më shumë pushtet është ai i profesionistëve të televizionit.

Propozimi im është ky: Të themelohet një institucion si ai që ekziston psh për mjekët. Mjekët kontrollohen nëprmjet Urdhërit të mjekëve. Kjo nuk ëshët se funksionon perfekt dhe gjithmonë. Ka mjekë që bëjnë gabime të mëdha apo ata që kryejnë krime. Por ekzistojnë gjithmonë rregulla të përpunuara nga Urdhëri.

Të sqarohemi, parlamenti ka një pushtet më të madh se ai i urdhërit te mjekut. Në Gjermani dhe Angli psh, ky institucion quhet “dhoma e mjekeve”. Mbi këtë model psh mund të ndërtohet një “Istitut për televizionin”. Propozimi im është që të gjtihë gazetarët, të regjistroheni provizorisht si antarë të “istitutit për televizionin”. Në vazhdim, ju do të duhet të ndiqni një sërë kursesh për tju sensibilizuar me rreziqet që televizoni paraqet për fëmijët, të rriturit dhe tërësinë e civilizimit tonë. Kështu shumë prej jush, do kuptonin gjëra që deri më sot nuk i dini dhe do të konsideronit ndryshe rolin tuaj në shoqëri.

Pastaj mendoj se do të duhet të bëni dhe një provim për të verifikuar nëse i zotëroni parimet themelore. Me të kaluar provimin do të duhet të bëni një BETIM, ashtu si bëjnë mjekët: Duhet të premtoni se nuk do rrezikoni shoqërinë dhe se do të silleni në mënyrë të përgjegjshme. Vetëm pas kësaj, ju do të mund të hyni si anëtar i përhershëm në Istitutin e televizonit. Nëse ju  do e thyeni këtë betim do t’ju hiqët liçenca.

Natyrisht, do të kishit  mundësi për të apeluar një një shkalle gjykimi më të lartë, por nëse edhe kjo do të konfirmonte vendimin e parë, atëherë ju do të humbisnit përgjithmonë licencen për të punuar në tv.

Për tu sqaruar, ky istitut duhet të formohet me të zgjedhur prej shumicës tuaj. Dhe masat disiplinore që ju heqin licencën duhet të vijë nga një gjykatë e përbërë nga profesionistë si ju të zgjedhur. Ajo që dua të them, është se duhet krijuar rregulla. Pastaj për mënyrën dhe përmbajten e këtyre rregullavve duhet hapur një diskutim i gjerë.

Pytja 4: Z. Karl, ka pasur shumë kundëdrshtime ndaj propozimeve tuaja për rregullimin e informimit televiziv. Shumë psh konsiderojnë paradoksale që një liberal si ju të pranojë nevojën e kufizimit të lirisë së shprehjes. Ju si mendoni?

Pergjigja: Duhet t’ju them se mezi arrij ti kuptoj këto kritika. Unë mund të kisha dëshirë të shprehesha duke ju goditur me grusht, por është e qartë se nuk mundem, nuk duhet ta bëjë. Është ndoshta antiliberale të ndalohem ta bëj? Këtu është në lojë i njëjti parim. Përse duhet të jetë antiliberale ose paradoksale për një liberal si unë të pranoj nevojën  e kufizimit të lirisë?

Karl Popper1Çdo liri duhet të kufizohet. Nuk ka asnjë liri që nuk ka nevojë të kufizohet. Kudo ka liri, forma më e mirë e kufizimit është ajo që vjen prej përgjegjësisë së njeriut që vepron. Nëse dikush është i papëgjegjshëm do të pësojë sanksionet e krijuara nga ligji. Liria e tij do të kufizohet, nëse është e nevojshme edhe për gjithë jetën. Sigurisht të gjithë ne shpresojmë që një nevojë e tillë një ditë të zhduket. Është kjo që përkufizon zhvillimin e civilizimit: të rritësh shkallën e qytetarisë dhe të ulësh nevojën për të burogosur njerëzit gjithë jetën. Por kjo sdo të thotë aspak që është paradoksale për një liberal si unë që të pranojë nevojën për kufizim të lirisë së shprehjes.

Një  njeri mund të jetë i lumtur për makinën e tij të re, dhe mund të ketë dëshirën që ta ngasë shumë shpejt për të shprehur lumturinë e tij dhe pasionion për automobilin e tij; do të donte të ecte me 200 km drejt Romës për tu shprehur plotësisht. Cila është dallimi mes kësaj mënyrë të shprehuri dhe asaj që realizojnë disa profesionistë apo artisë të televizionit? Ka ndonjë ndryshim?? Duhet të shohësh se me mënyrën tënde të të shprehurit vë apo jo të tjerët në rrezik. Me fjalë të tjera por bëhet fjalë gjithmonë për të njëjtin parim. Liria juaj, që është ajo të vërtitësh grushtat, ajo e të folurit ose përhap informacione, është gjithmonë e kufizuar prej hundës së personit që ke pranë. Është i njëjti parim dhe është parimi më i thjeshtë që mund të imagjinohet.

Dhe të gjithë ata që bërtasin për lirinë, pavarsinë ose liberalizmin se nuk duhet vënë kufizime një pushteti kaq të rrezikshëm si TV, janë vetëm idjotë. Dhe nëse nuk janë idjotë, janë derra që duan të pasurohen me spektaklin e dhunës duke eduakuar dhunën dhe banalen. Bëhet fjalë pra për një parim shumë të thjeshtë.

Nëse në shkollë, një profesor ju mëson atë që duhet bërë për të hyrë fshehurazi në një bankë ose si të helmosh prindin, të gjithë ju do kërkoni që ai profesor të pushohet. Kjo nuk do të thotë që ai duhet të futet në burg, por jo mos të hiqet dhe largohet. E njëjta gjë duhet të thuhet për profesionistë e televizonit. Unë tani vetëm sa po paraqes fenomenin në vija të përgjithshme.

Ëshët e pamundur për mua, të vendos se cilat duhet të jenë rregullat e këtij istituti, sepse këto rregulla duhet ti përpunojë vetë instituti. Unë kam ide sigurisht, se cfare do të synojnë këto rregulla, por për të bërë këto punë, do të duheshin një manual prej 20 faqesh dhe unë nuk mund ta bëj këtu tani. Thelbësorja është të kuptohet ajo që duhet të jetë në themel të këtyre rregullave, cili do jetë qëndrimi që do mbahet ndaj situatës së përgjithshme. Njerëzit duhet të kuptojnë tani, se  tani, civilizimi është vënë në rrezik të madh  prej televizionit.

Pranoj që rregulla të tillë mund tëbëheshin të nevojshëm edhe për gazetat dhe sektoret e tjerë të informimit, por nuk është kjo çështja e bisedës tonë tani. Në rastin e televizionit është e lehtë të vihet në punë një Istitut që do parandalojë përdorimin e keq të një pushteti social i pakufijshëm.

Pyetja 5: Një pyetje të fundit: Nuk është rreziku, që rregullimi mund të prodhojë pa dashje, një televizion të ngjashëm m e”Big Brother” te Orwell?

Përgjigjia. Sigurisht, që ka një rrezik të tillë për tu marrë parasysh. Rreziqe të tilla ekzistojnë gjithmonë. Ekzistenca e një shoqerie civile passjell gjithmonë rreziqe të tilla. Në Itali mafia përfaqëson një rrezik të këtij lloji psh. Por më lejoni t’ju them se deri tani në këtë gjëndje, më duket që një tv big brother si Orwell, është tashmë ky sotmi, i pa rreulluar sesa ai që ne duam të promovojmë. Duhet bërë gjithcka për të promovuar civilizimin.

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked