BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Kasta shpërblen Fullanin me 56 paga (420 milion)

A do kishte ndodhur shpërblimi i Fullanit, nëse Kushtetuta shqiptare, do parashikonte Juri Qytetare si shumë vende demokratike?

Përse “reforma në Drejtësi “harroi” përfshirjen e qytetarëve në proçeset gjyqësore?

Sigurisht, lufta nuk bëhet për të ndaluar por për të kryesuar plaçkitjen kundër 99% të shqiptarëve.

Tifozëve të reformës, të partive, ambasadorëve apo lobeve nuk duhet ti ishin bashkuar skllevërit e këtij regjimi ngritur mbi privilegje.

Por, asnjë sistem oligarkik, nuk mund të ngrihet pa manipulimin e vetë skllevërve që të kërkojnë vetë atë që kasta përgatit për ata.

Shkruhet t liri. por lexohet skllavëri.

Shkruhet demokraci, por lexohet sundim.

Prandaj, beteja e sotme, është kryesish filologjike për të rimarrë kuptimin e vërtetë të fjalëve dhe simboleve të shtrembëruara.

Pa kuptimin origjinal të fjalëve, nuk mund të artikulojmë dot asnjë kërkesë, protestë apo revolucion për Normalizimin e Shqipërisë!

Liria dhe demokracia, është ai sistem ku qytetarët nuk sundohet si dele, por vendosin vetë politikat publike në liri të plotë pa i deleguar partive, lobeve, magjistratëve apo magjistarëve!

 

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani do të marrë 56 paga dëmshpërblim nga vendi ku ka punuar më parë. Ai ka arritur të fitojë gjyqin me Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin, duke marrë dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej disa vitesh. Fullani iu drejtua Gjykatës Administrative, duke paditur Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën Qendrore e Shqipërisë.

Ai kërkoi dëmshpërblim pasuror dhe jo pasuror të shkaktuar nga veprimet e paligjshme të palëve të paditura. Në Shkallën e Parë, Fullanit iu dha e drejta e shpërblimit me vetëm 12 paga mujore për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh.

Por, ish-Guvernatori nuk u mjaftua me vendim e dhënë nga Shkalla e Parë e Administratives. Ai e apeloi çështjen e tij për të fituar atë çfarë kërkonte. Referuar deklarimeve të pasurisë të bërë në vitin 2013 nga Ardian Fullani, ai pritet të marrë si dëmshpërblim një shumë prej 42 210 504 lekë. Fullani mësohet se ka pasur një pagë prej 6.304.308 lekë në vit.

Kerkesa 

Objekti i çështjes Në padinë e dorëzuar në Gjykatën Administrative të Apelit, Ardian Fullani kërkoi: Konstatimin e pavlefshmërisë absolute dhe/ose shfuqizimin tërësisht, për shkak të paligjshmërisë së shkarkimit nga detyra të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe Anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të akteve: Vendimit nr. 52, datë 06.09.2014 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë; Vendimit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Shqipërisë në lidhje me dërgimin në të mbledhje plenare të propozimit për shkarkim të paditësit nga detyra e Guvernatorit dhe Anë- tarit të Këshillit Mbikëqyrës; Vendimit nr. 64, datë 18.09.2014 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe zgjidhjen e pasojave. Shpërblimi i dëmit pasuror dhe jo pasuror të shkaktuar nga veprimet e paligjshme të palëve të paditura.

Detyrimi i palëve të paditura të shpërblejnë paditësin duke i njohur atij të drejtën e shpërblimit për detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe/ose Anë- tarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Republikës së Shqipërisë që prej datës së shkarkimit 18.09.2014 deri në datën e përfundimit të mandatit që është data 17.11.2018. Detyrimin e të paditurve të shpërblejnë paditë- sin për dëmin jo pasuror në shumën 15 milionë lekë.

Dispozitivi

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, relatori i trupës gjyqësore Kastriot Selita, vendosi ndryshimin e vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë; Pranimin e pjesshëm të padisë; Shfuqizimin e vendimit nr. 64, datë 18.09.2014 të Kuvendit të Shqipërisë; Detyrimin e palës së paditur Banka e Shqipërisë t’i paguajë paditësit Adrian Fullani pagat që do të përfitonte në detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, si dhe të Anë- tarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nga data e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare deri në datën që ky mandat do të përfundonte sipas ligjit; Rrëzimin e padisë në lidhje me kërkimet e tjera; Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur. Ky vendim përbën titull ekzekutiv dhe është i ekzekutueshëm nga shërbimi përmbarimor gjyqësor.

Shkarkimi nga detyra

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka paditur në Gjykatën Administrative Kuvendin dhe Bankën e Shqipërisë për shkarkim të padrejtë nga detyra. “Nuk kërkoj kompensim për burgun e padrejtë. Padia është për shkarkimin e padrejtë nga posti i guvernatorit”, është shprehur atë kohë Fullani.

Ai u shkarkua nga detyra si guvernator i Bankës së Shqipërisë në shtator 2014 dhe u vu para akuzës për “shpërdorim detyre”, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë. Fullani u shpall i pafajshëm në tetor të vitit 2015. Prokuroria nuk ndërmori rekurs për këtë vendim të gjykatës, çka bëri automatikisht zhveshjen nga të gjitha akuzat dhe shpalljen të pafajshëm për ish-guvernatorin.

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked