BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Katovica, pakti i kastës dhe lobet ndërkombëtare

Ne nuk mund të themi me siguri se ka pasur një plan për sundimin e Shqipërisë me rotacion, por mund të themi me siguri se efektet e Katovicës bëhen përditë e më evidente:

  1. Demokraci dhe Votime fallso, pushtetarët emërojnë njëri-tjetrin si në Nomeklaturë
  2. Oligarki politike dhe Monopole ekonomike – Njerëzit e Nomenklaturës dhe fëmijët e tyre në vende kyçe në politikë, ekonomi, media dhe akademi
  3. Sabotimi i reformave – Prona, Drejtësia, Hapja e dosjeve, Trasparenca e Kapitalit, Administrata publike
  4. Përçarja e ish-persekutuarve dhe rehabilitimi i ngadaltë i komunizmit
  5. Dëbimi i gjysmës së shqiptarëve jashtë vendit, për shkak të varfërisë, papunësisë dhe pasigurisë

Sigurisht këto hapa nuk do ishin realizuar pa mbështetjen e lobeve ndërkombëtare të cilat morrën në dorë sektorët strategjikë (bankat – naftën – minierat – porte e aeroporte – telekomunikacioni etj) e vjedhin pasuritë publike.

Një popull e ka në dorë zgjidhjen e tij nëse di se çfarë kërkon:

PUSHTET!

Atë që sot e vendosin partitë dhe lobet, duhet ta vendosin direkt Qytetarët me Demokraci Pjesëmarrëse si Zvicra. Deri sa të delegojmë pushtetin, do ekzistojë gjithmonë Rreziku i sundimit dhe varfërimit!

I vetmi garanti për popullin është vetë Populli!

Punojmë për një Kushtetutë të Re, ku Qytetarët Vendimmarrin politikat publike dhe kontrollojnë direkt institucionet dhe zyrtarët e lartë të Shtetit.

Përkrahim Platformën ShqipON: http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

Sjellim më poshtë tekstin e Katovicës:

 

 

(Marrë nga vendimet e Byrosë Politike në tetor, viti 1989)

Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji, u tha Ramiz Alia të pranishmëve.

Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji, u tha Ramiz Alia të pranishmëve.

Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:

1) Në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në

2) Në krijimin e pluralizmit politik.

Dokumenti i paraqitur nga Servet Pëllumbi

Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.

Do t’i nxisim të krijohen parti sa të duan; të majta dhe të djathta e të qendrës, por gjithsesi këto parti duhen të kontrollohen e të drejtohen nga ne, programet e themelimit të këtyre partive do i formulojmë ne.

Në krye të tyre duhen të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel e në çati, në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës anti-komuniste.

Ata që janë në burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë, do të thonë për ne: Dhe këta e urrejnë Komunizmin. Do të aferohen e do na përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre, do t’i aferojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme; Por kurrë nuk do ti lemë të marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë, fillojnë dhe hakmerren, Neve bëhemi izmeqarët e tyre.

Në zbatimin e të drejtave të njeriut, duhet që tu japim dhe kompensim në para të burgosurve e tu kompletojmë komoditete banimi. Të sekuestruarve dhe të ç’pronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që ju njihet prona, por asnjëherë nuk do tu a japim. Në forma të ndryshme do ti ngatërroni, nga Gjykata e Shkallës Parë në të Dytën dhe për difekte teknike kthehen për rigjykim në Shkallën e Parë. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë, duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre; Por këta duke ju dhënë një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë, ata që do pretendojnë dhe do të këmbëngulin, do të lëndohen. Pasuria, e tëra na përket ne. Se ne e bëmë.

Materialin që më dërgoi Gorbaçovi, kam dy vjet që studioj dhe ata kanë ecur shumë përpara, për këtë jeni në dijeni.

Neve kemi kuadër sa për shtatë Komitete Qendrore dhe të mos kemi frikë. Ne kemi studimin dhe platformën gati për zbatim, do të ketë shumë intelektualë që do kundërshtojnë, këtyre nuk do ju japim punë.

Një shqetësim mund të intelektualët pensionistë, këtyre do tu aferojmë krijimin e Shoqatës Veteranëve të Luftës dhe të Punës, do u japim një mini pension dhe do ju mbajmë ison. Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës, le të bëjnë si të duan, neve kemi Platformën tonë.

Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë.

Nën një propagandë ekstreme kundër Komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës së Lartë Komuniste, Ne Komunistët Reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne Njerëzit tanë.

Me këtë strategji brenda dy a tre legjislaturave do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste.

 

 

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked