BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

“Këshilla” e FMN mbi absorption problem

Problemi i absorption (përthithjes)


Gjate krizes se meksikes por dhe ne kriza te tjera me pas nje nga dogmat e FMN ishte prolemi i absorption . Sipas kesaj doktrine shtetet shpenzonin shume resurse ne tregun e brendshem dhe nuk mbeteshin mjaftueshem resurse per tu shpenzuar ne eksporte . Kjo lloj paradigme krijon nje dikotomi . Treg i brendshem-treg i jashtem . Cfare resursi nuk shkon ne tregun e brendshem shkon te i jashtmi dhe anasjelltas . Meqenese vendet si Meksika kishin probleme me balancen e pagesave dhe i duhej te ndreqnin deficitin tregtar . Dhe kjo sipas FMN behet me ane te austeritetit . Nqs ulim rrogat , ngreme normat e interesit , ulim shpenzimet e shtetit atehere tregu i brendshem do tkurret . Kjo do coje qe keto resurse te perdoren ne industrine e eksporteve qe duhet te behet me kompetitive ne menyre qe te ndreqet deficiti tregtar. Pyetja eshte a kemi vertet nje alokacion te tepruar te resurseve ne tregun e brendshem te vendeve ne zhvillim? Nje lider i nje shteti amerikano latin shprehej me tallje dhe me trishtim se nqs do ishte ashtu si thoshte FMN papunesia ne vendet amerikano latine nuk do ekzistonte thuajse fare . Gjithashtu lind nje pyetje tjeter : A mundet keto dy pjese te ekonomise te nje shteti , dmth tregu i brendshem dhe tregu i eksporteve te shihen si te ndara me thike . Nqs kompanite vendase vuajne per shkak te uljes se kerkeses agregate ne treg nuk do kene mundesi te jene aq te fuqishme sa te kapin nje treg te huaj per te eksportuar atje . Dhe pyetja e fundit qe lind eshte : si supozohet qe vendet ne zhvillim te kene nje balanc tregtar pozitiv kur shumica e produkteve qe eksportojne jane lende te para ? Teoria e declining terms of trade tregon sesi kur kalon koha lendeve te para u bie cmimi ne krahasim me produktet industriale. Vendet ne zhvillim duhet te eksportojne shume here me shume per te importuar produkte nga vendet e zhvilluara . E vetmja zgjidhje pra eshte industrializimi i vendeve ne zhvillim . Kjo nuk lejohet nga FMN pasi proteksionizmi eshte automatikisht i keq dhe dhe nqs lejohet lejohet per nje kohe sh te shkurter dhe vetem ne forma te caktuara . Problemi i deficitit tregtar pra na del te jete nje problem sistemik . Nqs dikush do eksportoje dihet qe dikush do importoje . Por FMN nuk pranon zgjidhje sistemike sic i dha Keynes por ose e sheh balancen e pagesave si problem afatshkurter ose si problem me afatgjate me te cilen merret banka boterore . Gjithsesi dhe kur eshte problem afatgjate shihet si problem individual zhvillimi qe mund te zgjidhet me ane te development aid . Thene shkurt perfundimi ne te cilin dalim eshte qe FMN ose nuk i ndihmon dot vendet ne zhvillim ose i shkaterron dhe kolonizon qellimisht . Dhe si vend ne zhvillim(ose i pazhvilluar , te thuash vend ne zhvillim eshte eufemizem per te thene i pazhvilluar ) duhet te na interesoje problemi i mesiperm .

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked