BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Ku shkojnë miliarda dollarë të marrë borxh në emër dhe për llogari të shqiptarëve?

 

A po shkojnë për ringritjen e industrisë shqiptare?

A po shkojnë për kreditimin e biznesit shqiptar?

A po shkojnë për modernizimin e bujqësisë, turizmit?

A po shkojnë për modernizmin e infrastrukturës, rrugëve, rrjetit të energjisë, porteve, administratës dhe shërbimeve publike?

A po shkojnë për ndihmën e shtresave të varfra, a po ulet papunësia, taksat dhe tarifat?

Jo!

Po atëherë ku përfundojnë realisht paratë nëse nuk shkojnë në të mirën e shqiptarëve?

Pse FMN-ja dhe Banka Botërore, qenkan kaq bujare ndaj shteteve me qeveri të korruptuara?

borxhi-dhe-korrupsioni

E vërteta është se paratë nuk përfundojnë realisht në favor të ekonomive të shteteve apo qytetarëve të tyre por në duart e monopolistëve vendas dhe lobeve ndërkombëtare. Rritja e borxhit ndodh pikërisht që këto ekonomi të mbeten ekonomi importi kurse shtetet e tyre, vasale me qeveri kuklla të kontrollohen nga lobet transnacionale.

Ndryshe nga premtimet elektorale të çdo qeverie për uljen e borxhit publik, ai ka njohur vetëm rritje miliarda dollarë edhe këto vitet e fundit. Dhe e gjithë kjo pa pyetur kurrë qytetarët shqiptarë nëse duhej rritur borxhi për çfarë po rritej ai. Me miliarda euro depozita në bankat e vendit që nuk jepen kredi, pse duhet marrë një borxh i jashtëm?

Rritja e borxhit ndërkombëtar është garancia më e sigurtë që këto vende mos të ngrenë kurrë ekonomi kombëtare, rrisin aftësitë prodhuese, ulin gapin teknologjik me vendet e superzhvilluara. Në këto kushte ekonomia “e lirë” globale i shërben vetëm vendeve këtyre vendeve kurse ajo bëhet vrastare për sipërmarrësin apo bujkun shqiptar në kushte feudale. Në këto kushte shtetet do detyrohen tu dhurojnë të huajve çdo sektor të ekonomisë së vendit dhe pasuritë publike të tij.

Është pikërisht ajo çfarë ka ndodhur këto 26 vite ku kasta oligarkike shqiptare ka shkëmbyer mbështetjen e “miqve ndërkombëtarë” me dhurimin e sektorëve strategjikë të vendit këtyre të fundit. Aplikimi i terapisë shok, ishte çeku i bardhë që deindustralizoi vendin, për të vijuar me dhurimin e bankave, naftës, minierave, porteve, aeroporteve, telekomunikacionin të huajve dhe klientëve të brendshëm. Ekonomia kaloi në ekonomi spekullimi dhe importi. Të huajve nuk u intereson zhvillimi i kapaciteteve prodhuese por shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe njerëzore. Kjo përkon dhe me interesin e kastës që me anë të varfërisë dhe rrjetit solidar korruptiv riciklon pushtetin me konsnesus të blerë e të shantazhuar.

Ekonomia nuk krijohet vetvetiu, si përsërin klerikët e sistemit nëpër konferenca, media apo salla universitare. Ekonomia krijohet mbi vlerësimin e sektorëve shtrategjikë shqiptare pastaj me bashkërendimin e operatorëve privatë dhe publikë shqiptarë që të krijojnë vlerë të shtuar pasurisë në Shqipëri.

Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do ndodhë deri sa në shteti, ekonomia e financa punon kundër interesit të qytetarëve shqiptarë. Shteti ka dalë jashtë kontrollit tonë dhe punon për lobe dhe privilegje të kastës.

 

Shembulli i Greqisë, i Argjentinës etj, tregojnë se lobet dhe kukllat e tyre janë të pamëshirshme ndaj popujve. Gjumi për një popull është skllavëria e tij e ngadalshme deri në vdekjen e tij.

Ngrihemi kundër kësaj kaste që ka zgjedhur privilegjet në dëm të zhvillimit të popullit shqiptar.

Largojmë fytyrat dhe këtë sistem me parti shtet

Rikthejmë realisht institucionet në kontrollin e qytetarëve!

Instalojmë demokracinë pjesëmarrëse si Zvicra, ku pushtetin nuk e kanë më partitë, por ai u takon të gjithëve dhe askujt, ku nuk krijohen dot më liderrra maniakë dhe hajdutë, ku ekonomia ngrihet mbi mirëqënien e përgjithshme dhe jo të një pakice të privilegjuarish, ku vendosim një kapitalizëm social që respekton ambientin, artin dhe kulturën e një populli.

#SëBashkuGuxojmë

Shqipon.org

Shpërndajmë Projektin S.O.S. http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked