Kujt i intereson varfëria e popullit?
#NukEshteVone për ti kthyer dinjitetin shqiptarëve!
Jo vetëm investitorët e huaj por dhe shqiptarët po braktisin vendin e varfëruar dhe nga monopolet i zaptuar!
Ekonomia ka ndaluar dhe paraja po përqendrohet gjithmonë e në më pak duar!
Po kujt i intereson varfëria?
Nëse njerëzit do të jenë gjithë kohës të zënë duke menduar se si të mbijetojnë asnjëherë nuk do rreflektojnë mbi të drejtat e tyre.
Teknika e komunizmit ishte lënia e popullit në varfëri që kështu e gjithë lufta të bëhej për mbijetesë dhe jo për mirëqënie e të drejta.
Kasta shqiptare mishëron në teknikat e saj sunduese po këtë ADN të Sistemit Komunist.
Nobelisti Amartya Seen shkruan: Çfarë kuptimi ka e drejta e votes në kushtet e skamjes?
Çfarë kuptimi ka e drejta e jetes në kushtet e mbijeteses?
Pa përmbushur nevojat bazilare Individi nuk ndergjegjësohet se është Njeri me të drejta, që jeton në një Komunitet që i përket, që e nderton dhe e permireson përditë.
Një njeri që nuk siguron dot buken e gojës femijeve, nuk i interesojnë të drejtat politike, identiteti kombëtar, arti apo kultura?
Varfëria zëvendëson popullin me turrma, Njeriun me Individin kafshëror, arsyen me instiktin e dhunës, betejat për shoqëri të drejtë në luftë mes njerëzve për mbijetesë, qeveritarët në sundimtarë, sovranitetin e popullit në pushtetin e një pakice dhe Demokracinë me Autarkinë!
Së bashku mund ti japim fund Nomenklaturës antikombëtare!
Së bashku për një Shqipëri Normale!
#RrugëtimiKaNisur…