Skllavëria nuk është natyrore por modeli që kasta na imponon!
Pa sindikata nuk ka punëtorë por skllevër, puna nuk është më e drejtë por mëshirë e atyre që rrogën mujore të një punētori e prishin në një drekë luksi.
Jetojmë në një kapitalizëm feudal pa shtet e pa sindikata, më i forti mbijeton e merr hak për padrejtësitë!
#NukEshteVone për Dinjitet!
Të drejtat e punëtorëve ashtu si çdo e drejtë tjetër në këtë vend, nuk varen nga ligji por nga mëshira e pushtetit!
Punëtorët, si çdo kategori e dobët vuan shfrytëzimin dhe braktisjen e SINDIKATAVE dhe një “shteti” hajdut.
Pa sindikata nëpër këmbë, rrogat mund të mbahen nën kufijtë e mbijetesës.
Biznesi nuk tenton të bëjë investime teknologjike por mbetet obsolet bazuar mbi numrin e punëtorëve
Kjo nuk dëmton vetëm punëtorët por dhe biznesin e prodhimit sepse me rroga të ulta, konsumi i përgjithshëm dhe kërkesa agregate për mallrat e tyre bie, çmimet bien e bashkë me to fitimet. Me uljen e fitimeve bizneset mbyllen e papunësia shtohet duke rifilluar ciklin vicioz si më sipër.
Por kjo varfëri dhe papunësi i intereson vetëm oligakisë politike dhe monopoleve ekonomike të importit që lulëzojnë mbi skamje.
Me rroga mbijetese, nën frikën dhe mëshirën e përditshme për oraret, pushimet, rrogat, kushtet në punë – PUNËTORËT SHQIPTARË janë më të persekutuarit në Europë!
Pusht/eti autokratik, njësoj si në komunizëm krijon vetëm institucione fallco, vetëm në pamje të pavarura!
Pluralizmi dhe ndarja e pushtetit mbeti vetëm në letër se oligarkia nuk toleron dot ta konkurrojë asnjë organizatë tjetër!
Masat janë pronë eskluzive e partive sepse i mbledh dhe organizon vetëm partia, që mos të bëhet kurrë popull por të mbeten turrma të përçara e të manipuluara.
Ndikimi në jetën politike nga ana e qytetarëve është i pamundur sepse të gjitha kanalet janë të bllokuara dhe zemërimi i qytetarëve nuk bëhet dot “Zë i fuqishëm” por tretet tek filxhani i kafes!
Partitë, sindakatat aktuale, median, shoqërinë civile, universitet dhe gjithçka kontrollohet nga oligarkia!
Diktatura nuk ra kurrë por vetëm u maskua me “vellon” e demokracisë!
Kalimi i pushteti nga partitë tek qytetaret është jetik për garantimin e të drejtave të punëtorëve sepse kështu e drejta nuk do jetë më monopol i disa partive por i qytetarëve.
Kushti kryesorë për realizimin e të drejtave ekonomike është prishja e monopoleve në mënyrë të tillë që pasuria mos të jetë privilegj i një pakice por në shërbim të nevojave të gjithë shoqerisë.
Nëse skamja dhe monopolet ekonomike janë produkt i këtij ekuacioni politik atëherë edhe zgjidhja fillimisht duhet të jetë politike dhe pastaj ekonomike. Pervoja perëndimore ka dëshmuar se antibiotiku më efektiv kundër privilegjeve dhe monopoleve është zgjerimi i Demokracisë ku vendimmarrja nuk është “pronë” e disa njerëzve por e qytetarëve.
E vetmja mënyrë për të dalë nga ky rreth vicioz “vidh, varfëro, sundo” është implementimi i Demokracisë Pjesëmarrëse ku modeli i qeverisjes të burojë nga hallet dhe problemet e qytetarëve dhe jo siç rëndom ndodh tash e 25+45 vite me rradhë ku hallet dhe problemet e qytetarëve burojnë nga modeli i qeversijes/Sundimit.
Vetëm nëse shteti vihet në sherbim të qytetarëve do të garantojë punësim dhe të drejta në punë. Sa kohë shteti do të jetë në konroll të partive të drejtat e punëtorëve do të mbeten thjeshtë premtime elektorale.
Së bashku për një kushtetutë të re ku ekonomia dhe politika vihen në sherbim të qytetarëve dhe jo të pushtetarëve!!!
ZgjiiiiiiiM!
#NukEshteVone për Shqipëri!