BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Kushtuar At Gjergj Fishtës – Alba Duva

Tek ti At erdha….

 

14793779_1768386786775188_223636249_n

Tek ti At erdha….

Mora nga nje fjale ne secilin gur
ku kishe shkel…
I rreshtova


Po bej murin e tingujve qe do ti vesh.
Ne kohe te veshtira te me mbrojne.
Kur vendit tim ti duhet ndihme.
Do ta vesh si parzmore.
Çdo fraze tenden do ta kem
Heshte ne gjuhe.
Qe mbron shkelqimin e kumtit tend.
Ne udhen e rrefimit tek te vegjlit tane, te qumshtit.

Mora nga nje gjethe te shperthyer rishtas.
Tek secila dege, mbi ku Dielli.
Kish lene rrezet te pushojne.
E bera shtrojen e mendimeve te blerta.
Nga ku dalin me mijra qeshje njomezakesh.
E boten veshin me syte e paqes.

Tek çdo ngjyre.e luleve te livadheve Ku ti njeri i thjeshte kalove
Ditet e tua.
Shoh nje zemer te gezuar shqiptari.
Qe e rrite me shkrimet tua.
I dhe besimin se eshte zot ne token e vet.
Askush s’ka t’drejte me e shtyp.
As me ia lakmue at vend qe Perendia i la
U trashegue nga t’paret e vet.

Tek çdo kthese e shtegut te mendimeve te tua.
Marr nje force qe nuk ia tregoj dot kujt.
Se nuk tregohet por ndihet
Ne kraharor, flet mendja.
Kjo toke eshte e bekuar.

Kjo toke ska tjeter te dyte.
Me njerez t’mire edhe pse i kane mbyll syte.
E kur ti çelin ata syte.
Do t’na shkelqejne te gjitha trojet.
Porsi ti shkelqeve ket vend.
E do tu japim jete fjaleve te tua.
Jete , si uje i bekuar.
I derdhur ne krojet e gurrat.
Ku pi uje shqiptari e mer ymrin e vet.
Si komb me te drejt Zoti
Me qene, bash, bash n’ shpi t’vet….

Kushtuar At Gjergj Fishtes
A.Duva

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked