BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Loja e rotacionit nuk duhet të ketë më tifozë!

Në një shtet të kapur nga një klikë antikombëtare ku:

  1. Interesat e kombit shiten për privilegje klientelare
  2. Ku 1% posedon pasuritë e 99%
  3. Ku ekonomia, financa, media, akademia, shoqëria civile, sindakatat kontrollohen nga kasta
  4. Ku çdo institucion shtetëror nuk i shërben shqiptarëve por vetëm kastës
  5. Ku reformat bëhen thjesht për të fituar kohë dhe mbajtur në gjumë shqiptarët

Aty demokracia është një lëvozhgë boshe dhe votimet janë një farsë.

EDHE SA DO VAZHDOJME ME KETE LOJE

Aty ku populli është shpërvetësuar nga çdo vendimmarrje direkte për fatet e vendit, zgjidhja nuk vjen kurrë nga zgjedhjet.

Kur një vend është i zaptuar dhe populli vuan, zgjidhja është vetëm një Revolucion Civil ku populli merr në kontroll shtetin e vet.

Marrja e kontrollit mbi shtetin e vet, realizohet vetëm me rënien e partitokracisë dhe instalimin e demokracisë pjesëmarrëse si Zvicra.

Kasta dhe vemjet e saj anatemojnë dhe fshehin të vetmen zgjidhje për shqiptarët:

Demokracinë Pjesëmarrëse, aty ku qytetarët dalin nga sundimi përçarës dhe vendosin vetë përditë fatet e vendit pa rendur pas partive dhe liderrrave maniakë!

Së bashku për Normalizimin e Shqipërisë!

#RrugëtimiKaNisur

shqipON

 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked