BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Marin Nikolla – aktivist shqipON – Pa trasparencë kaptitali nuk ka as demokraci dhe as ekonomi

Pa trasparencë kaptitali nuk ka as demokraci dhe as ekonomimarin nikolla

Ekonomia e tregut ngrihet mbi punën, kapitalin, pronën, konkurrencën e lire dhe një ambient i pastër siguruar nga rendi juridik, që mundëson operatorët të kontaktojnë e të prodhojnë pasuri. Të gjitha kategoritë e mësipëme jo vetëm që na mungojnë, por janë zëvendësuar nga antivlera.

Merremi këtu kryesisht me kapitalin.

Errësira në politkbërje i ka rrënjët thellë në errësirën e parave në qarkullim. Nëse duam të shkulim korrupsionin dhe të ndërtojmë demokracinë reale duhet të bëjmë urgjentisht trasparencën e qarkullimit të parave në këtë vend.

Bursa nuk është thjesht një vend shitblerjesh e titujve financiarë. Ajo është projeskioni i një ekonomie që zhvillohet në dritën e diellit. Ajo nënkupton që bota e biznesit realizon një vlerësim të vërtetë të gjithë aseteve dhe veprimtarive të tyre pa iu fshehur as shtetit dhe as publikut.

Po këtu politikanët vijnë për të krijuar pasuri duke vjedhur dhe duke favorizuar binzeset e familjeve dhe duke rrënuar konkurrencën e lirë ne treg.

Në të gjitha vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, me një të kaluar të ngjashme me Shqipërinë, shteti ishte promotori dhe mbështetësi kryesor i krijimit të bursave. (shpesh herë me detyrim) Por, në Shqipëri shteti në duart e mafiozëve blu e rozë nuk ndoqi këtë rrugë. Askush nuk ishte i interesuar për të bërë trasparencën e pasurive në këtë vend. Nuk është rastësi që edhe sot askush nuk flet për ngritjen e një Burse Normale dhe Funksionale.

Pavarsisht mbështetjes financiare nga ana e donatorëve, qeveritë shqiptare nuk zhvilluan kurrë tregun kapitaleve nepermjet: Listimit te ndërmarrjeve shtetërore në burse – BT nuk u perfshi në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, ashtu sic ka ndodhur në të gjitha vendet e rajonit dhe vendet e Evropës Lindore, që kanë ngjashmëri me Shqipërinë. Qeveria shqiptare asnjëherë nuk organizoi një ofertë publike fillestare (IPO) për ndërmarrjet në pronësi shtetërore, cka do të kishte sjellë listimin dhe kuotimin (tregtimin) e aksioneve të këtyre kompanivë në BT. Shkatërrimi i impiantit tonë industrial dhe privatizimi në duart e mafiozëve, ka çuar në gjendjen e tanishme të një katastrofe ekonomike të ndërmarrjeve prodhuese në vend.

Përsa i përket Historisë së krijimit të Pseudo Bursës shqiptare, duhet të kujtojmë se fillimi i Ekonomisë së tregut të lirë, solli edhe nevojën për krijimin e tregut te kapitaleve dhe hartimin e kuadrit te nevojshem ligjor, cka u realizua me mbështetjen dhe asistencën teknike të konsulentëve të huaj si USAID dhe Fondi Britanik “Knoë-Hoë”. Gjatë kësaj kohe, në vitin 1995 u miratua ligji “Mbi Fondet e Investimeve në Bono Privatizimi”, i cili rregullonte marrëdheniet ligjore vetëm për fondet e investimeve në bono privatizimi. Gjithashtu, u krijua Qendra e Regjistrimit të Aksioneve (QRA), e cila regjistron në formë lektronike të gjitha të dhënat e nevojshme mbi ndryshimin e pronësisë në kompanitë private. Një vit më vonë, parlamenti shqiptar miratoi ligjin nr. 8080, dt. 01.03.1996, “Për Letrat me Vlere”, duke i hapur rrugën krijimit të Komisionit te Letrave me Vlere (KLV) në prill 1996 dhe Bursës se Tiranes (BT) në maj 1996, pranë Bankës Qendrore.

Në vitin 2004, konsulenti i huaj financiar GMA Capital Market Ltd., në kuadër të një projekti të financuar nga Banka oterore per Asistencen Teknike për Ngritjen e Institucioneve në sistemin Financiar (FSIBTA), përgatiti njëraport te detajuar mbi zhvillimin e tregut te kapitaleve ne Shqipëri.

Nga 1 korriku 2002 Bursa e Tiranës u shkëput fizikisht nga ambientet e Bankës së Shqipërisë për të vazhduar aktivitetin e saj si institucion i pavarur dhe prej datës 5 nëntor 2002, mori liçencën paraprake për të vepruar si treg letrash me vlerë. Në një kohë kur qeveritë i ngrenë Bursat me njerzit (ekonomistët) më të zotë si një domosdoshmëri, në Shqipëri i paskan dhënë liçencë, atij institucioni aq të rëndësishëm, që mban në gjirin e tij gjith prodhimin bruto kombëtar, atij institucioni që ka të egjistruar gjith asetet, aktivitetet, prodhimet e gjithë firmave apo individëve, duke menduar sikur në Bursë marrin pjesë ca individë, ca firma e shesin e blejnë ndërmarrjet e tyre kambistët ambulantë.

“Ekzistojne” institucione financiare, te cilat ofrojne sherbime ndermjetesimi (brokerimi). Keshtu, përvec bursës së vetme në treg, KLV ka licencuar edhe Qendrën e Regjistrimit të Aksioneve, e cila bën të mundur pastrimin dhe rregullimin e transaksioneve në letra me vlere te pronesise; shtëpitë e brokerimit, te cilat mund te realizojne ndonjë ofertë publike apo tregtim te letrave me vlerë në tregun sekondar.

Shitblerja e bonove të thesarit ka qenë aktiviteti fillestar i Bursës së Tiranës. Dhe ky operacion bëhet larg trasparencës në favor vetëm të këtyre vemjeve që kuptuan se mund të vidhnin dhe prej kesaj

Ndryshe nga eksperiencat e vendeve perëndimore me një ekonomi të konsoliduar prej kohësh dhe duke marre parasysh eksperiencat relativisht te suksesshme vendeve te Evropes Lindore, Shteti shqiptar DUHET TË NDËRMARRË iniciativa ligjore per te detyruar listimin ne BT te kompanive, të cilat arrijne nje nivel kapitali te caktuar.

Gjithashtu, Qeveria mund te nxisë zhvillimin e tregut të kapitaleve nëpërmjet ofrimit të incentivave fiskale për kompanite e listuara në BT si p.sh., përjashtim nga taksat/reduktim taksash per nje periudhe kohore te caktuar. Të gjitha këto incentiva do te ndihmonin shtetin shqiptar ne reduktimin e shkallës së lartë të informalitetit në ekonomi, si dhe do të bënin të mundur që biznesi vendas të ishte më familjar me nje alternative financimi të re dhe relativisht më pak te kushtueshme se financimi nepermjet sektorit bankar.

Vetëm në këtë mënyrë ekonomia shqiptare do vihej në shinat e një ekonomie trasparente, të pastër, me vizion evropian e aftë të ngrihej dhe të konkurrente me simotrat e saja.

Një masë tjetër me e adoptuar me shumë sukses nga vendet e tjera, është ndalimi i përdorimit të Cash-it. Si me magji do të zhdukeshin transanksionet që shërbejnë për korrupsion, sepse nga frika e dënimit me burg askush nuk do pranonte para në cash (psh. Mbi 500 lek).

Forcimi i ligjit penal për fallsifikimet e bilanceve të shoqërive do të ishte një hap tjetër i rëndësishëm për luftën serioze ndaj kapitalit të pisët. Kjo do të ndihmotë dhe funksionimin e kredidhënies në vend, që nuk do të basohej më në lidhje nepotike apo me pushtetin, por ngritur mbi projekte virtuoze dhe konstruktiv për ekonominë kombëtare.

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked