BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Marine Le Pen, për një Francë të popullit dhe jo të bankave!

Luftë globalizimit dhe kthimi i pushtetit popullit sovran!

Kjo është diviza kryesore e programit të Marine dhe Front National, i përmbledhur në 144 angazhime dhe 10 faqe. E majta e djathta janë kategori të 1900-ës dhe sot nuk kanë sens të ekzistojnë sepse të dyja i shërbejnë prej dekadash të njëjtit model ngritur kundër popujve dhe pro bankave. Madje reformat më antidemokratike, antisociale, antipunëtore, nuk i ka bërë e djatha, por i ka bërë kudo e majta duke ulur kështu rezistencën e popujve ndaj këtyre politikave elitiste.

Francezët në shumicë absolute nuk besojnë më tek rotacioni mes të djathtës dhe së majtës si një lodër shpikur nga sistemi për të mos bërë kurrë reformat që ka nevojë 97% e qytetarëve.

Jo më kot simboli i zgjedhur është një trëndafil blu, që nënkupton një sintezë mes lules të së majtës dhe ngjyrës të së djathtës. Kandidatja kryesore për zgjedhjet presidenciale në Prill, Marinë ndryshe nga ajo që portretizon media main stream, nuk shihet më nga populli francez si ekstremiste e djathtë por patriotike dhe më pranë qytetarëve se asnjë parti tjetër. Jo më kot, sllogani i zgjedhur është “në emër të popullit” sepse këto vite ka treguar se është e vetmja që ka qenë konseguente dhe afër shqetësimeve të qytetarëve të futur nën darën e globalizimit financiar dhe çmontimit të të drejtave social-ekonomike fituar ndër dekada. Për temen e imigracionit, Marine është e qartë, duke i dhënë fund, ideologjisë neoliberale që transformon popujt në endacakë në shërbim të kapitalit dhe ushtrive rezervë të papunësisë. Kjo nuk i shërben as popujve pritës dhe as atyre emigrues, duke privuar vendet e tyre nga forca aktive për ringritjen e ekonomisë. Ata që “shqetësohen” për të drejtat e emigrantëve janë të njëjtët që detyrojnë me politikat e tyre si shok terapi, të shkatërrojnë ekonomitë e vendeve të tjera si dhe të blejnë qeveritarët e këtyre vendeve për të vjedhur pasuritë kombëtare e fundosur me borxhe publike.

Marine ka theksuar se do largojë Francën prej Natos si bëri De Gaulle dhe thërrasë një referendum popullor për daljen nga euro. Mbajtja e popujve dhe shteteve nën burgun e disa entiteteve ndërkombëtare kontrolluar nga lobe të errëta nuk i shërben qytetarëve dhe demokracisë si baballarët e kombit dhe Republikës kërkuan dhe realizuan për Francën.

Jo vetëm populli francez, por dhe era ndërkombëtare fryn në favor të Marine, që pas fitores së Trump, fitores së referendumiti italian dhe zgjerimit të movimento 5 stelle në Itali, në Spanjë etj, kërkon përmbysjen e ekpserimentit neoliberal që zgjat prej 30 vitesh.

I gjithë sistemi dhe jo vetëm media sulmon ashpër kandidimin e Marine deri aty sa asnjë bankë franceze pranon ti japë kredi lëvizjes politike të Marine le Pen. Mediat, njësoj si në ShBA, Britani, Itali në duart e manjatëve dhe lobeve financiare transnacionale janë trasformuar në makina përbaltëse kundër çdokujt që rrezikon perandorinë e tyre. Por populli francez, njësoj si ai amerikan, britanik apo italian, ka futur në krizë industrinë mediatike thjesht sepse është shkëputur nga ifluenca e tyre dhe informohen nëpërmjet internetit dhe kanale të tjera direkte e pa filtra.

Në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër, nuk ka asnjë media të pavarur por tërësisht të kapura si çdo sektor tjetër. Në këtë mënyrë, është e kuptueshme që për publikun shqiptar nuk kalon asnjë lajm se çfarë po ndodh në Francë, por dhe kur trasmetojnë, shpejtojnë të “porosisin” qytetarët shqiptarë se këto janë reforma populiste.

Por gogoli i “populizimit” përsëritur pa fund nga armiqtë e demokracisë, nga idhtarët e privilegjeve dhe vasalët e lobeve të brendshme dhe transnacionale, nuk do ndalin dot ortekun e bardhë që 99% e popullit kërkon, që qindra miliona qytetarët kudo po kërkojnë: Fundin e bankave dhe Kthimin e demokracisë, kthimin e shtetit nën kontrollin e vetë popullit sovran, kthimin e një ekonomie punësimi që u shërben të gjithëve dhe jo vetëm 1%, kthimin e shërbimeve publike të aksesueshmë për të gjithë, ringritjen e shtresës së mesme gardiane e demokracisë dhe armike e elitave financiare që ushqehen me varfëri e pasiguri sistemike.

 

Programi dhe info mbi Marine Le Pen dhe Front National – https://www.marine2017.fr/

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked