BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Nga “kultura e vetërealizmit” drejt “kulturës së realizimit në grup”.

Majlinda Zeneli

Në veprën e vet “Etika e Autenticitetit”, filozofi Charles Taylor flet për “kulturën e vetërealizimit” apo individualizimin e skajshëm në epokën e sotme të neoliberizmit. Një kulturë, që ka për produkt të vet njerëz, që kanë humbur tërësisht sensin e qytetarisë politike.

Të njejtin fakt dëshpërues merr në analizë edhe Chomsky në intervistën e tij të 19 Nëntorit 2017, kur flet për moshën e hegjemonisë neoliberale dhe qytetarin e sotëm të zhgënjyer dhe apatik.

Nëse në Perëndim elitat kanë kohë, që janë përfshirë fortë dhe ashpër në ndaljen e hegjemonisë neoliberale, në Shqipëri hegjemonia neoliberale e ka përmbyllur misionin e vet. Sot mban nën kontroll të plotë ekonominë, politikën, gjithë shoqërinë.

E megjithatë Rrugëdalja është tërësisht e mundshme edhe pse hije të dendura apatie dhe fatalizmi e fshehin.

Në shoqëri, vecanërisht si kjo e jona, ku zhgënjimi publik nga politika plackitëse e tre dekadave e fshiu tërësisht aksionin social, është gjetje produktive, që “kulturës së vetërealizimit” ose individualizmit të skajshëm është duke iu kundërvënë qëndrueshëm “kultura e realizimit në grup”, ku përmes bashkëbisedimit si proces, mundësohet kulturimi dhe ndërgjegjësimi i individit mbi rëndësinë e përfshirjes në kauzat e përbashkëta sociale dhe politike.

Një rrugëtim i mundimshëm, por thelbësor, ku individi ndihmohet të shkëputet nga marrëdhënia e zbrazët, e pa rrugëdalje me vetveten drejt një marrëdhënie shëndeti me njerëzit dhe shoqërinë, për të mbërritur në lartësimin final, drejt aksionit të përbashkët social dhe politik, si një rrugëdalje e sigurtë drejt vetërealizimit, por brenda grupit dhe përmes kauzave të përbashkëta.

Në një shoqëri si kjo e jona, ku individi i tërhequr në apati e ka pranuar grabitjen e lirisë nga sistemi, ku oligarkia politike ka pushtet të pakufizuar, “kultura e realizimit në grup” është jo vetëm rrugëtim evolutiv drejt qytetarit të angazhuar, por edhe proces maturimi për lëvizjet e reja politike progresiste, të cilat e kanë të domozdoshme kalimin e kalvarit të mundimshëm të rritjes për të qenë të gatshme jo vetëm për finalizimin, por edhe sigurimin e jetëgjatësisë së kauzës së tyre.

Dhe lëvizje politike të tilla, avangardiste ka edhe në shoqërinë tonë, dëshmi e vitalitetit si komb e shoqëri edhe pse sot kemi prekur fund humnerën.

Projekti politik frymëzues i Demokracisë PjesëmarrëseLëvizjes ShqipON është dëshmi dhe besim i plotë i një Rrugëdalje të sigurtë nga rrethi vicioz i neokolonializmit ku na mban aleanca e tre dekadave të oligarkisë sonë politike me lobet plackitëse të Perëndimit.

Majlinda Zeneli

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked