BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Off: Betonizimit të Liqenit

Foto108

Projekti  i talljes!

Zgjedhja e pushtetarëve të atëhershëm dhe të tanishëm për të BETONUAR parkun e liqenit duke mbushur mbushur xhepat e tyre nga mafiozët betonierë, merr ngjyra tragjike dhe surreale në projektin që kanë prezantuar.

E vetmja anë pozitive e këtij projekti, është që ka ngjasat e një instalimi artistik me vlera artistike shumë të rendomta.  Ky projekt mund të përshkruhet me disa fjalë:

Rrëmujë  – arkitektura në këte rast nuk krijon  po kopjon kaosin e ndërtimeve pa kriter të tiranes, duke e ekzagjeruar në dimensione.

Burg betoni – detajimi i ndërtesave nga projektuesit i ka dhëne pamje kështjellash prej betoni të mbyllura në vetvete.  Mungojnë vetëm hekurat nëpër dritare dhe telat me gjëmba që e rethojnë.

Provokimi – kur mungojnë idetë, menyra më e thjeshtë dhe banale është të ndjekësh tekniken e provokimit. Teknikë që mund të funksionojë vetëm në art.

Në një vepër artistike loja e anullimit të bukurise nuk ndikon në jetën e përditëshme të qytetarëve! Në këtë rast është më banale, sepse janë marrë gratacela dhe janë rrëzuar mbi njëra tjetrën me një kompozim të rëndomtë që ofendon arkitekturën moderne.

Arkitekturë urbane e viteve 60/70 – projektuesit mbase janë nostalgjikë të një rryme arkitekture urbane që la gjurmët tragjike ne vitet 60/70 ne gjithë Evropen. Kjo lloj arkitekture la testament kucedra betoni që akoma vazhdojnë të degradojnë jetën sociale te qyteteve perëndimore. Për fat të mirë arkitektura moderne ka evoluar dhe shkon në drejtimin e kundërt të kësaj  krijese.

Banalitet  – Idetë banale nuk e meritojnë kritikën, sepse ua shtojnë (edhe se pak) vlerat që nuk kanë. Fatëkeqësisht  është një ndër te vetmet projekte të prezantuara në të gjitha metropolet e të gjithë botës, që nuk merr mundimin të justifikojë  koston e tij milionere.

Profesionaliteti i arkitektëve në këtë rast ua ka lënë vëndin zanatit të mashtrimit. Ata sigurisht, me shume lehtësi kanë kuptuar se personat të cilët do te gjykonin këtë projekt, përveç injorancës dhe mungesës profesionale, kishin sytë e zënë nga ambicja e mbushjes së portofoleve.

Ky projekt (nëse mund të quhet kështu) ka ngjasat e një filmi me skenografi surreale, ku tirani që është në krye:

  • pasi ka shkatërruar qytetin mbi të cilin sundon me ndërtesa pa fund,
  • pasi e ka shëmtuar,
  • pasi i e ka bëre të pajetushëm;

ky tiran merr guximin që ti ndërtojë një monument gjigand që i shëmbëllen qytetit që shkatëroi, për të vënë në provë durimin e qytetarëve dhe për të treguar fuqinë e sundimit të tij. Edhe Neroni kur dogji Romën nuk u tregua kaq makabër.

Fatkeqsisht ky tiran ka fytyrën e pushtetarëve tanë, trupin e betonierëve dhe  i veshur me portofolët e tyre shumëngjyrësh.

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked