BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Off: Hemorragjisë së emigracionit ON: Rikthimit në atdhe të shqiptarëve

 

stethoscope

Urgjenca dhe serioziteti i problemit të emigracionit kërkon një trajtim të githanshëm. Ne fakt për Shqipërinë, Emigracioni nuk është thjesht një problem, ai ka trajtën e një hemorragjie kombëtare. Jemi ndër vendet e para në botë për numrin e emigrantëve në përqindje. Shqiperia është ndarë në mënyrë dikotomike ku gjysma e saj ka braktisur vendin dhe nga sondazhet rinia synon ende ende ta braktisë atë.

Por problemi nuk është vetëm sasior por dhe cilësor sepse ata që largohen janë dhe më të virtytshmit që nuk i dorëzohën realitetit banal shqiptar, por kërkojnë një botë më të mirë ku mund të punojnë dhe prosperojnë.

Në fakt emigracioni dhe eksportimi i krahut të punës ka balancuar deficitin tregtar dhe financiar të ekonomisë konsumiste të Shqipërisë për shumë kohë.

Tani situata po fillon dhe po ndryshon. Deri dje merrej si e mirëqënë se emigrantët nuk kanë rrugë tjetër përveç kthimit. Pas shumë shpresave dhe pritshmërive, me të drejtë tek emigrantët por jo vetëm, po konsolidohet idea se Shqipëria ka pak gjasa të bëhet një vend normal, ku mund të investohet dhe të sigurohet një jetesë e qetë.

Tani i duhet shtetit shqiptar që të zhvillojë politika jo vetëm të kthimit të emigrantëve në vend por dhe të tamponojë hemoragjinë aktuale. Duhet që praktikat e shëmtuara të denigrimit të emigrantëve nga funksionarët publikë tiu jefpet fund në mënyrë që ata mos ta ndjejnë më veten të huaj në vendin e tyre.

Ka ardhur koha që emigrantëve dhe diasporës shqiptare tiu dedikohen institucione përfaqësimi permanente ku ata të bëhen pjesë e vendimarjes politike të vendit. Kontributi i tyre duhet të jetë dhe politik pasi ata janë përcjellës  të praktikave më të mira perëndimore, kanë formuar sens të fortë kritik dhe nuk janë të prirur të pranojnë propagandën militantiste të partive dhe mund të sjellin format të reja të zhvillimit demokratik për Shqipërinë. Gjithashtu ka ardhur koha që qeveritë shqiptare të heqin dorë nga përqasja vampiriste që kanë për emigrantët dhe kursimet e tyre dhe të zhvillojnë  politika fiskale që të mundësojnë investimet e tyre. Domosdoshmëri janë dhe politikat sociale, arsimore që të mundësojnë ripërshtatjen e emigrantëve, familjeve dhe fëmijëve të tyre në Shqipëri.

 

Për gjitha këto dhe më tepër ne propozojmë:

 

  1. Krijimin e një nëndhome përfaqësimi në parlamentin shqiptar dedikuar emigrantëve dhe diasporës, e cila të konsultohet dhe të vendosë për ligjet më të rëndësishme të vendit! Nëse duam kontributin e tyre, duhet tiu lejojmë një forum përfaqësimi dhe vendimarrjeje!
  2. Realizimi pa vonesë e së drejtës së votës për emigrantët dhe diasporën shëiptare sipas praktikave të vendeve perëndimore. Si mund të mohojmë këtë të drejtë kaq shumë shqiptarëve dhe pjeseës më vitale të Shqipërisë? Kakofonia elektorale duhet ti lërë vendin nismave ligjore!
  3. Krijimi i një Agjencie Kombëtare Diasporës dhe Emigrantëve dhe seksioneve të saja në vendet me prezencë të madhe të shqiptarëve! Krijimi i një Anagrafie me të dhëna të plota mbi vendodhjen e emigrantëve nëpr botë. Promovimin e personaliteteve shqiptare nëpër botë per të qenë këta  ambasadoret natyrorë të Shqipërisë, për të shërbyer si ura komunikimi dhe për  lidhjeet mes   institucioneve shqiptare me ato ndërshetetërore dhe ndërkombetare.
  4. Përshtatja e shkollës shqiptare në gjitha nivelet për të ndihmuar fëmijët e emigrantëve të arsimohen dhe të rehabilitohen në shoqërinë shqiptare.
  5. 5. Mostaksimi i çdo biznesi serioz për 5 vjet, që realizohet nga shqiptarët e ardhur në vendin e vet, dhe forma të tjera lehtësimi fiskal e doganor për këto investime.
  6. Lehtësimi, dixhitalizimi dhe prodhimi on line, i gjithë dokumentave të nevojshme për emigrantët, familjet dhe pasuritë e tyre në Shqipëri.
  7. Promovimin dhe inkurajimin e një rrjeti të përbashkët mes shoqatave shqiptare nëpër Botë me mjetë të ndryshme.
  8. Detyrim për përfaqësitë shqiptare në botë për të bërë trasparente aktivitetet dhe shërbimet e tyre; publikimi on line i CV-ve të stafit të tyre dhe projektet e tyre; Degjimi dhe regjistrimi on line i gjithë ankesave dhe propozimeve të emigrantëve për personat dhe shërbimet kryer nga ambasadat apo konsullatat!
  9. Rikonceptimi i TVSH-së në funksion edhe të shqiptarëve jashtë atdheut. Hapja e seksioneve në vendet ku banojnë shqiptarët. Kurse serioze për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare npj TV dhe internetit.
  10. Krijimi apo lejimi i një kompanie ajrore low cost (si ryan air) në mënyrë që emigrantëve tiu lehtësohet financiarisht një kontakt më efikas dhe i shpejtë me Shqipërinë!

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked