BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Off: Korrupsionit On: Trasperencës

 

Off: Korrupsionit

On: Trasperencës


Ndër plagët që kanë pllakosur në Shqipëri, korrupsioni është më i keqi, sepse  është në formën e kancerit kudo në shoqëri.

 Nëse në vende të tjera korrupsioni është një përjashtim këtu ai përbën një rregull. Mund të themi madje se ai përbën modelin e suksesit në të gjitha fushat. Korrupsioni është çelësi i leximit për të kuptuar individët, partitë, politikanët, biznesmenët që iu buzëqesh ylli i fatit. 

Por ndryshe nga ajo çfarë propaganda do të trasmetojë, korrupsioni nuk fillon nga poshtë por nga sipër. Korrupsioni lind vetëm atje ku ushtronet një pushtet. Asnjë qytetar nuk do bënte korrupsion nëse sistemi do të ofronte një shërbim normal si në çdo vend tjetër. Dhe sistemin e prodhon pushteti.

Idea e propaganduar nga sistemi, që të gjithë mund të përfitojnë nga korrupsioni, krijon një shpresë perverse tek njerëzit që në vend që ta luftojnë, i dorëzohen apo mundohen ta justifikojnë. Por kjo është pikërisht ajo cfarë pushteti dëshiron të besojmë.

Korrupsion përbën devijimin nga një bashkëjetesë normale dhe civile në një komunitet që nuk respekton rregullat e bashkëjetesës. Asnjë organizëm nuk rritet nëse mban një kancer në gji. Korrupsioni mbyt gjitha energjitë pozitive në një vend. Largon njeërëzit e virtutshëm dhe investitorët duke i lënë vend parazitizmit dhe degjenirimit të indit ekonomik por dhe social, duke filluar që nga rinia. Korrupsioni dënon me vdekje cdo lloj nisme ekonomike virtuoze që nuk mund të zgjerohet natyrshëm me aftësitë dhe punën e saj. Korrupsioni promovon vetëm ato biznese që garën e ndershme në treg ta mbysë me privilegje të ofruara nga pushteti.

Dhe në fund si më e rëndësishmja, korrupsioni helmon politikbërjen dhe institucionet në një vend. Shteti nuk kuron interesin publik por interesin e pushtetarëve. Pushteti kap shtetin. Nuk mund të kemi proçes legjislativ të shëndoshë nëse deputetët janë të shantazhuar dhe shqetësohen për interesat personalë dhe të biznesit të pandershëm. Ashtu sikundër nuk mund të kemi kurrë një adminstratë publike apo më pak një drejtësi në shërëbim të qytetarit, ku ligji zëvendësohet nga pazaret e përditshme.

Kjo nuk është demokraci kjo quhet kleptokraci.

Trasparenca si vaksinë ndaj korrupsionit
Por a ka një vaksinë kundër korrupsionit?

Bota e civilizuar, organizmat nrkombëtarë, shtetet evropiane e kanë gjetur. Ajo është trasparenca. Nga raportet e shumta evropiane dhe ndërkombëtare, është provuar qartësisht një lidhje e ngushtë mes trasparencës dhe luftës ndaj korrupsionit.

Të gjitha vendet e BE-së kanë adoptuar një legjislacion që bën transparent për publikun pasuritë e politikanëve. Kurse vendet skandinave si Suedia, Norvegjia bën publike madje dhe pasurinë e cdo qytetari në mënyrë që të ndalojë evazionin dhe jo vetëm korrupsionin.

Legjislacioni shqiptar mbi trasparencën dhe antikorupsionin
Cili është qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj trasparencës dhe luftës ndaj pasurisë kriminale?

Si zakonisht, edhe pse i dështuar në praktikë, në teori, shteti shqiptar ka adptuar ligje shumë përparimtare dhe të guximshme duke nxjerrë si prioritet transparencën dhe luftën ndaj korrupsionit dhe parasë së pisët në përgjithësi. Me pak fjalë, legjislatori shqiptar nuk është fshehur pas të drejtës së privatësisë të funksionarëve publikë por ka parë si parësore interesin publik të trasparencës ashtu sikundër e kërkon dhe neni 23 i Kushtetutës. Ndryshimet e fundit të ligjit antimafia, parashikojnë korrupsionin si një nga ato krime ku do të jenë personat e dyshuar për pasuri kriminale të provojnë burimet e fitimit.

  •  Përveç ligjit të sipër përmendur me nr. 10 192, datë 3.12.2009 për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë quajtur dhe si ligji antimafia; është adoptuar:
  •  Ligji nr.9049, datë 10.4.2003 “për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” ; në nenin 34 të tij, përcaktohet se “të dhënat që përfitohen nga deklarimi sipas këtij ligji janë të lejueshme për publikun, në përputhje me ligjin nr.8503, datë 30.6.1999 “për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare
  •  Ligji nr.9367, datë 7.4.2005 “për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike. Gjithashtu, në pikën 1 të nenit 19 “lidhja ndërmjet dy sistemeve dhe e drejta e informimit” të ligjit, është përcaktuar se “deklarimet e interesave, sipas seksioneve 1 e 2 të këtij kreu dhe çdo dokument tjetër, që i shoqëron ato, janë dokumente zyrtare. Të dhënat, që përftohen nga deklarimi, sipas këtij ligji, janë të lejueshme për publikun, në përputhje me ligjin nr.8503, datë 30.6.1999 “për të drejtën e informimit për dokumente zyrtare”. Në pikën 2, të po këtij neni është përcaktuar se “sistemet, rast për rast dhe periodike, të identifikimit e të regjistrimit të interesave ndërtohen në forma e me mjete të tilla, që ndihmojnë njëri-tjetrin për …mundësinë për informim sa më të plotë e më të lehtë të publikut me të dhënat e regjistruara të interesave”.
  •  Ligjin nr.8305 datë 30.06.1996 “për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, nuk kë rkon që qytetari të provojë ndonjë interes pë r të marrë informacion mbi dokumentat publikë
  •  Ligjit nr.8517, datë 22.07.1999 “për mbrojtjen e të dhënave personale, nenin 11, shkronja “b ku radhitet si një nga rastet kur nuk është e domosdoshme dhënia e pëlqimit paraprak për trajtimin ose publikimin e të dhënave personale edhe atëhere kur një gjë e tillë është e “nevojshme për përmbushjen e një detyrimi ligjor të vetë subjektit të të dhënave
  •  Ligji 11.02.1999 “për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”
  •  Ligji (nr.9917, datë 19.5.2008, “ për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”)

Gjykata kushtetuese në vendimin nr.16, datë 11.11.2004, ka rrëzuar pretendimet e ngritura nga ojf-ja shqiptare komiteti shqiptar i helsinkit e shqetësuar për të drejtën e privatësisë të politikanëve shqiptarë. Gjykata kushtetuese argumenton se: “të dhënat personale me karakter pasuror, nuk kanë atë natyrë dhe atë karakter që kanë të dhënat me karakter sensitiv, të cilat përbëjnë edhe thelbin e jetës private dhe familjare. Janë pikërisht këto të dhëna, të cilat i krijojnë mundësi individit të zhvillojë në mënyrë të pavarur personalitetin e tij dhe që “në mënyrë të bazuar dhe të njohur nga të tretët, nuk mund të jenë nën vëzhgimin e publikut”. ( të dhënat pasurore në tërësinë e tyre nuk e kanë këtë karakter). Për më tepër, në tërësi shpesh ato janë vetiu nën vëzhgimin dhe vlerësimin e publikut të gjerë. Nga ana tjetër, marzhi i vlerësimit në këtë rast është dhe duhet të jetë shumë më i gjerë dhe tolerues, pasi bëhet fjalë për persona të rëndësishëm publikë, të veshur me pushtet të konsiderueshëm shtetëror. Transparenca dhe besimi i publikut në këtë kategori njerëzish luajnë rol të rëndësishëm në shtetin e lirë e demokratik. Pikërisht për këtë arsye, në jurisprudencën e vendeve të ndryshme demokratike është deklaruar se “publikimi i detajeve mbi të ardhurat ose pasurinë personale nuk përbën ndërhyrje në jetën private, veçanërisht nëse personi ushtron funksione publike ose kuazi – publike”. detyrimi për deklarimin e të ardhurave dhe pasurisë personale si dhe mundësia e publikimit të tyre, nuk synojnë dëmtimin apo denigrimin e subjekteve deklaruese, por një transparencë dhe kontroll më rigoroz ndaj pasurimit apo raporteve të tyre financiare me persona të tretë. Nga ky këndvështrim, gjykata kushtetuese çmon se publiku ka interes të ligjshëm, që përmes transparencës, të informohet më në detaje jo vetëm mbi punën dhe veprimtarinë, por edhe mbi të ardhurat, pasurinë dhe burimet e saj të personave të zgjedhur ose zyrtarë. Pra, balanca e gjetur vlerësohet si e drejtë dhe e bazuar. Propozime:

  1. Detyrimin e përgjithshëm dhe jo me short të deklarimit të pasurisë dhe burimeve të saja të gjithë funksionarëve të lartë që mbajnë poste publike apo menaxhojnë fonde publike
  2. Akses të drejtëpërdrejtë të qytetarit, ashtu sikundër e kërkon kushtetuta në nenin 23 mbi të drejtën qytetarit për informim të makinës shtetërore; pra, modifikimin e ligjit nr.8305 datë 30.06.1996“për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”
  1. Eleminimin e kushtit paraprak të “kërkesës” së qytetarit për publikimin e dokumentave shtetërorë dhe publikimin direkt të tyre on-line. Aq më shumë që vetë ligji nuk kërkon asnjë arsyetim nga qytetari se përse dëshiron të njihet me këto dokumenta. Pra, nuk shihet arsyeja (ndoshta vetëm ekonomike) e mospublikimit automatik të këtyre dokumentave. Procedimi i këtyre kërkesave ka rezultuar në praktikë pengesa më serioze, falë mospranimit të kulturës së transparencës nga ana e shtetarëve tanë me reminishencë komuniste besnikë të një kulture errësire dhe sekrete të funksionimit të shtetit.
  2.  Amendimin në pjesën dedikuar fjalës “dokument” ku të renditen si dokumente i gjithë informacioni shtetëror, (duke përcaktuar qartë dhe taksative më përpara, listën e atyre dokumenteve që në përputhje me ligjin ligji 11.02.1999 përbëjnë informacion të klasifikuar sekret shtetëror”) duke i hequr kë shtu pë lqimin dhe diskrecionalitetin rast pas rasti, titullarit të Institucionit të publikojë çfarë të dojë. Kështu këto dokumenta të jenë të publikuara on-line nga çdo dikaster, pa qenë nevoja të bëhet kërkesë e veçantë nga qytetarët herë pas here.
  3.  Ngritjen e një institucioni qendror të individualizojë automatikisht përgjegjësit e çdo institucioni për Mos/realizimin e këtij detyrimi.
  1.  Rishikimin e kodit penal për të sanksionuar më ashpër, mospërmbushjen e këtij detyrimi si dhe veprën e deklarimit të rremë.
  2.  Ratifikimin e Konventës evropiane të aksesit në dokumentet zyrtarë
  3.  Përmbushjen me rigorozitet të detyrave që i rrjedhin Shqipërisë nga aderimi në grupin GRECO, themeluar nga Këshilli i Evropës

Përmbushjen me rigorozitet të detyrave që i rrjedhin Shqipërisë nga nënshkrimi i Konventë së OKB – së mbi luftën ndaj Korrupsionit

 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked