BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Opinioni publik dhe opinioni i turrmave

Opinioni publik dhe i turrmave

image

 Nga mesi i shekullit XVII, në Europë filloi krijimi i sferës së opinionit publik. Një borgjezi ende e privuar prej pushtetit politik, por në ngjitje të shpejtë në shoqërinë civile, kërkon kontrollin e vendimeve të mbretit dhe të qeveritarëve. Qarkullimi i gazetave, shfuqizimi i istitutit të çensurës paraprake dhe përhapja e klubeve, janë ngjarje që do lejonin formimin e opinionit publik borgjez. Sfera e opinionit publik mbetet mjaft e ngushtë: kapitenët e industrisë, tregtarë të pasur, profesionistë të lirë, inelektualë. Nuk u akordohet si rrjedhojë shumë personave të publikojë artikuj dhe nga ana tjetër mes nënshetasve, ata që nuk janë analfabetë nuk arrijnë as ti lexojnë. Prapëseprapë, në këtë vatër zjarri kulturor, do të organizohet Shteti i ri që do të marrë pushtetin në 1789. Një karakteristikë e dallueshme në sferën e opinionit publik është padyshim argumentimi racional. Kritikat më të ashpra si dhe propozimet edhe pse radikale janë gjithmonë fryt i një argumentimi. Nëse bëjmë një kërcim prej dy shekujsh deri tek shpikja e radios e cila provokon një revolucion në sferën e opinionit publik. Të gjithë qytetarët virtualisht mund të shprehin dhe të bëjnë publike idetë e tyre cilado qoftë klasa e tyre e përkatësisë, nëse dinë apo jo të shkruajnë apo të lexojnë. Kjo u erdhi edhe për shtat pushtetarëve, që arrijtën të kapërcejnë sferën e kufizuar dhe kritike që paraqiste opinioni publik tradicional që lexonte gazetën dhe mblidhej për ti diskutuar në sallone dhe forume të ndryshme. Tashmë, destinatar do të ishin turrmat e padiferencuara. Ardhja e televizionit do të shenjtëronte këtë metamorfozë të figurës së qytetarëve në kategorinë e “njerëzve”. Do të lindë kështu, në dekadat e para të shekullit XX, falë televizionit dhe radios, opinioni i masave.

Por fenomeni, edhe pse i artikuluar nga eksponentë të shkencës si (Ortega, Reich, Canetti etj.) nuk arriti të asimilohej në mënyrë komplesive prej botës politike, duke u reduktuar në formën sugjestive të “big brother”. Qëllim i këtij ndërtimi sintetik është të konsiderojmë në mënyrë kritike bindjen e përhapur sipas së cilës, radio dhe televizoni prodhuan thjesht një zgjerim të opinionit publik, një progresion të thjeshtë të sferës së numrave, por që nuk do të ndikonte në natyrën e kësaj kategorie sociologjike. Problemi është pikërisht ky: nëse sfera e opìnionit publik është ajo që përshkruam më sipër – një borgjezi iluministe, e arsimuar dhe arsyevepruese, e fokusuar rreth gazetave, librave dhe revistave – është akoma e mundur të flasim për opinion publik kur për atë nënkuptojmë pa dallim të gjithë personat që shohin normalisht televizionin, pra “popullin e televizionit”?

Opinioni publik është një sferë e kufizuar e qytetarëve të ndërgjegjshëm për statusin e tyre social, për të drejtat dhe detyrime e tyre, të pajisur me një ndërgjegje civile dhe pjesëmarrës në debatin politik. Nga ana tjetër, opinioni i masave përfaqëson një sferë pothuajse të pakufizuar, me konture të paqarta, konsistenca e të cilit lidhet vetëm me sasinë; një turrmë personash, pa identitet ku secili prej antarëve  mendon se “turrma” janë të tjerët. Por ka edhe një ndryshim akoma më radikal mes dy universeve. Opinioni publik ngrihet mbi argomentimin racional, mbi bindjen, mbi forcën e arsyes, ndërsa opinioni i masave ushqehet me sugjestionime, me demagogji, nga estetika dhe jo etika. Ky opinion masash shpreh forcën e vet vetëm në sondazhe apo në numrat e audiencës televizive, instrumenta lehtësisht të manipuluar prej qendrave të pushtetit. Përkundrazi, sfera e opinionit publik është e fortë dhe e organizuar: në vend të komandës të këtij dominimi qëndrojnë “pushtetet e forta” që kontrollojnë hallkat e ekonomisë dhe të financës, të shtypit dhe të medias, të kulturës dhe të shkencës. Por influenca e saj mbi masat është e kufizuar prej hapësirës së ngushtë të ndikimit dhe të qarkullimit të mjeteve të saja të komunikimit, nga një rend i ligjëratës së artikuluar dhe shpesh kompleks për tu kuptuar nga masat. Opinioni i masave i krijuar nga televizioni, përkundrazi nuk ka këto probleme: për ta formuar dhe ta deviuar mjafton të kesh personalitet të fortë, të njohësh artin e joshjes dhe të zbavitjes, përfaësosh një simbol suksesi, të sugjestionosh, të hutosh njeriun prej halleve të jetës së përditshme. Kush punon në fushën e reklamave, njeh mirë dallimin mes këtyre dy botëve dhe sigurisht nuk bazohet në Arsyen për të propaganduar në Tv një shampo apo një makinë të re. Përplasja mes këtyre dy botëve është e tmerrshme: arsyeja i kundërvihet mosarsyeja, forca e vlerave përthyhet, përballë sondazheve të opinioneve që imponojnë tiraninë e një shumice anonime. Të gjithë programet politike, sidomos ata më të arsyeshëm dhe realistë, duhet të bëjnë mirë llogaritë me mosarsyetimin e opinionit të masave. Në përmasat ku partitë socialiste dhe demokratike kanë dështuar në misionin historik për të çliruar masat “nga skamja dhe injoranca” në të njëjtën masë ato luajtën një rol qendror në të gjitha tragjeditë politike që tranzicioni ynë prodhoi. Kjo përplasje mes sugjestionimit dhe arsyes, populizmi dhe demokracia, konformizmi dhe pasuria shpirtërore, është në ditët e sotme antagonizmi i vërtetë në vend të përplasjes demode mes të majtës dhe së djathës, kategori që futeshin brenda sferës racionale të politikës nëpërmjet “zgjedhjes me ndërgjegjësim dhe liri”

Fitorja e opinionit publik. Nga aq sa thamë, kuptohet lehtësisht, se në cilin vend futet Interneti, një “medium” që kërkon një farë shkollimi (duhet të dish të shkruash dhe të lexosh), një farë njohje me gjuhët e huaja, njohjen vetë të kompjuterit dhe të Rrjetit. Pra të gjitha këto kërkesa tipike të opinionit publik bashkëkohor që kanë gjetur tek Interneti një instrument analog, për përzgjedhje dhe sens arsyetues të ligjëratës, njësoj si “letrën e shtypur” por tani duke shtuar “ndërveprimin”, pra me një pjesëmarrje efektive dhe direkte ndaj diskutimeve shkencore, politike, shoqërore etj. Oportunitet që gazeta kishte lejuar vetëm minimalisht antarëve të shoqërisë civile (publicistët). Interneti është një autostradë që rrihet nga nga “mjete” nga më të ndryshmët, dallohet qartë difektet që kanë mediat e tjera të masave dhe konfigurohet kështu si një “ekspozitë e gjallë e gjithë vendit”. Edhe pse nën tiraninë 70 vjeçare të opinionit të masave, hapet tani një hapësirë reale ku kanë të drejtë qytetarie, istitucione publike dhe private, universitete dhe qëndra kërkimore, bibloteka dhe agjenci shtypi, një hapësirë ku opinioni publik mund të rimarrë stafetën e fjalës (ajo që argumenton dhe ajo fjalë që josh), të çlirohet prej filtrave të gazetarëve (që kundërmon prej kohësh kalbëzim) dhe të identifikohet përsëri si klasë më vete, e dallueshme prej opinionit të masave që dehet 5 orë në ditë para televizonit.

Kjo hapësirë cilësore e komunikimit social, deri tani ka qenë e bllokuar prej TV komerciale, e degraduar prej trasmetimeve banale; as televizioni publik – që duhej në teori të kundërshtonte këtë pasivitet homologues – nuk ia doli të argjinonte degjenerimin që qëndronte brenda atij modeli. Shqypi i shkruar, ka qenë gjithashtu i detyruar të rendë pas televizionit duke hequr dorë ngadalë nga funksioni i tij historik të formimit të opinionit publik, ashtu si parashikonte që në vitet “30, Josè Ortega në dhënien e alarmit për të denoncuar pasojat e frikshme që vinin prej ndarjes së botës së kulturës dhe komunikimi të masave. <<Nëse Europa – thoshte – ecën prej kohësh me kokën poshtë dhe këmbët në hava, kjo i dedikohet faktit se shtypi tashmë posedon një pushtet toatal dhe është i vetmi pushtet shpirtëror. Universiteti duhet të marrë në dorë frenat e lëshuara dhe të rikthejë kulturën shkecore dhe profesionale, kundër banaliteti që përhapin mediat>>. Fatkeqësisht, nuk ekzistonin në epokën e Ortegës, kushtet historike dhe teknologjike që apeli i tij të dëgjohej e të mos binte në vesh të shurdhër. Në vijim, institucione solide dhe shekullore, si universitetet, akademitë, kishat, klubet, partitë, thelbësore për formimin e klasave drejtuese në Perëndim, dalëngadalë kapitulluan përballë masmediave: në vend që ti përmirësonin, asimiluan vlerat dhe llogjikën e medias.

Për këtë motiv, përballë një Tv që “nuk pranon replika” dhe një shtypi që ka humbur origjinën e tij fisnike, Interneti përfaqëson të paktën një shpresë, një rast për të rimarrë, në shkallë planetare, një hapësirë publike të komunikimit të kulturës, artit, shkencës dhe politikës.

Elitat dhe masmedia

Sigurisht, duhet të jemi vigjilentë e mos të biem në apologjitë akritike, por gjithashtu nuk duhet të corientohemi nga një vision paragjykues dhe pessimist që e sheh Internetin si një Babel të ri, një botë të huaj nga realiteti “cyberspace”, e populluar nga maniakë ose si një farsë e orkestruar nga korporata të mëdha shumëkombëshe të telekomunikacionit dhe informatikës – duke harruar që këto të fundit jo vetëm që nuk e kishin planifikuar internetin por iu desh ti rendin nga pas. As, nga ana tjetër nuk duhet braktisur, duke e demonizuaar, televizionin në fatin e vet – sidomos shërbimin publik. U takon njerëzve të Kulturës, e para së gjithëve vetë drejtuesve televizivë, detyra për të rikthyer funksionin civil këtij mjeti të jashtëzakonshëm të komunikimit. Problem qëndron në këto terma: deri tani, me një përjashtim të pjesshëm për kinemanë që ka prodhuar kryevepra dhe pa dyshim ka krijuar formën e artit më të rëndësishëm të shekullit XX, përplasja mes medias dhe botës së kulturës solli një fitore të doxa mbi epistemën, të shijes së keqe mbi shijen e mirë, të përafërsisë mbi korrekten, të mbytjes së argumentimit racional. Vihet pra përpara një cështje ”shpërblimi”: mjetet e reja të komunikimit të masave duhet ti përkasin dhe atyre që zhvillojnë një punë intelektuale dhe istitucioneve që operojnë në fushën e kulturës, të shkencës dhe të politikës.

Interneti ndryshe prej TV, nuk ndalon këtë mundësi dhe mbi të gjitha tregon një miqësi “natyrale” ne institucionet që kurojnë formimin kulturor dhe shpirtëror të qytetarëve. Nga ana tjetër nuk është një rastësi që universitetet dhe qendrat e kërkimit ndërkombëtar kanë qenë të parët – dhe për shumë vite madje të vetmit – “përdorues” të Rrjetit. Këto nuk janë gjëra me pak vlerë nëse është e vërtetë që formimi i klasës drejtuese është një problem i rëndësishëm dhe i rendit të ditës kudo sot në Botë. Një revolucion i ngjashëm. Galaksia Gutenberg ka qenë e  rrethuar nga revista pornografike, manuale për vetëvrasjen dhe gjëra të tilla, dhe prapëseprapë dituria humaniste, shkencore dhe teknike që për vite ka qenë e mbyllur përgjatë shekujve nëpër bibloteka, nëpër laboratore, më në fund arriti të shpërndahet, në mënyrë kapilare në cdo cep të planetit. Një revolucion analog, akoma dhe më i jashtëzakonshëm po vërehet me rrjetet telematike. Sigurisht, të afirmosh se Interneti është Enciklopedia e shekullit XXI, mund të duket e nxituar, por meqënëse, teorikisht kjo nuk mund të përjashtohet dhe të jep kënaqësi kur mendon se kjo gjë po ndodh ndërkohë. E gjithë kjo është duke lindur nga hiri i opinionit të vjetër publik, në një “shpirt publik”  me një ndërgjegje të re publike.

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked