BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Pa demokratizim të Partive nuk ka demokratizim të Shqiperisë

Pa demokratizim të Partive nuk ka demokratizim të Shqiperisë

12187715_1029945873704025_5230205601823689090_n

Konstitucionalizimi i partive politike!

Si?

Krijimi i një shteti shqiptar të së drejtës kërkon ndarjen përfundimtare ndaj modelit të partisë-shtet që i mbivendoset Kushtetutës dhe ligjit. Krijimi i pluralizmit nuk pengoi por transformoi në rotacion, vazhdimin e mendësisë komuniste mbi një parti që vendos për gjithçka dhe për këdo. Njësoj si më parë, institucionet dhe gjithë administrata vihen në shërbim të partisë së radhës dhe jo Republikës. Është partia që të gjen punë, të bën të pasur, të jep privilegje dhe të siguron pandëshkueshmëri.

Sundimi i partisë nga lart dhe jo organizim nga poshtë (qytetarët), ku udhëheqësi zgjedh strukturat dhe njerëz besnikë që i sigurojnë pushtet absolut është antidemokratik dhe duhet të përfundojë. Partitë duhet të rikthehen në frymën e Kushtetutës, ku luajnë një rol ndërmjetësuesi e kontrolli të qytetarëve mbi shtetin, ku prodhohen ide dhe përfaqësohen interesa për të ndikuar vendimmarrjen publike.

Për këto dhe më tepër, organizimi demokratik i partive do të rregullohet me rezervë kushtetuese dhe ligjore, dhe zbatimi i tyre nuk do u lihet në dorë më vetë partive dhe statuteve të tyre, por do garantohen nga gjykatat shqiptare dhe KQZ-ja e zgjedhur prej qytetarëve.

A. Parashikimi në Kushtetutë i sistemit të Primareve të hapura. Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën politike do të bëhet nëse atyre u njihet një rol më i zgjeruar në vendimmarrje duke zgjedhur lidera të moderuar.
1. Qytetarët do të mund të zgjedhin direkt kryetarin e partisë dhe drejtuesit e tjerë lokalë. Zbatimi i parimit “një qytetar, një votë” nuk do lihet më në dorë të kryetarit, por do të jetë automatik. Do parashikohet gjithashtu mekanizmi i rishikimit të mandateve në çdo kohë, me anë të një nisme qytetare.

2. Kandidatët për zgjedhje politike dhe vendore, nuk do të parapërcaktohen nga udhëheqësi, por do të votohen më parë nga qytetarët.

B. Kufizimi vetëm në Dy mandate, për çdo post drejtuesi. Kjo lejon ripërtëritjen e strukturave me njerëz dhe ide të reja si dhe pengon kapjen e partive nga grupime që punojnë kundër interesit të përgjithshëm.
C. Krijimi i një tavani për financimin. Që gara elektorale të jetë e ndershme duhet që ajo të mbështetet tek idetë dhe njerëzit dhe jo tek paratë e shpenzuara dhe blerja e influencave.
D. Transparencë totale. Krijimi i Drejtorit të thesarit të çdo partie që do jetë penalisht përgjegjës për çdo veprim financiar i të partisë publikuar online në përputhje me normat ligjore.

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked