BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Pa u çliruar nga monopolet nuk çlirohemi dot nga varfëria

Një sistem i ngritur mbi monopole dhe antivlera nuk mund të prodhojë kurrë punësim

12295266_1040084976023448_2392701223020719127_n

Sistemi i instaluar pas 1991 u ngrit mbi antitezën e demokracisë dhe ekonomisë së lirë!

Një grusht njerëzish nën petkun e pluralizmit ruajtën pushtetin politik për të garantuar privilegjet ekonomike.

Krijimi i pasurisë në vend nuk u bazua mbi punën dhe iniciativën e lirë por mbi spekulimin dhe forcën. Sakrifica e qindra mijëra shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë shpërdorohet nga një oligarki që nuk do krijimin e një ekonomie kombëtare.

Mjerimi ekonomik i shqiptarëve sot është pikërisht vepër e kësaj klase politikanësh që monopolizuan shtetin për të monopolizuar ekonominë. Monopolet e qeveritarëve dhe klientëve të tyre mbajnë peng zhvillimin dhe investimet. Betejat e bandave politike, pasiguria e lartë bën që edhe këto monopole të orientohen drejt importit sesa proçesit gradual të prodhimit vendas ku fitimi vjen ngadalë!

Pa investime normalisht nuk ka punë dhe Papunësia është bisha e egër që ndjek shqiptarët dhe i detyron të braktisin vendin.

Sot Shqipëria po zbrazet nga bijtë dhe bojat e saj më të mirë!
Pa u çliruar nga hajdutët nuk çlirohemi dot nga varfëria!

Shqipëria është një Republikë ngritur mbi Hajdutërinë!
Ku nuk të leverdis të jesh punëtor e i ndershëm!
Ku pasuria vihet jo mbi punën por mbi plaçkitjen!

3 në 5 të rinj janë pa punë, por dhe ata “fatlumë” punojnë me rroga qesharake dhe pa asnjë mbrojtje ligjore apo sindakate.
Projektimi i një të ardhme të sigurtë, me familje e fëmijë në një shtëpi të re është e pamundur!

Si mund të krijohen vendet e punës kur sistemi ngrihet mbi antivlera?

Si mund të funksionojë ekonomia e lirë kur njerëzit e pushtetit kanë monopolizuar sektorët strategjikë?

Si mund të ketë konkurrencë të ndershme, kur “miqtë e pushtetit” mbrohen e të dobëtit goditen?

Si mund të vijnë investitorë të huaj mes shushunjave korruptive e të pashpirt?

Si mund të bësh një plan biznesi ku e “vetmja siguri është PASIGURIA”?

Si mund të fuqizohet prodhimi vendas, ku pushtetarët pasurohen me importet dhe shitur pasuritë publike të huajve?

Si mund ti besosh ligjit kur ai pervertohet nga politikanë e gjykatës kriminelë me kollare e pallate shumë katëshe?

ZgjiiiiiiiM! Populli është nën rrethim!

S.O.S.

http://levizjashqipon.org/wp-content/uploads/2015/10/Projekti-S.O.S..pdf

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked