BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Përse nuk ndihet më atmosfera e vitit të Ri?

Mirush Palushi – Aktivist ShqipON

Sa % e shqiptarëve mund ti shijojnë me dinjitet festat e fundvitit?
Përse nga viti në vit situata po përkeqësohet, bizneset falimentojnë, papunësia shtohet e rrogat ulen?

Atmosfera e festave të fund vitit ka kohë që nuk ndihet më për shumicën e shqiptarëve. Nga një festë popullore është kthyer në një festë e “elitave”.

Ajo tashmë si çdo gjë tjetër në këtë vend, është privilegj i një pakice gjithmonë e më të vogël. Pushteti dhe mediat e kastës pasqyrojnë një “Shqipëri normale” plot drita e dhurata, rrugë të zbukuruara në qendër e errësirë në lagjet ku banojnë qytetarët.

 


Pavarsisht makiazhit dhe propagandës sistemike, situata reale e vendit është dramatike. Trishtimi kolektiv, stanjacioni ekonomik, papunësia, varfëria e pasiguria për të nesëmen nuk lënë vend për buzëqeshje. OECD dhe BB konfirmon se vetëm Shqipëria dhe Biellorusia rritën koston e jetesës me 70% të popullsisë në kushtet e mbijetesës.
Modeli i sundimit me anë të varfërisë dhe propagandës nuk i ka ditët e gjata.
Ajo pak pasuri që prodhohet, përqendrohet në pak duar e shkon jashtë për konsume luksi. 90% e kursimeve shqiptare i ka një pakicë prej 3% e cila nuk investohet në vend. Mbi 3 mld euro kursime e bankat nuk kreditojnë biznesin shqiptar. Kjo pabarazi jo vetëm është e padrejtë por pengon dhe zhvillimin e Ekononisë Reale si parashikonte Keynes apo tani edhe Piketty apo Stiglitz. Ekonomia e vendit privohet prej qindra mijëra të rinjve të papunë edhe pse burimet natyrore dhe monetare ekzistojnë!
Një shtet social nuk mund të bëjë sehir kur vendi mbërthehet nga një qark vicioz degradimi. Ai ndërhyn për të rivënë në lëvizje ekonominë e bllokuar. Por këtë e bën një Shtet i qytetarëve, nga qytetarët për qytetarët! Kasta e Tranzicionit riciklohet mes veti dhe jo vetëm që nuk ndihmon ekonominë por pengon çdo mekanizëm zhvillimi.
Kjo nuk është thjesht marrëzi por tradhëti! Kthimi i Shqipërisë në ekonomi koloni, shpopullimi i vendit, papunësia alarmante, paralizimi i sektorëve strategjikë dhe monopolizimi asfiksues.
Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të çlirohet nga këmisha e forcës dhe të realizojë potencialet e saj fantastike: dhjetëfishojë GDP, 3fishimin e rrogave, inftrastrukturë moderne, zhvillim i qëndrueshëm dhe rritjen e nivelit të jetesës për shumicën e popullit shqiptar.

Zgjohemi!
I japim këtij vendi të ardhmen që meriton.
Lexoni platformën ekonomike shqipon: http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked