Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve publike italiane, edhe pse nuk janë komuniteti më i madh për numër, shqiptarët janë komuniteti i parë:
1. për numrin e bizneseve hapur në vendin fqinj
2. për numrin e studentëve
3. për numrin e profesioneve të lira, avoketër, mjekë, ekonomistë etj
4. për numrin e artistëve që janë të suksesshëm në të gjithë Europën.
5. për numrin e shtëpive dhe pasurive imobiliare të blera në Itali.
6. numrit më të lartë të shoqatave kulturore në të gjithë Italinë
7. Solidaritetit mes njëri-tjetrit. Shqiptarët zënë vendin e fundit mes lypsave nëpër rrugë, sepse ata ndihmojnë njëri-tjetrin sipas lidhjeve failjare apo njohjeve të ndryshme.
8. Shifrat e larta (pro capite) për remitancat dhe investimet në vendin e origjinës
9. Fatkeqësisht shqiptarët zënë edhe vendin e dytë për krimet e trafikut narkotikëve dhe të tretin për vjedhjet.
Sipas CARITAS ITALIA, shqiptarët janë edhe më virtuozët për integrim. Ndryshe nga komunitetet e tjera (si rumunët, marokinët, kinezët, latino-amerikanët, pakistanezët që krijojnë komunitete hermetike) shqiptarët janë më të hapur për komunikim e marrëdhënie.
Por njëkohësisht shqiptarët janë dhe komuniteti që mbron e promovon më mirë identitetin kombëtar. Kjo duket në radhë të parë tek numri i shoqatave kulturore (980) në të gjithë Italinë.
Problem mbetet organizimi i këtyre shoqatave me njëra tjetrën dhe prodhimi i aktiviteteve cilësore studimore.
Këtu do të duhej ndihma e Shtetit shqiptar për organizimin e komunitetit shqiptar dhe forcimin e identitetit kombëtar. Deri tani shteti shqiptar ose ka heshtur ose ka bërë të kundërtën due “eksportuar” ndarjet partiake e dobësuar rolin e Mërgatës për Kombin.
Platforma Shqipon programon institucionalizimin e Mërgatës shqiptare direkt në Senatin shqiptar; votimin e emigrantëve; promovimin e gjuhës shqipe me kontribute mbi librat shkollat e gazetat etj kudo ka shqiptarë.
Shqiptarët realizohen kudo ka një vend të lirë. Mbetet detyra e çdo shqiptari të luftojë për çlirimin e atdheut nga kasta e tranzicionit dhe lobet vampire të huaja.
Lexoni dhe mbështesni platformën shqipon: http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/