BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Përse Shqipëria mund të shpëtohet nga shqiptarët që njohin botën

10 Arsye përse:

  1. Sepse disponojnë njohuri mbi proceset sociale dhe produktive si dhe burime financiare të pavarura

picsart_11-23-04-45-03

2. Sepse historia jonë e Rilindjes Kombëtare, por dhe e popujve të tjerë, dëshmon se vetëm një kontribut nga jashtë sistemit mund të përmbysë sistemin

3.Sepse u takon se janë më shumë se gjysma e popullsisë, janë pjesa më aktive si dhe kontribuesit më të mëdhenj të ekonomisë shqiptare këto dekada

4. Sepse janë të vetmit që i kanë shpëtuar presionit për bukën e gojës, vendit të punës apo për biznesin…..

5. Sepse i shpëtojnë propagandës sistemike, bëjnë lehtësisht krahasimin me vendet normale ku jetojnë dhe duan realisht evropianizimin e Shqipërisë

6. Sepse qenia jashtë Shqipërisë rrit ndjenjën e patriotizmit dhe dëshirën për të kontribuar për atdheun

7. Sepse vonesa për një kohë të gjatë për Rezistencë të organizuar, nxit kastën, median dhe klerikët e saj, të vënë kundër njërit tjetrit shqiptarët brenda me ata që jetojnë jashtë

8. Sepse duhet të kërkojnë të përfaqësohen direkt në organin legjislativ kombëtar (Senatin) dhe jo pseudo/komiteteve të kontrolluara nga kasta, nëse duan realisht të ndikojnë proceset politike dhe ekonomike të Shqipërisë

9. Sepse nuk duhet më të mbështeten tek premtimet e kastës dhe njerëzve të tyre, por të investohen drejtëpërsëdrejti në udhëheqjen e Revolucionit Civil për Normalizimin e Shqipërisë

10. Sepse Shqipëria mbetet vendi i tyre si sot në kohë paqeje ashtu dhe nesër në kohëra të turbullta. Ndërtimi i një Shqipërie të fortë e të begatë sot, është garanci nesër për cdo lloj politike  nacionaliste-populiste në shtetet ku shqiptarët jetojnë dhe punojnë.

 

TiJeNe – ShqipON.com

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked