BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Përse vetëm Presidenti i zgjedhur nga populli nuk mjafton?

 

13530333_1716037345343466_310929290_n

Ju mendoni vertetë se kasta do lejojë kandidimin për president të një figure të papërlyer dhe të pavarur nga klasa politike?

ShqipON është pro zgjedhjes së Presidentit nga populli por nëse kjo gjë po serviret nga aktorët e kësaj kaste duhet të vëmë në jetë dyshimin kartezian e të rreflektojmë sepse siç thoshte Homeri: “në teatrin e pushtetit  gjithmonë ka diçka pas perdes”.

Të dashur qytetarë, ata që e kanë çuar vendin në këtë gjendje, që e kanë vjedhur dhe shitur, që kanë kapur shtetin punojnë me laps në dorë  për të ruajtur privilegjet.

Kasta ka filluar metamorfozën duke lëshuar pe ndaj një populli  të zemëruar dhe të etur për drejtësi .

Pre e propagandës sistemike, e mediave të rreshtuara kundër popullit, qytetarët shpresojnë ende në vetëpastrimin e kastës, sikur papritur këta do të heqin dorë prej privilegjeve, miliardave euro të plaçkitjes së pasurive kombëtare.

Populli shpreson tek miqtë ndërkombëtarë sikur instalimi i kastës,  plaçkitja e vendit, dhurimi i pasurive kombëtare, i sektorëve strategjikë,  shkatërrimi i ushtrisë shqiptare, deindustralizimi i vendit të mos ishte bërë pa bekimin e tyre dhe lobeve antikombëtare.

As reforma në Drejtësi dhe as zgjedhja për Presidentin nuk janë zgjidhje por manovra të kastës për të kënaqur turrmat e eksituara dhe për mos të humbur kurrë pushtetin. Riciklimi i fytyrave të sistemit për të ndryshuar sistemin është manovër e hershme  që nisi me sekretarin e partisë që do sillte demokracinë dhe si e tillë i ka dalë boja dhe nuk mashtron më shqiptarët. Por kasta duhet të mbajë popullin me shpresë, se zgjidhja është ende brenda sistemit nga njerëzit e sistemit. Organizimi i “oponencës” nga vetë kasta brenda kastës është faza supreme e autokracisë.

Reforma e vërtetë është largimi i kësaj kaste, shkatërrimi i strukturave që nxjerrin në krye hajdutë dhe antishqiptarë. Shkatërrimi i këtyre strukturave nuk bëhet me reforma një nga një (evolucioni i stisur që qetëson njerëzit me ndryshim pa ndryshim).

Shkatërrimi këtyre strukturave dhe normalizimi i vendit, si në çdo vend tjetër që shkëputet nga një e kaluar autoritariste, realizohet vetëm me një Revolucion Civil Paqësor, vetëm mbi një kontratë të re sociale, një Kushtetutë e re, që krijon institucionet nga fillimi.

Një kushtetutë që heq partitë-shtet dhe vë në qendër qytetarët, që formojnë institucionet qendrore, që zgjedhin dhe shkarkojnë direkt të gjithë zyrtarët e lartë të Republikës, që vendos me referendume ligjet e vendit duke i hequr monopolin parlamentit.

Zgjedhja e Presidentit të Republikës nga populli, me këto parti antikombëtare; me këtë KQZ partiake do të neutralizonte çdo kandidat të pavarur; me këtë media kriminale do të mbyste çdo zë të ri; me lumenjtë e pisët financiarë do të blinte varfërinë e njerëzve; me tufat e rrugaçëve pranë pushtetit do të friëksonin çdo kandidat të devotshëm; me këto gjykata e prokurori të rreshtuara me krimin do të anullonin çdo vendim të popullit sovran.

Ju mendoni vertetë se kasta do lejojë kandidimin për president të një figure të papërlyer dhe të pavarur nga klasa politike?

Ju mendoni me të vertetë se kasta do të lejojnë krijimin e një qendre pushteti autonome e cila rrezikon privilegjet e saj?

Qytetarët nuk do zgjedhin kurrë President në sherbim të popullit nga dora e kësaj kaste, veçse do të vazhdojnë të bëjnë atë që kanë 25 –vite që bëjnë, çertifikimin e njerëzve të zgjedhur nga kjo klasë politike e ngritur mbi vjedhje dhe shantazh reciprok.

Prandaj, çdo veprim, pseudoreformë e kastës thjesht sa do i japë kohë kastës, do të zgjasë agoninë e njeëzve për të shpresuar dhe disa vite dhe kështu  të shtyhet beteja për çlirimin e vendit!

Vetëm Revolucioni Civil dhe hartimi i një Kushtetute të Re do të i jepte butonin popullit; do realizonte në realitet të drejtat kushtetutese dhe shtetin e së drejtës; do të largonte nga jeta politike të gjithë drejtuesit e lartë të shtetit dhe partive; do zhdukte partitë shtet; do zhdukte figurën e liderrrave absolute; do largonte kobet dhe masoneritë nga vendi; do rikthente ekonominë në shinat kombëtare; do 10 fishonte GDP, rrogat dhe shërbimet publike; do rikthente miliona emigrantë për të ndërtuar vendin; do zhdukte ushtritë e rrugaçvë, hajdutëve, militantëve dhe injorantëve; do të rikthente në fron vlerat shqiptare dhe do i jepte fund degradimit shoqëror që me shpejtësi po fundos shqiptarinë!

 

#RrugëtimiKaNisur – shqipON

Së bashku për Demokracinë Pjesëmarrëse, ku qytetari bëhet shtet dhe shteti punon për të gjithë  qytetarët!

Lexojmë dhe shpërndajmë Kushtetutën dhe Projektin S.O.S. http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked