BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Peticion për ngritjen e një GJYKATE SPECIALE për Normalizimin e Shqipërisë

Lëvizja ShqipON, i bën thirrje Qytetarëve shqiptarë, të kërkojnë ngritjen e një Gjykate Speciale, për Normalizimin e Shqipërisë.

Nënshkruani online peticionin:https://www.change.org/p/populli-shqiptar-ngritjen-e-nj%C3%AB-gjykate-speciale-p%C3%ABr-normalizimin-e-shqip%C3%ABris%C3%AB

Kjo Gjykatë do të parashikojë:

  1. Krijimin e Jurisë Popullore, si shumica e vendeve perëndimore, e cila do zgjidhet me short e vendosë mbi gjykimin e fakteve mbi krimet dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë si dhe konfiskimin e pasurive vjedhur popullit shqiptar
  2. Zgjedhjen/Shkarkimin e Prokurorëve dhe Gjykatësve direkt nga qytetarët, në një garë me dy raunde me kandidatë që plotësojnë kriteret ligjore dhe justifikojnë pasurinë e vënë
  3. Zgjedhjen/Shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë direkt nga qytetarët, në një garë me dy raunde, për të garantuar efektivisht bashkëpunimin me Prokurorinë larg influencës politike dhe partiake.

Në kushtet e kapjes së shtetit, institucioneve, ekonomisë, medias, sindakatave, akademisë, prej një kaste antikombëtare ngritur mbi privilegjet e një pakice kundër një populli të tërë, e vetmja zgjidhje realiste, është kalimi i instrumentave vendimmarrës direkt qytetarëve shqiptarë.

Reforma në drejtësi, është një lojë e kastës, sepse magjistratura ishte ishte dhe mbetet në shërbim të monopoleve dhe lobeve të brendshme apo të huaja. Deri sa pushteti gjyqësor, njësoj si pushtetet e tjera të zgjidhet dhe kontrollohet nga partitë-shtet, të drejtat kushtetuese, ekonomia kombëtare dhe pasuritë e popullit do jenë gjithmonë të rrezikuara.

ShqipON prej 3 vitesh, kërkon kthimin e sovranitetit popullit dhe instalimin e demokracisë pjesëmarrëse, ku kontrolli i vendit u kalon qytetarëve shqiptarë me instrumenta vendimmarrës për politikat publike dhe administrimin e Drejtësisë. Kjo do realizohet vetëm me anë të një Kontrate të re sociale, me anë të një Kushtetute të Re që i jep pas 100 vitesh regjime autarkike, kontrollin e Shqipërisë qytetarëve shqiptarë!

Krijimi i partive të reja, rotacioni i fytyrave dhe maskave,  “këshillat e miqve ndërkombëtarë”, jo vetëm që nuk mund të jenë zgjidhje por zgjasin agoninë e popullit shqiptar mbajtur enkas në varfëri dhe i detyruar të pranojë padrejtësinë ose të braktisë vendin.

Kjo gjendje duhet të përfundojë!

Prandaj inkurajojmë të na bashkohet, çdo shqiptar që dëshiron të dalë nga skllavëria e partive dhe të punojë për të mirën e Shqipërisë, si të parët tanë kanë bërë.

Nënshkruajmë dhe shpërndajmë sa më shumë këtë peticion on line si dhe takoni për mbledhjen e firmave nëpër qytetet e Shqipërisë.

TiJeNe dhe ne jemi ShqipON

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked