BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Plan i ri, beton i ri!

Shpresa e shqiptarëve se për të shpëtuar vendin, mjafton të ndërrojnë partitë apo fytyrat, është iluzioni që kjo kastë na ushqen përditë.

Zgjidhjet nuk janë kurrë të thjeshta për një popull, shteti i të cilit është kapur nga një oligarki që pasurohet në kurriz të 99% të qytetarëve.

Deri tani të mashtrosh këtë popull, është njësoj si të mashtrosh një fëmijë me karamele.

 

Maska e re e oligarkisë në krye të bashkisë së kryeqytetit, nuk mund të mos të ndiqte skemën e pasardhësve të tij që e sollën në pushtet. Mjafton të bësh disa rregullime në fasada dhe populli ngushëllohet se ai “i pari ishte më keq” dhe ky i riu “po bën disa gjëra”.

Por gjendja reale vazhdon të jetë mjerane, sepse mbi të përfitojnë shushunja e krimba klientë të kastës. Hapësirat publike do reduktohen edhe më tepër edhe bashkë me to gjobat për parkime që nuk gjenden, trafiku dëshpërues,  trotuaret fantazmë, errësira nëpër lagje, mosrregullimi për ujrat e zeza dhe ato të bardha, kopshte e parqe për njerëzit, trasporti publik i shtrenjtuar, korsi biçikleash fantazmorike sa për instagram, të rinjtë e pleq që të vetmin vend prehjeje kanë lokalet apo qendrat tregtare, punësimi militant e propaganda staliniste.

Plani i ri për rregullimin e territorit të Tiranës, prezantuar nxitimithi nga pinoku ka pikërisht këtë shije të hidhur si pasardhësit e tij 26 vjeçarë.

Tirana, ka sot dendësinë më të madhe ndër qytetet evropiane por nuk ka gjelbërim si ato, shërbime dhe hapësira si ato (sa 1/7 e mesatares blertë evropiane me mbi 4 fish të prekur me kancer) megjithë taksat e shumta që paguan biznesi dhe qytetari. Ndryshe nga ajo që pëlliste nëpër fushatë elektorale, edhe pinoku i ri e sheh zgjidhjen “tek ndërtimet e reja”, tek zaptimi i qiellit se toka është zënë tashmë.

Përse?

Qytetarët duhet të kuptojnë se rrëzimi i oligarkisë politike nuk do ndodhë kurrë nëse nuk përmbysim oligarkinë ekonomike, mediat, analistët dhe ato biznese e klientë që mbajnë në këmbë këtë kastë me priviligje reciproke.

Mafia e ndërtimit dhe monopolistët e importit, “nuk dinë” si të krijojë pasuri ndryshe, duke iu futur fushës së prodhimit, por vetëm duke shkatërruar qytetet dhe bregdetin shqiptar, edhe pse sot, ka mbi 80 mijë apartamente pa shitur. Leja e dhënë për manjatin Saimir Mane për ndërtimin e një kulle në mes të rrugës përballë fakultetit ekonomik, është vetëm aperitivi që na pret të gjithëve si banorë të kryeqytetit.

Tirana vertikale, si ka qejf ta quajë pinoku, ekziston tashmë, por njerëzit nuk do rrinë në ajër, ata do zbresin në tokë, do parkojnë, do lëvizin dhe shëtisin. Kjo dendësi e madhe, ka prodhuar e do prodhojë një konflikt mes qytetarëve për hapësira. Sigurisht kasta e di, por kjo e qetëson atë, se nëse populli zihet mes veti, harrojnë të sulmojnë pushtetin. Tirana, nuk do hapet kurrë, sepse ligji i skarsitetit rrit çmimet artifiacialisht, dhe pas katit të 3, çdo kat më lart është fitim i pastër.

Në kundërshtim me të gjitha ligjet ekzistuese, Pinoku prezantoi me shpjetësi, planin për rregullimin e territorit, në kohëra feste dhe pa respektuar as formalisht dëgjesat publike me miqtë e partisë zgjedhur me merak, që borohorasin çdo fjalë e premtim se diçka do dalë dhe për ata.

Me shpurën e tij prej 18 fotografëve, me mediat në shërbim të tij, pinoku shokon popullin televiziv me bëmat e tij. Dëgjesat publike të kastës kanë të njëjtën shije komuniste, nën shprehjen, “ça thotë partia bën populli”. Pinoku, nuk e di se Demokracia Pjesëmarrëse, ka idenë e kundërt, atë të një populli jo spektator por vendimmarrës, atë ku propozimet i bën çdokush, por është vetëm Populli që i vendos sipas vullnetit të tij, aty ku pushtetit nuk vendos por zbaton atë çfarë populli ka vendosur.

Shqipëria, është shumë afër Evropës, dhe asnjë media apo sharlatan, nuk do ndalojë këto ide iluministe e demokratike të vijnë dhe në Shqipëri, për tu ndarë nga hajdutët e simboleve, nga sharlatanët dhe kopjet e demokracive fallso.

ShqipON po punon dhe do punojë për një Shqipëri normale e dinjitoze, ku vendimet nuk do merren më nga partitë, lobet apo masoneritë por nga vetë populli autokton shqiptar.

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked