BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Privatizimi i kulturës shqiptare

Pavarsisht “zënkave” para publikut, në fakt kasta e tranzicionit ndjek bashkërisht e sistematikisht plaçkitjen e çdo pasurie publike. Konçesionet e Nanos, Berishës, Ramës apo Metës nuk ndryshojnë thelbësisht.

Privatizimi i sektorëve strategjikë, naftës, hidrocentraleve, porteve, lumenjve, plazheve, pyjeve, minierave e tani kështjellat e veprat kulturore kënaq jo vetëm oligarkët shqiptarë por dhe lobet e huaja që i ofrojnë mbështetje kastës.

Modeli neoliberist që kasta po çon përpara prej 27 vitesh ka për synim final, falimentimin e shtetit pasi të ketë plaçkitur gjithçka e lënë një mal me borxhe popullit televiziv. Ndërsa luhet drama e radhës, propaganda eksiton masat me lojrat e prokurorit e ambasadorit. Popullit i ndalohet të krijojë një vetëdijësim për politikat publike kundër interesit publik e në favor të një kaste.

Pasi shkatërron pasuritë publike, militantizon shërbimet, ul vlerën reale, kasta propozon si recetë “privatizimin”. Në këtë mënyrë vjedh dy herë popullin duke i dhuruar miqve fitimet që duhet të shkonin shtetit social e shërbimeve publike.

Privatizimi i kulturës shkon ndesh me detyrimin kushtetues për mbrojtje nga shteti. Në vend të një platforme kombëtare për lidhjen e kalave shqiptare në një rrjet e me projekte për turizëm kulturor, psikorama i radhës i kthen në motele e lokale. Babëzia e betonit e banaliteti dekorativ do rrafshojë çdo gjurmë kulture duke larguar jo vetëm të huajt por dhe shqiptarët nga njohja e kulturës.

 

*****
Privatizimi i Kështjellave Tremb Ekspertët Shqiptarë të Trashëgimisë

Historianët dhe arkeologet kundërshtojnë planet që lejojnë sipërmarrësit të shndërrojnë monumentet e lashta ne bare, kafe dhe motele.

Fatmira Nikolli

BIRN Tiranë

Gërnadhat e kështjellës Ilire të Akrolisit të mbuluara nga antenat e telefonisë celulare | Foto nga: Fatmira Nikolli

Këhtjellat Ilire dhe mesjetare në Shqipëri shumë shpejtë mund të shndërrohen në bare dhe restorante sipas planit të qeverisë që t’i jap me qira monumentet kultuore biznesmeneve vendor.

Sipas planit të shpalosur në fund të janarit nga kreu i Institutit Shqiptar të Monumenteve, Apollon Bace, rreth 40 monumente do të jepen me qira për një periudhë deri në 100 vite, kryesisht per shkak se qeveria nuk është në gjendje t’i mirëmbaj ato.

Bace thotë se plane te detajuara për shfrytëzimin e këtyre monumenteve do të përcaktojnë se cilat pjesë te tyre eshte e pershtatëshme për aktivitetet komerciale e cilat pjesë nuk duhet të preket.

E pasur me monumente që datojnë prapa që nga kohërat Romake, Shqipëria me vite është ka vuajtur t’i mbroj ato në mënyrë të duhur, pasi qeveri pas qeverie, ka dështuar të investojnë mjaftueshëm në reastaurim.

Megjithatë, propozimi mbi të cilin mund të veprohet menjëherë që në muajin e ardhshëm ka terhequr një reagim të ashpër nga ana e historianëve, arkeologëve dhe arkitektëve, disa prej të cilëve akuzojnë autoritetet se kanë deshtuar në mbrojne trashëgiminë e kombit.

Ata theksojnë faktin që dy kështjellat e privatizuara gjatë qeverisë paraprake Socialiste nuk janë ruajtur në menyrë të duhur dhe argumentojnë që monumente të tjera mund të kenë fat të njejtë nëse propozimi i fundit i qeverisë finalizohet.

“Propozimi i Ministrisë së Kulturës qe të jep në koncension monumentet e trashëgimisë kulturore është një ide e tmerrëshme,” tha histoirani Auron Tare.

“Shteti po hedh poshtë pëegjegjësitë e saja për trashëgiminë kulturore dhe po e transferon këtë përgjegjësi në duart private, është dëshmi e kolapsit të institucioneve shtetërore,” shtoi ai.

Bace, nga Instituti i Monumenteve refuzoj të intervistohet për këtë artikull por Enton Derraj, një këshilltar në Ministrinë e Kulturës tha që akuzimet e bëra kundër projektit ishin politikisht të motivuara.

“Ç’do nderhyrje në këto monumente do të bëhen në pajtim me traktatin ndërkombëtar mbi restaurimin e monumenteve kulturore,” tha Derraj.

Gërmadhat e kështjellës Ilire të Akrolisit, në afërsi të qytetit të Lezhës, i janë dhënë me qira para dhjet viteve një biznesmeni vendor.

Gjatë dekadës së fundit rrënojat kanë shërbyer për të strehuar një numër të antenave të telefonisë celulare të ndërtuara mbi një platformë betoni për çka specialistë restaurimi thone se e ka dëmtuar monumentin.

Kalaja mesjetare e Lëkurësit, në afërsi të Sarandës, ka qenëe gjithashtu objekt i debateve pasi është dhënë me qira 12 vite me parë. Pronarët e ri e restauruan atë por gjithashtu shtuan një bar dhe një restorant.

Specialistë të trashëgimisë kulturore janë ankuar vazhdimisht rreth restaurimit të monumentit, tani pronë e Vangjel Tavos, një anëtar i Parlamentit për Lëvzijen Socialite për Integrim.

Lulzim Iljazi, menaxher i kalasë së Lëkurësit gjithashtu dhe i barit e restorantit, nuk pranon ankesat se monumenti nuk ka është mbrojtur në mënyrë të duhur. Akuzuesit vetëm e deshirojne kalanë për vehten e tyre, thotë ai.

“Ne kemi punuar shumë në këtë kala dhe gjithcka është bërë që të mbrohet vlera e saj historike,” thotë Iljazi.

Gjergj Frashëri, një arkeolog i mirënjohur shqiptar, thotë se çka ka ndodhur me dhënjen me qira të monumenteve kulturore në të kaluaren duhet të shërbejë si mësim.

Ai beson se transferimi i më shumë monumenteve në duart private do të jetë gabim sepse shqiptarët janë famëkeq në kryerjen e punimeve për të cilat ata nuk kanë leje ndërtimi.

“Shqipëria është vend i [qindra mijëra] ndërtesave të ndërtuara pa leje, ku as shteti as ligji nuk i dënon njerëzit të cilët ndërtojnë ilegalisht,” vëren Frashëri.

“Shkëaterrimet në monumente shkatërrojnë faktet tona historike dhe është gjë e pariparueshme dhe e pandreqëshme,” ai shtoi.

Auron Tare, historian dhe ish drejtor i Parkut Arkeologjik të Butrintit, pajtohet.

“Nëse autoritetet nuk mund të kontrollojnë as edhe dy projekte të vetme, pyetja shtrohet si do të jenë ata ne gjendje të kontrollojnë më shumë monumente?” pyet ai.

Ky artikull është financuar në kuadër të projektit BICCED, të përkrahur nga Programi Kulturor Zviceran

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked