BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Propozime mbi trasparencën – S.O.S.zbërthim i sistemit operativ shqipon

Foto136 (1)

Propozime mbi Trasparencën – S.O.S element

Publikuar në Tirana Observer

http://www.tiranaobserver.al/propozime-mbi-trasparencen/

Është folur, si zakonisht këto dekada, mbi demokracinë, trasparencën dhe luftën ndaj korrupsionit. Por a  ka një vaksinë kundër korrupsionit?

Bota e civilizuar, organizmat nrkombëtarë, shtetet evropiane e kanë gjetur. Ajo është trasparenca. Nga raportet e shumta evropiane dhe ndërkombëtare, është provuar qartësisht një lidhje e ngushtë mes trasparencës dhe luftës ndaj korrupsionit.

 

Të gjitha vendet e BE-së kanë adoptuar një legjislacion që bën transparent për publikun jo vetëm aktivitetin e makinës shtetërore por dhe  pasuritë e politikanëve. Kurse vendet skandinave si Suedia, Norvegjia bën publike madje dhe  pasurinë e cdo qytetari në mënyrë që të ndalojë evazionin dhe jo vetëm korrupsionin.

Trasparenca është  pikënisja jo vetëm për formimin e opinionit politik të qytetarëve mbi qeverisjen e vendit por mbi të gjitha kushti kryesor të istitutit të llogaridhënies. Teoria biologjike e shtetit, e sheh atë si një organizëm që funksionon me dy sisteme qarkullimi, atë të kompetencave dhe atë të llogaridhënies. Nëse njëri prej tyre nuk funksionon atëherë organizmi është në rrezik.

Fakti është se mekanizmi i llogaridhënies istitucionale është në ngërç dhe nuk ka mundësi të vetërregullohet. As ndarja e pushteteve, as rotacioni politik  dhe as pluralizmi partiak nuk është në gjendje të rikthejë llogaridhënien në vend. Në këtë mënyrë del si kurrë herë si parë nevoja për funksionimin e llogaridhënies përpara sovranit të vërtetë, popullit.

Por një qytetar që nuk sheh, nuk kupton dhe nëse nuk kupton nuk bën dot zgjedhje racionale në votime. Në këtë mënyrë individi nuk rrok dot dimensionin qytetar dhe komunitar, bazë e shtetit të së drejtës por i ngjason gjithmonë e më shumë elementit të turrmës. As media nuk është në gjendje të luajë rolin e saj informues si e kërkon Kushtetuta, nëse makina shtetërore vepron në errësirë ose zëvendëson informimin me fushata imazhi.

Nga ana tjetër trasparenca është themeli i një demokracie reale dhe pjesmarrëse. Pa trasparencë as nuk mund të mendohet një demokraci pjesmarrëse. Pa pjesmarrje, demokracia është e dobët, e ploëgsht, e mbyllur në vetvete. Ndërsa kur pjesmarrja afirmohet në praktika të administrimit të një territori demokracia fiton gjallëri sepse i hapet qytetarëve duke rigjetur tek gratë dhe burrat që e përbëjnë burime njohjeje, eksperience, përgjegjshmërie dhe sensibiliteti.

Por çfarë vendi zë trasparenca dhe e drejta e informimit në rendin tonë juridik?

Karta jonё kushtetuese, siç dihet, njeh dhe garanton njё numёr tё rёndёsishёm lirish me qёllim qё tё promovojё, nё harmoni tё plotё me parimet e saja themelore, zhvillimin e plotё tё Njeriut dhe pjesmarrjen e tij efektive nё jetёn demokratike brenda rendit juridik.

Ёshtё po ashtu e vёrtetё, qё tё tjera parime tё lirive, prezentё nё Kushtetutёn tonё, nuk gjejnё njohje dhe disiplinim specifik nё dispozita  tё mirё pёrcaktuara kushtetuese, kurse disa tё tjera po.

Ёshtё ky rasti i sё drejtёs sё informimit, ushtrimi i lirё i tё cilёs njihet dhe garantohet shprehimisht nga Kushtetuta jonё në nenin 23, si njё instrument pikёrisht pёr qёllimet qё pararendёm mё sipёr.

Në teori shteti shqiptar ka adoptuar ligjë shumë përparimtare dhe të guximshme duke nxjerrë si prioritet transparencën dhe luftën ndaj korrupsionit.  Me pak fjalë, legjislatori shqiptar nuk është fshehur pas të drejtës së privatësisë të funksionarëve publikë por ka parë si parësore interesin publik të trasparencës ashtu sikundër e kërkon dhe neni 23 i Kushtetutës. Ndryshimet e fundit të ligjit antimafia, parashikojnë korrupsionin si një nga ato krime ku do të jenë personat e dyshuar për pasuri kriminale të provojnë burimet e fitimit.

Përveç ligjit të sipër përmendur me nr. 10 192, datë 3.12.2009 për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë quajtur dhe si ligji antimafia;  është adoptuar:

  • Ligji nr.9049, datë 10.4.2003 “për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” ; në nenin 34 të tij, përcaktohet se “të dhënat që përfitohen nga deklarimi sipas këtij ligji janë të lejueshme për publikun, në përputhje me ligjin nr.8503, datë 30.6.1999 “për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare
  • Ligji  9367, datë 7.4.2005 “për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike. Gjithashtu, në pikën 1 të nenit 19 “lidhja ndërmjet dy sistemeve dhe e drejta e informimit” të ligjit, është përcaktuar se “deklarimet e interesave, sipas seksioneve 1 e 2 të këtij kreu dhe çdo dokument tjetër, që i shoqëron ato, janë dokumente zyrtare. Të dhënat, që përftohen nga deklarimi, sipas këtij ligji, janë të lejueshme për publikun, në përputhje me ligjin nr.8503, datë 30.6.1999 “për të drejtën e informimit për dokumente zyrtare”.  Në pikën 2, të po këtij neni është përcaktuar se “sistemet, rast për rast dhe periodike, të identifikimit e të regjistrimit të interesave ndërtohen në forma e me mjete të tilla, që ndihmojnë njëri-tjetrin për …mundësinë për informim sa më të plotë e më të lehtë të publikut me të dhënat e regjistruara të interesave”.
  • Ligjin nr.8305 datë 30.06.1996 “për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”, nuk kë rkon që qytetari të  provojë  ndonjë  interes pë r të  marrë  informacion mbi dokumentat publikë
  • Ligjit nr.8517, datë 22.07.1999 “për mbrojtjen e të dhënave personale, nenin 11, shkronja “b ku radhitet si një nga rastet kur nuk është e domosdoshme dhënia e pëlqimit paraprak për trajtimin ose publikimin e të dhënave personale edhe atëhere kur një gjë e tillë është e “nevojshme për përmbushjen e një detyrimi ligjor të vetë subjektit të të dhënave
  • Ligji 11.02.1999 “për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”
  • Ligji (nr.9917, datë 19.5.2008, “ për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”)

Gjykata kushtetuese në vendimin nr.16, datë 11.11.2004, ka rrëzuar pretendimet e ngritura nga ojf-ja shqiptare komiteti shqiptar i helsinkit e shqetësuar për të drejtën e privatësisë të politikanëve shqiptarë. Gjykata kushtetuese argumenton se: “… transparenca dhe besimi i publikut në këtë kategori njerëzish luajnë rol të rëndësishëm në shtetin e lirë e demokratik”. Nga ky këndvështrim, gjykata kushtetuese çmon se  publiku ka interes të ligjshëm, që përmes transparencës, të  informohet  më në detaje jo vetëm mbi punën dhe veprimtarinë, por edhe mbi të ardhurat, pasurinë dhe burimet e saj të personave të zgjedhur ose zyrtarë. Pra, balanca e gjetur vlerësohet si e drejtë dhe e bazuar.

Në këtë mënyrë del si mjaft e rëndësishme aprovimi sa më shpejt i një super reforme për vendosjen e transparencës reale në vend, për ti vënë fre abuzimit dhe krijimit të llogaridhënies, si:

  1. Krijimi i një Shërbimi Kombëtar të Transparencës dhe jo vetëm  të shërbimit kombëtar të informimit sekret. Ky shërbim duhet të ekzistojë në mënyrë kapilare në çdo dikaster, ku në mënyrë të pavarur dhe nën përgjegjësinë e tij të të bëj të mundur klasifikimin e informacionit dhe publikimin e gjithë makinës shtetërore, pa ia lënë në dorë vetë titullarëve që të publikojnë çfarë të duan.
  2. Akses të drejtëpërdrejtë të qytetarit, ashtu sikundër e kërkon kushtetuta në nenin 23 mbi të drejtën qytetarit për informim të makinës shtetërore;  pra, modifikimin e ligjit nr.8305 datë 30.06.1996“për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”
  1. Eleminimin e kushtit paraprak të  “kërkesës” së qytetarit për publikimin e dokumentave shtetërorë dhe publikimin direkt të tyre on-line.

Aq më shumë që vetë ligji nuk kërkon asnjë arsyetim nga qytetari se përse dëshiron të njihet me këto dokumenta. Pra, nuk shihet arsyeja (kostoja ekonomike nuk është nuk vjen asnjëherë përpara funksionimit të demokracisë) e mospublikimit automatik të këtyre dokumentave. Procedimi i këtyre kërkesave ka rezultuar në praktikë pengesa më serioze, falë mospranimit të kulturës së transparencës nga ana e shtetarëve që çojnë përpara një kulture errësire dhe sekrete të funksionimit të shtetit.

  1. Amendimin në pjesën dedikuar fjalës “dokument” ku të renditen si dokumente i gjithë informacioni shtetëror, (duke përcaktuar qartë dhe taksative më përpara,  listën e atyre dokumenteve që në përputhje me  ligjin ligji 11.02.1999 përbëjnë informacion të klasifikuar sekret shtetëror”) duke i hequr kë shtu pë lqimin dhe diskrecionalitetin rast pas rasti, titullarit të  Institucionit të  publikojë  çfarë  të  dojë.  Kështu këto dokumenta  të jenë të publikuara on-line nga çdo dikaster, pa qenë nevoja të bëhet kërkesë e veçantë nga qytetarët herë pas here.
  2. Një program kombëtar mbi mundësinë e internetit mobile pothuajse falas për informimin e qytetarit të ri në erën e informacionit. Është tendencë evropiane dhe ka kosto minimale.
  3. Rishikimin e kodit penal për të sanksionuar më ashpër dhe më qartë, mospërmbushjen e këtij detyrimi si dhe veprën e deklarimit të rremë si dhe veprat e të ngjashme.
  4. Ratifikimin e Konventës evropiane të aksesit në dokumentet zyrtarë, përmbushjen me rigorozitet të detyrave që  i rrjedhin Shqipërisë  nga aderimi në  grupin GRECO, themeluar nga Këshilli i Evropës si dhe prmbushjen me rigorozitet të  detyrave që  i rrjedhin Shqipërisë  nga nënshkrimi i Konventë  së  OKB – së  mbi luftën ndaj Korrupsionit
  1. Detyrimin e përgjithshëm dhe jo me short të deklarimit të pasurisë dhe burimeve të saja të gjithë funksionarëve të lartë që mbajnë poste publike apo menaxhojnë fonde publike

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked