BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

PSE DËSHTOJNË PROTESTAT?

 

Si shumica e qytetarëve, edhe ne, nuk mendojmë se shqiptarët janë frikacakë apo indiferentë për vendin e tyre!
Kjo është propagandë e sitemit, mediave dhe klerikëve të kastës!
Populli është më i zgjuar se kaq dhe ka kuptuar me kohë këtë lojë të pisët!

Por çfarë ka kuptuar?

pd-fillon-protestat-ldquo-meta-ik-rdquo_hd-copy

Ka kuptuar që Shqipëria nuk ka thjesht korrupsion por një shtet totalisht të kapur. Kjo do të thotë që të gjitha institucionet, ekonomia, shoqëria cvile, mediat, sindakatat etj janë të kapura dhe instrumentalizohen nga kasta.

Populli ka kuptuar që pas 26 vitesh nëpër protesta, ai është tradhëtuar dhe hajdutët janë përqafuar me njëri-tjetrin për të vazhduar “lojën”.

Populli ka kuptuar që protesta është një armë lodër, ashtu si është sot shoqëria civile në shërbim të kësaj kaste dhe lobeve ndërkombëtare. Shumë qytetarë marrin pjesë dhe shpejt ndihen të përdorur duke i vrarë kështu shpirtin e protestës por dhe vetë shpirtin si ndodhi në 21 Janar. Pas 26 vitesh lojra, talljeje, rrahje dhe vrasje, në fund Populli dorëzohet!

Kasta e ka arritur qëllimin!

Protestat në Perëndim, u shpik si një armë në duart e popullit për të ofruar një lloj rezistence ndaj pushtetit dhe njerëzve të tij. Për këtë qëllim, është e kuptueshme që ajo nuk duhet të udhëhiqet nga “njerëz të dyshimtë” që vijnë prej sistemit, finacohen prej tij apo trumbetohen prej mediave të tija.

Shoqëria civile është një sajesë amorfe, që merr formën që dëshiron kasta dhe në këtë mënyrë protestat janë të kontrolluara sepse nuk rrezikojnë kurrë pushtetin. Në botë protesat i bëjnë sindakatat apo shoqatate studentëve apo kategorive të tjera të pavarura. Por këto në Shqipëri janë totalisht të kontrolluara prej kastës që vjedh me rotacion prej 26 vitesh.

ShqipON mbështet kauzën kundër importit të plehrave, duke protestuar dhe sensibiluzar vazhdimisht, por nuk mund të bëhet pjesë e kësaj makinerie toksike që shkatërron akoma dhe më tej besimin e qytetarëve shqiptarë tek protesta dhe bashkimi mes tyre.

Mbjellja e dyshimit mes qytetarëve dhe adhurimi për të pushtetarët, është sot një prej mjeteve që siguron sundimin e kastës.

Për një organizim efektiv, duhen njerëz totalisht të pastër, një istancë me moral, që krijon besimin tek qytetarët ngadalë me devotshmëri, patriotizëm, kontribute të qenësishme dhe jo show dhe lojra si vetë kasta na ofron përditë.

Por kasta nuk e lejon ndërtimin e kësaj istance!
Promovon vetëm ata që kanë “një njollë” për garanci dhe shantazhim reciprok.
Por lojrat e tyre patetike nuk vlejnë përgjithmonë e nuk do ndalin dot pakënaqësinë sociale të një populli që kërkon begati, demokraci e drejtësi!

ShqipON do vijojë të ndërtojë në mënyrë konstante këtë vizion iluminist për vendin duke mos u infektuar nga fytyrat e kastës dhe manovrat e tyre me remineshence totalitare dhe diktatoriale.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një model të ri që të rekuperojë moralin në politikë dhe shoqëri dhe ky model ndërtohet vetëm nga njerëz të rinj, patriotë e kompetentë.

Punojmë pra së bashku për këtë projekt iluminist për vendin!
KLIKO: http://levizjashqipon.org/foto-galeri/thirrje-per-kuvend-kombetar-per-normalizimin-e-shqiperise/

#TiJeNe
Dhe ne jemi ShqipON.com

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked