BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Pse do bëhet Shqipëria? Sergej Shehaj- aktivist shqipON

Pse do bëhet Shqipëria?

sergei copy

Pse do bëhet Shqipëria? Sepse kemi gjithçka për të qenë të begatë dhe duhet thjesht ti bashkërendojmë këto pasuri njerëzore dhe natyrore në një projekt INTELIGJENT dhe KURAJOZ për të mirën e përbashkët dhe jo vetëm të disave!

1. Jemi popull vital dhe kemi treguar individualisht në botë se mund t’ia dalim. Duhet sinkronozim i këtyre energjive që mos të anullojnë njëra tjetrën!
2. Në erën e diturisë kemi mjaftueshëm intelektualë me formim evropian (rreth 30 mijë të diplomuar në Perëndim si dhe një pjesë të mirë brenda vendit)
3. Know how dhe dituri mbi proçeset produktive nga të katëra anët e botës falë 1,4 milion emigrantëve shqiptarë
4. Miliarda euro të bashkëkombësave tanë brenda dhe jashtë Shqipërisë që sot gjenden të bllokuara në banka jo shqiptare
5. Pasuri të jashtëzakonshme natyrore,
6. Vlera shpirtërore, trashëgimi kulturore, historike dhe artistike mijëra vjeçarekulturore dhe artistike.
7. Jemi pranë Europës dhe jo në Kaukaz, idetë dhe mjetet qarkullojnë më lehtë kundër autokracisë dhe pro demokracisë!

Ajo që na duhet, pra, është një QASJE e Re✅SOS

Kaluam nga utopia komuniste në utopinë liberaliste si një shofer i dehur që nget makinën nga një cep në tjetrin.

Krijimi i një projekti të përbashkët nuk mund tu lihet në dorë disa njerëzve pa kontroll që bëhen maniakë të pushtetit, ndjekin interesat e tyre dhe punojnë kundër projektit të përbashkët! Të gjitha partitë thonē dhe bëjnë të njējtën gjë me mënyra të ndryshme: sakrifikimi i interesit publik në favor të atij privat!

Projekti i përbashkët kryhet vetëm nëse jemi PJESËMARRËS TË GJITHË, jo me fjalë si këto 100 vite por me INSTRUMENTA garancie ku përditë e jo 1x4vjet vendosin Qytetarët dhe jo partitë për reformat, politikat publike, zgjedhjen dhe shkarkimin në çdo kohë të gjithë zyrtarëve të lartë, magjistratëve etj, në mënyrë që të kemi një SHTET që zgjidhet, kontrollohet dhe punon realisht për QYTETARËT dhe interesin publik!

Eksperienca e vendeve perëndimore dhe iluminizmi na tregon se Asnjë privat apo individ nuk e krijon dot këtë projekt i vetëm, por vetëm së bashku në një shtet komunitar ku pushtetin e kanë qytetarët dhe jo një elitë partiake, ekonomike apo financiare mund të krijojmë një mirëqenie materiale dhe shpirtërore të qëndrueshme!

Hapi i parë (rend mendimi sepse ato kryhen bashkë në praktikë) është ai POLITIK ku të vendosim se çfarë projekti do bëjmë dhe kush do e realizojë! Kush është i interesuar për këtë projekt, kush e pengon, si të mbrohemi nga armiqtë e tij?

Hapi i dytë është ai ekonomik që nuk bëhet dot nëse kasta punon kundër ekonomisë kombëtare, duke krijuar monopole, privilegje për klientë kombëtarë dhe ndërkombëtarë!

Pa largimin e kastës dhe krijimit të një shteti të vërtetë që ndjek interesin publik, transparent, llogaridhënës para qytetarëve, meritokratik inteligjent dhe efiçent do mbetemi përjetë në kurth mes reformave ekonomike që nuk zbatohen kurrë se çojnë në zhdukjen e privilegjeve dhe monopoleve! Monopolet e importit dhe pushtetarët pas tyre nuk lejojnë prodhimin vendas!

12196029_1031141043584508_2524119382344436831_n

Krijimi i Ekonomisë kombëtare me krijimin e një ambienti të ri të shëndetshëm ku rikthehen vlerat dhe ligji, ku të gjithë operatorët ekonomikë bashkërendohen lirisht për krijimin e pasurisë dhe vendeve të punës.
Shteti, sipërmarrja dhe bankat do kalojnë në një fazë të re bashkëpunimi virtuoz dhe afatgjatë ku interesat privatë nuk do rrezikojnë por përplotësojnë interesin publik, garantuar nga një shtet komunitar, transparent, llogaridhënës dhe efiçent.

25 vite shteti ka bërë sehir për interesin publik dhe ka ndërhyrë fort për interesa klientelistë duke bllokuar qoftë ekonominë e tregut ashtu dhe politikat komunitare!

Ajo që duhet është e kundërta: Një shtet kurajoz për interesat publikë dhe çmontim i privilegjeve dhe monopoleve që pengojnë konkurrencën e ndershme dhe virtuozitetin në ekonominë e tregut!

Krijimi i një cikli ekonomik kombëtar virtuoz do realizohet me ndërhyrjen inteligjente të shtetit aty ku aktorët privatë (ndërmarrjet dhe bankat) kanë ngecur për ti ndihmuar në krijimin e oportuniteteve të reja: Edukim cilësor (kompetencë, know how meritokraci) -> projekte më cilësore dhe me vlerë të shtuar + projekte strategjike afatgjate e të qëndrueshme, ku shteti me forma të ndryshme ul perceptimin e riskut dhe lehtëson kreditimin e këtyre projekteve me forma të ndryshme financimi. Prandaj e domosdoshme dalja nga kurthi aktual ku 3 miliardë euro depozita të shqiptarëve janë bllokuar nëpër banka.
Një shtet serioz nuk e pranon këtë fakt dhe gjen forma për aksesin e kreditimit si e drejtë kushtetuese!
Krijimi i një Banke Kombëtare Zhvillimi që së bashku me banka private, bashkë me kursime miliarda euro të shqiptarëve këtu dhe emigrantë, krijimi i bursës funksionale dhe emetimi i obligacioneve MUNDËSON krijimin e një Ekonomie Kombëtare npj projekteve strategjike, të cilat krijojnë mijëra vende pune, rrisin kapacetin menaxherial dhe strukturor të sipërmarrjeve private për krijimin e një filiere prodhimi vendas!

Ekonomia jonë nuk ka kosto trasformimi strukturor dhe brenda disa viteve mund të dalim nga një ekonomi importimi dhe të kalojmë në një ekonomi prodhimi!

Për më shumë info dhe kontribute drejt përmirësimit shihni Makroprojektin S.O.S.

http://levizjashqipon.org/wp-content/uploads/2015/10/Projekti-S.O.S..pdf

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked