BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Pse kasta përpiqet të djegë kauzën e Referendumit?

Pse kasta përpiqet të djegë kauzën e Referendumit?

12571288_1680337372246797_135008728_n

Qoftë PD ashtu dhe PS po bëjnë përpjekje për të vjedhur dhe denigruar ligjëratën e re mbi demokracinë pjesëmarrëse dhe referendumet.

Ndryshe nga populli, kasta e kupton se humbja e privilegjeve është e lidhur ngushtësisht me dorëzimin e pushtetit qytetarëve.

Referendumi forcon bindjen e qytetarëve se mund të vendosin vetë pa nevojën e partive. Populli ndërgjegjësohet për forcën e vet dhe ndalon së qenuri turrmë dhe qytetarët thjesht individë. Nëse populli shijon njëherë të vetme pushtetin për të vendosur direkt për gjëra konkrete, atëherë kjo shton oreksin për të kërkuar më shumë pushtet. Kjo për kastën është e patolerueshme. Kjo do të thotë shkulje nga rrënjët të sistemit oligarkik që është instaluar në vend me ndihmën dhe të faktorëvë ndërkombëtarë që nuk duan një Shqipëri sovrane ku populli vendos vetë fatet e vendit.

Prej muajsh,  Kasta bën thirrje për referendum mbi reformën në Drejtësi, për parkun tek liqeni, madje edhe për intepretimin e statutit të partisë. Rregulli numër një i dizinformimit është të uzurposh vetë fjalën pasi ke uzurpuar dhe fenomenin konkret. Cfarë do të thotë kjo?

Kush ka pak njohuri juridike e di tashmë se kasta ka blinduar sistemin si një bunker që hapet vetëm nga brenda, pra kur do kasta. Kasta nuk është munduar as formalisht të hartojë një ligj për referendumet, nismat popullore dhe peticionet si një vend normal.

Juridikisht dhe Materialisht, me këtë sistem është e pamundur që populli të ushtrojë të drejtën e tij sovrane për të vendosur fatet e vendit ose për të ndryshuar makinën shtetërore. Filtrat që kasta ka krijuar pamundësojnë totalisht realizimin e referendumeve kombëtare apo lokale. Shtënia në dorë e KQZ me militant, asgjëson që në fillim kërkesat për referendum për arsye që nuk bëhen kurrë ligjore por shuhen nën banalitetin material të një shteti antiligjor.

Populli është tërësisht i përjashtuar nga ndryshimet kushtetuese, dhe kasta mund të ndryshojë Kushtetutën sipas oreksit si ka bërë realisht këto vite.
Kushtetuta aktuale nuk është ajo që populli votoi në Referendumin e 1998-ës.

Kushtetuta u ngrit mbi idenë e “konsensusit” institucional dhe hartimin e ligjeve më të rëndësishme, por kasta e përçudnoi atë duke përqendruar faktikisht pushtetin në duart e liderrrave absolutë.

Futja e listave të mbyllura brenda Kushtetutës, shndrroi parlamentin në kamikazët e liderrave dhe me kontrollin e tij, siguruan kontrollin e Partive, e Ekzekutivit, Presidentit, Gjykatave, KQZ, Ushtrisë, Medias, Diplomacisë, Shkollës dhe gjithçka në vend.

Referendumet pa një ligj, pamundësohen edhe materialisht për shkak të filtrave partiakë si Presidenti, Gjykata Kushtetuese apo KQZ militante.

Në këtë mënyrë, kasta është siguruar brenda bunkerit kushtetues duke mbyllur çdo dritare për ndërhyrje popullore.

Kjo është edhe arsyeja e vërtetë se përse pushtetarët kombëtarë dhe ndërkombëtarë nuk kërkojnë kurrë ndryshime kushtetuese që të lejojë popullin të vendosë fatet e vendit.

Shteti është i kapur nga forca të errëta dhe nuk kuron më interesin kombëtar.

I vetmi që nxjerr vendin nga kthetrat e kastës është POPULLI, tashmë i çarmatosur juridikisht dhe skllav i lojrave të pallatit.
Por gjendja e skllavërisë nuk po pranohet më prej qytetarëve dhe intelektualëve të vërtetë në vend!

Kasta plaçkit vendin dhe mund të vjedhë edhe simbolet, si revolucion, demokraci pjesëmarrëse, referendum si vodhi simbolin e Rilindjes, Liri Demokraci, Integrim, Komb, Mjaft etj, POR nuk vjedh dot ETJEN PËR ÇLIRIM të shqiptarëve!

 

 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked