BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Pse nuk u vendos vërtet demokracia në Shqiperi?

Pse nuk u vendos vërtet demokracia në Shqiperi

12189031_1030326246999321_4174973493787274937_n

Si u transformua Nomeklatura në Kastë demokrature?

Degradimi i sotëm ekonomik dhe social i vendit është vepër pikërisht e njerëzve të Nomeklaturës, që zaptuan institucionet duke paralizuar mekanizmat e demokracisë dhe ekonomisë së tregut.

Regjimi që u prodhua me “heshtjen” e aktorëve ndërkombëtarë, replikon ADN-në e diktaturës enveriste në forma dhe metoda të reja. Pushteti nuk i kaloi kurrë realisht popullit megjithë iluzionin e zgjedhjeve pa zgjidhje dhe rotacionit pa ndryshim.
Kasta u riprodhua në metastazë me parti të reja që ruanin të njëjtën ADN me të njëjtët njerëz që të lidhur me fije të dukshme dhe të padukshme do të shuanin që në filizë çdo lëvizje që mund të rrezikonte status quo – në e krijuar. Sistemi vijon ta bëjë vetë oponencën ndaj tij duke vjedhur hapësirën dhe simbolet për një opozitë të vërtetë.
Karikatura e demokraturës, krijuar me ndihmën edhe të qarqeve antishqiptare, duhet të diskreditonte demokracinë, si përgjegjëse për premtimet e pambajtura, prandaj e panevojshme, prandaj e zëvendësueshme. Propaganda sistematike 25 vjeçare e një medie në shërbim të kastës krijoi një kurth psikologjik tek shqiptarët që të pranonin “të keqen më të vogël” si të vetmen zgjidhje.

Humbja e legjitimitetit të brendshëm mbi reforma që nuk u realizuan kurrë (si: zhvillimi ekonomik, vendet e punës dhe shërbime publike dinjitoze; ndarja me përgjegjësit e regjimit komunist dhe hapja e dosjeve; rregullimi ligjor i së drejtës së pronës; demokratizimi i partive nga poshtë; krijimi i një sistemi drejtësie që garanton të drejtat dhe mundëson zhvillimin ekonomik kombëtar; transparenca e kapitalit financiar,ndarja e pushteteve; zgjidhja e çështjes kombëtare etj.) do të zëvendësohej ngadalë me forma të tjera etero-legjitimiteti. Me një legjitimitet të siguruar nga jashtë vendit gërshetuar me atë që në teorinë politike njihet si solidariteti korruptiv. Pushteti prodhoi me forcën e autoritetit, modele korruptive duke detyruar qytetarët ti pranojnë ato, si e vetmja mënyrë për të mbijetuar apo për të patur “sukses” në të gjitha fushat. Në këtë mënyrë përgjegjegjësia duket sikur shpërndahet tek të gjithë dhe askush, prandaj fajësimi i vetë popullit, prandaj sllogani “Shqipëria nuk bëhet dhe ju meritoni këtë klasë politike”.
Kur vendi privohet prej forcave dhe energjive më pozitive, kur aftësia për të korruptuar dhe për të shantazhuar shndrrohet në motorrin e jetës politike dhe ekonomike të vendit, i gjithë sistemi ecën mbrapsht drejt degradimit shoqëror dhe kolapsit ekonomik.

Pavarësisht nevojës për një diagnozë të qartë, duhet të kuptojmë se ky nuk është një fenomen natyror por njerëzor, dhe si i tillë ka gjithmonë një rrugëdalje. Është detyrë e njerëzve me integritet dhe patriotë që të përgatisin këtë rrugëdalje.

#NukEshteVone për DEMOKRATIZIM të Shqipërisë!
S.O.S.

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked