BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Pse qeverisja nga qytetarët është më e mirë se qeverisja nga ekspertët

 Trajtoji njerëzit si qytetarë!

-Si arriti një gjeneratë e mendimtarëve politikë tw nwnvlerwojw aftësitë e njerëzve të zakonshëm duke minuar demokracinw!

Pse qeverisja nga qytetarët është më e mirë se qeverisja nga ekspertët!

 

Në ditët e para të 2017, revista Scientific American publikoi një simposium shkencor mbi kërcënimin e “shtytjes së madhe”(big nudging) kundrejt demokracisë. Big Data është fenomeni përmes të cilit qeveritë dhe korporatat  mbledhin dhe analizojnë informacionin e siguruar nga sensorët  e tyre matës dhe kërkimet në internet. Shtytja(nudging) është teoria që qeveritë duhet të ndërtojnë dhe të imponojnë arkitektura zgjedhjeje, për tua bërë njerëzve më të tlehtë të zgjedhin, si prsh, një makinë më eficiente apo një plan më të lehtë të pensionimit. Shtytja e madhe është kombinimi I të dyjave që i mundëson inxhinierëve publikë dhe privatë të influencojnë fshehtasi zgjedhjen që njerëzit bëjnë, si prsh, duke vetëplotësuar kërkimet në internet në mënyrën që ata dëshirojnë. Shtytja e madhe është një skeptër dixhital që ia lejon dikujt të qeverisë masat efektivisht, pa qenë nevoja për të përfshirë qytetarët në procese demokratike. Autori i simposiumit e merr të mirëqenë që demokracia – regjimi politik në të cilin njerëzit bashkarisht vendosin për jetën e tyre – është më e mirë se epistokracia, apo sic njihet si udhëheqja nga ekspertët.

Çuditërisht, shumë dijetarë të shkencave sociale sot janë kundër besimit se demokracia është më e mirë se epistokracia. Pra komplet kundër simposiumit. Vitet e fundit, një numër i madh teoricienësh politikë dhe filozofësh kanë argumentuar që ekspertët duhet të jenë në krye të politikave publike dhe duhet të manipulojnë, ose kontrollojnë, preferencat e  masave injorante. Kjo pikëpamje i ka rrënjët te Republika e Platonit, ku filozofët që e shikojnë diellin e të vërtetës duhet të udhëheqin masat që jetojnë në shpellën e injorancës, dhe te Opinioni Publik i Walter Lippmann, ku shkenctarët ekspertë socialw udhëheqin në prapaskenë dhe kontrollojnë popullatën me anë të propogandës.  Por ndryshe mendojnë Christopher H Achen dhe Larry Bartels te Demokraci për Realistë(2016), Jason Brenann te Kundër Demokracisë(2017), Alexander Guerrero pjesë e Aeon, dhe Tom Nichols te Vdekja e ekspertizës(2017), këta shkenctarë social ndajnë të njëjtin mendim për kundërshtinë ndaj elitizmit dhe pëlqimin për demokracinë pjesëmarrëse në politikë.

Tek Demokraci për Realistë, për shembull, autori kritikon atë çka ata e quajnë “teoria folk” e demokracisë. Kjo teori nënkupton që përfaqësuesit e zgjedhur duhet ti përkthejnë preferencat e zgjedhësve në politika publike. Problemi, sipas këtyre dijetarëve, është se shumica e votuesve s’kanë kohë, energji apo aftësi për ta përfshirë veten e tyre në teknikat dhe specifikat e politikës publike. Ndërkohë, njerëzit priren të votojnë bazuar në grupet identifikuese që ata bëjnë pjesë, ose sipas një impulse për tu rreshtuar me një grup politik apo një tjetër.

Në një kapitull lehtësisht të memorizueshëm të librit të tyre, Achen dhe Bartels tregojnë se shpesh politikanët humbasin zgjedhjet prej ngjarjeve të ndryshme jashtë kontrollit të tyre. Në verën e vitit 1916, për shembull, plazhistët e New Jersey përjetuan një seri sulmesh nga peshkaqenët. Në zgjedhjet e atij Nëntori, vendbanimet pranë plazheve i dhanë më pak vota presidentit Woodrow Wilson se vendbanimet larg plazheve. Votuesit, mesa duket, po ndëshkonin presidentin Wilson për sulmet e peshkaqenëve. Sipas Achen dhe Bartels, aftësia e votuesve për të bërë gjykime të shëndosha mbi meritat dhe fajet është e kufizuar. Kjo është një mënyrë e sjellshme për të thënë se shumica e votuesve nuk janë aq të zgjuar sa për të kuptuar se presidentët nuk janë përgjegjës për sulmet e peshkaqenëve.

Achen dhe Bartels gjoja mbrojnë konceptin e demokracisë. Por forca e argumentit të tyre, dhe shpirti i librit të tyre, mbush me tallje me nocione si “Romantik” apo “Donkishotesk” ata që mendojnë se njerëzit duhet të qeverisin. Ata krahasojnë  “Idealen e sovranitetit popullor” –gur themeli i teorisë moderne të demokracisë- me nocionin mesjetar të “ të drejtave natyrore të mbretit”. Pikëpamja reale e tyre është që politikëbërja është punë e specialistëve.

Shumë aktorë politikë nëpër botë, njësoj, mendojnë se epistokratët duhet të drejtojnë dhe të fitojnë mbështetjen e populatës. Kujtoj sloganin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2016-ës në SHBA: “Un jam me atë(femër)”. Demokratët po tregonin versionin e tyre të mitit shërues të Platonit, ose thjesht një kauzë që të përfshijë njerëzit për tu identifikuar me të.

Demokracia, në vend të kësaj, kërkon trajtimin e njerëzve si qytetarë- që do të thotë si  të rritur të aftë për vendime të rëndësishme dhe aksione morale, dhe jo si fëmijë të cilët duhet të gënjehen. Një mënyre për ti trajtuar njerëzit si qytetar është duke u besuar atyre mundësi domethënëse për të marrë pjesë në proceset politike, dhe jo veç si qënie (dele) që duhet të shkojnë për të votuar për liderr-at cdo 4 vjet.

Demokratët pranojnë se disa njerëz dinë më shumë se të tjerët. Gjithsesi, demokratët besojnë se njerëzit, të paisur me fuqi vendim marrëse dhe bërëse, mund ta mbajnë këtë fuqi me përgjegjshmëri. Për më shumë, njerëzit ndjejnë kënaqësi kur kanë në dorë të projektojnë të ardhmen e përbashkët. Demokratët që nga Thomas Jefferson dhe Alexis de Tocqueville deri te teoricienët politikë si Carole Pateman i Universitetit të Kalifornisë mbrojnë  idenë e shpërndarjes së pushtetit sa më gjërë të jetë e mundur tek njerzit. Besimi i demokratëve ësht se pjesëmarrja në politikë i edukon dhe fisnikëron njerëzit. Për demokratët, ajo çka duhet bërë sot është të mbrohet dhe zgjerohet mundësia për aksion politik, dhe jo ta limitojmë apo ta shkëpusim fare në emër të udhëheqjes së ekspertit.

Cdo ditë , njerëzit demostrojnë se ata janë të aftë të mësojnë. Njerëzit perfeksionojnë gjuhë të reja, fitojnë grada, lëvizin në qytete të reja, trainohen në punë, dhe navigojnë nëpër kompleksitetet e jetës moderne. Është e vërtetë se njerëzit dalin të jenë injorantë për gjërat që nuk prekin jetët e tyre. Mendo se sa mirë e njeh gjeografinë e vendit ku jeton dhe punon; tani, mendo se sa din ti për gjeografinë e një vendi në anën tjetër të botës që kurrë se ke vizituar. Njerëzit studiojnë gjëra që ata duan dhe ku njohuritë e mësuara i ndihmojnë për të përfituar gjëra të ndryshme.

Gjithashtu njerëzit tregojnë cdo ditë se ata janë të interesuar edhe për jetët e njerëzve të tjerë rreth tyre. Verën e kaluar, shërbeva në jurinë e madhe të qarkut Westchester në New York. Qarku thirri 23 të rritur në mënyrë rastësore për të dëgjuar mendimet e tyre dhe për të përcaktuar nëse përfaqësuesi ligjor i qarkut mund të vazhdojë me aktakuzat kriminale. Të gjithë në juri morën në mënyre serioze përgjegjësitë e tyre, duke ndjekur udhëzimet e përfaqësuesit ligjor të qarkut, duke marrë në pyetje dëshmitarët, duke marrë pjesë në diskutime dhe duke votuar. Përpara shërbimit në jurinë e madhe, shumë prej nesh kishin shumë pak njohuri mbi ligjin kriminal apo standartet e provës ligjore; pas përfundimit, shumë prej nesh mësuam. Mësuam duke vepruar.

Më të mirët dhe të ndriturit na dërguan në luftë në Irak: të dhënat e epistokracisë janë, më e pakta, të përziera.

Carole Pateman jep shembuj të tjerë të përfshirjes të sa më shumë njerëzvë në politikëbërje, si asmbletë qytetare që bëjnë rishikimin e sistemit elektoral(proceseve zgjedhore) në provincat Kanadeze, apo buxhetimi me pjesëmarrje në qytetin Porto Alegre në Brazil. Në këto raste, njerëzit të mbledhur në grupe të vogla, dhe duke ju dhënë kohë për diskutime dhe kërkime, u njohën dhe u vetëdijësuan rreth qështjeve publike. Po aq e rëndësishme, eksperienca në këto grupe publike tregon se qytetarët e mirëpresin dhe e shijojnë mundësinë për të marrë pjesë dhe për të diskutuar,dhe se ata i marrin detyrat seriozisht.

Është keqdashëse të thuash se shumica e njerëzve janë shumë injorantë apo apatikë për të marrë pjesë në çështjet politike. Në rrethanat e duhura, shumë njerëz performojnë mirë në funksionet qytetare. Qytetarët duhet të konsultohen me ekspertët dhe janë të ndërgjegshëm për “paragjykimin njohës”, por kjo është e vërtete vetëm për cdo kënd që mban pozicionin e liderit në botën moderne. Realistët kritikojnë kapacitetin e njerëzve mbi çështjet politike, por demokratët përgjigjen se njerëzit kur nuk kanë fuqi të vërtetë skanë arsye pse të mësojnë për politikën publike.

Te Vdekja e Ekspertizës, Nichols pretendon se është “ injorancë narciste për joprofesionistët e zakonshëm të besojnë se mund të kujdesen për një komb të madh e të zhvilluar pa dëgjuar zërin e atyre më të edukuar dhe më ekspertë se ata.”

Sigurisht, “më të mirët dhe të ndriturit” udhëhoqën SHBA-në në luftën e Irakut,  në krizën e kredive të këqija të shtëpive, dhe në shkatërrimin e sistemit arsimor; të dhënat e viteve të fundit nën epsitokraci janë, më së pakti , të përziera por jot ë mira. Për më shumë , sot pozita e elitistëve bie në kundërshtim me faktin që shumica e njerëzve kërkojnë tu dëgjohet zëri i tyre, se si ata drejtojnë jetën e tyre personale dhe publike. Shumë njerëz sot vlerësojnë autonominë, apo vetë-qeverisjen e tyre, dhe vuajnë kur ju mohohet.

Një arsye është progresi i vazhdueshëm i ideve në historinë e tyre. Te Shpikja e Autonomisë1997), Jerome Schneewind tegon se si idea e autonomisë u zhvillua nga një aludim te Letra e Palit drejtuar Romakëve, te  koncepti i lirisë i Jean Jacques Rousseau që pasoi një ligj që sakrifikonte individin për vullnetin e përgjithshëm, te filozofia praktike e Immanuel Kant që ka lirinë si parim bazë. Historinë të tjerë e kanë vazhduar punën e tij deri më sot, duke treguar se si autonomia perfekte i jep ide dhe informacion mendimit modern mbi ekonominë, racat, gjininë e kështu me radhë. Shumë njerëz sot përjetojnë ndajnë ndjenjën dhe mesazhin e lëvizjes ndërkombëtare të njerëzve me aftësi të kufizuar: “Asgjë rreth nesh pa ne”.

Zhvilimi teknologjik gjithashtu u ka mësuar njerëzve  për të pasur pak kontroll mbi jetët e tyre private dhe kolektive. Makinat, për shembull, bëjnë të mundur për individët për të vendosur se ku duan të shkojnë; makinat kultivojnë ndjenjën e autonomisë personale. Në të njëjtën kohë, nuk ka një rregull natyral për makinat, dhe qëniet njerëzore mund të vendosin së bashku qështje të tilla si: të krijojnë apo jo trafik në autostradë ose ta bëjnë të paligjshëm përdorimin e telefonit në timon. Në botën mesjetare, njerëzit mund të jenë ndjerë si të kyçur në një vend të caktuar në shoqëritë e tyre, por në epokën moderne ata kërkojnë tu dëgjohet zëri në rregullimin e gjërave që kanë të bëjnë me ta. Kjo është arsyeja pse liberalizmi- doktrinë politike që lartëson lirinë e individit- dhe demokracia- doktrinë politike që i jep vlerë pavarsisë kollektive- janë shpesh të ndërthurura në mendimin politik modern.

Njerëzit modern e urrejnë tu thuhet:” Bëje se kështu them unë”. Përzënia nga proceset politike shpesh i bën njerëzit të identifikohen me liderat e fortë që pretendojnë se përfaqësojnë shumicën e heshtur. Përreth botës, ne shohim beteja politike mes teknokratëve dhe populistëve, ekspertë që pretendojnë autoritet për shkak të intelektit të tyre kundër liderave që luftojnë kundër elitave në mbrojtje të njerëzve të thjeshtë. Një opsion i tretë është demokracia, ose nocioni që njerëzit prej mishi e gjaku munden dhe duhet të ushtrojnë pushtetin e tyre të vërtetë për çështjet e përbashkëta.

Disa teori mendimi marrin  zë prej Makiavelizmit për të diskredituar idealizmin demokratik; të tjerë lartësojnë “ mencurinë e turmave”. Por avokatët e “Mencurisë së turmave” shpesh nuk po kërkojnë për të shpërndarë më shumë fuqi te më shumë qytetarë, si te propozimi i Guerrero për lotokraci(udhëheqja me short).

Demokraci do të thotë njerëz që ushtrojnë pushtet, jo të zgjedhësh nga një menu e përgatitur nga elitat dhe agjentët e tyre

Guerrero, filozof në Universitetin e Pensilvanisë, mendon se demokracia direkte nuk mund të funksionojë sepse shumica e njerëzve s’kanë as kohë dhe as aftësi për të kuptuar kompleksitetin e politikës publike moderne. Demokratët i janë përgjigjur kësaj situate duke krijuar një sistem të demokracisë përfaqësuese ku njerëzit votojnë për politikanin që vepron si agjenti jonë në korridoret e pushtetit. Problemi është se shumica e njerëzve nuk mund të kujdesen ti mbajnë nën kontroll përfaqësuesit e tyre. Qytetarët janë “injornatë për atë cka bëjnë përfaqësuesit e tyre, injorantë për detajet komplekse të problemeve politike, dhe injorantë rreth asaj çka përfaqësuesit  po bëjnë është e mirë për ta dhe për botën. Për ta përkeqësuar situatën, interesat e forta ekonomike gjithmonë e kanë aftësinë dhe burimet e nevojshme  për të bërë për vete përfaqësuesit dhe për ti vënë nën shërbimin e tyre.

Koha e demokracisë përfaqësuese me zgjedhje ka kaluar, argumenton Guerrero. Në vend të shpërdorimit të votës së njerëzve nëpër votime, sistemet politike duhet të krijojnë një lotokraci që rastësisht zgjedh persona të rritur që mund të performojnë në këto versione të modifikuara të këtyre punve që politikanët e zgjedhur bëjnë sot. Aktualisht , kongresmenët amerikanë janë pjesa më e madhe meshkuj, të bardhë, dhe milionerë; lotokracia mund të rriste numrin e grave, minoriteteve dhe personave me të ardhura të ulta në kongres, dhe kjo sjell avantzhin e të pasurit kontribut të secilit grup përbërës të shoqërisë në debatin politik.

Guerrero parashikon legjistraturë një mandatëshe ku fituesit zgjidhen me llotari dhe shërbejnë për 3 vjet të pangacmuar(pa lëkundur). Në fillim të mandatit të tyre, ekspertët vendosin agjendën e tyre dhe i përgatisin të zgjedhurit të jenë të gatshëm për veprim, pastaj legjislatori skicon,rishikon dhe voton për ligjet. Guerrero se llogarit mundësinë që ekspertët “do të na bindin ne të blejmë të njëjtën politikë të sponsorizuar nga korporatat që ne aktualisht po marrim”.

Është e qartë se, të pasurit dhe të fuqishmit shumë lehtë mund ta manipulojnë një lotokraci. Lobistët dhe “think tank-et”, në pronësi të elitave financiare, do ta mirëprisnin mundësinë e edukimit të të zgjedhurve me llotari. Ata që vendosin agjendat(ekspertët) marrin vendimet më të rëndësishme. Kjo është kritika demokratike ndaj planeve që iu imponojnë njerëzve se si të marrin pjesë në politikë. Demokraci do të thotë njerëzit ushtrojnë pushtet, jo ata të zgjedhin nga një menu e përgatitur nga elitat dhe agjentët e tyre.

Ilaçi shërues për defiçitin tonë ne demokraci është dorëzimi i sa më shumë pushteti në nivekin local. Shumë probleme mund të zgjidhen vetëm në nivel  shtetëror, federal apo ndërkombëtar, por pjesëmarrja në politikën lokale mëson njerëzit se si të flasin në publik, si të negociojnë me të tjerët, të hulumtojnë rreth çështjeve politike, dhe të mësojnë më shumë dhe më gjerësisht për komunitetin ku bëjnë pjesë. Si çdo aftësi tjetër, mënyra për tu bërë qytetar më i mirë është praktikimi i qytetarisë.

Jefferson artikuloi fatin e demokracisë në një seri të jashtëzakonshme letrash në vitet e para të shek. 19. Fillimisht ai denoncon idenë e ndarë nga “shoku”(kolegu) i tij, babai themelues i Amerikës, Aleksandër Hamilton dhe të filozofëve francezë, që elitat duhet të qeverisin nga kryeqyteti i vendit. Të përqendrosh pushtetin në këtë mënyre dobëson qytetarët, dhe i hap derën aristokracisë dhe autarkisë. Jefferson parashikon një sistem me “qeveri lagjeje” që ju jep pushtet njerëzve për tu marrë me problemet lokale, përfshirë kujdesin ndaj të varfërve, rrugët, policinë, zgjedhjet, gjykatat, shkollat dhe milicinë. Jeffersoni ju jep rol qendror si qarkut, shtetit dhe qeverisë federale, por ai kërkon që pushteti politik kryesor të jetë i shpërndarë në cdo cep të vendit. Kur njerëzit marrin pjesë në punët e qeverisjes, jo thjesht në një ditë votimesh njëherë në vit, por cdo ditë, Jefferson shpjegon, ata do ti mbrojnë të drejtat e tyre dhe do ta luftojnë ardhjen e një Cezari apo Bonaparti.

Disa dekada më vonë, politologu francez Tocqueville argumentoi në librin Demokracia në Amerikë(1835-40) se amerikanët kanë treguar se si demokracia duhet të jetë në botën moderne. Në France, kur njerëzit duan dicka , i bëjnë peticion qeverisë qendrore. Në Amerikë, krejt ndryshe, njerëzit formojnë shoqata demokratike për të arritur qëllimet e tyre të përbashkëta.

Amerikanë të të gjitha moshave, gjitha kushteve, dhe të gjitha prirjeve rregullisht formojnë shoqata… Amerikanët formojnë shoqata që organizojnë argëtime dhe zbavitje, që themelojnë seminare, që ndërtojnë bujtina, kisha, që shpërndajnë libra, që dërgojnë misionarë  në anën tjetër të botës; kështu ata kanë themeluar spitale, burgje, dhe shkolla.

Brilantja e demokracisë amerikane, për Tocqueville, është se jeton si në shoqërinë civile ashtu edhe në strukturat formale shtetërore.

Disa vite më parë,unë pashë një shembull në veprim të demokracisë kur qarku i shkollës  pati një debat të nxehtë mbi pagën e mbikqyrësit(drejtorit). Një grup njerëzish nga qarku dërguan një email duke protestuar mbi miratimin e bordit për rritjen e rrogës së drejtorit, i cili ishte një ndër zyrtarët publikë më të paguar të shtetit. Në takimin pasardhës të bordit të shkollës, salla e mbledhjeve të qarkut ishte tejmbushur dhe njerëzit ishin ulur edhe në dysheme, në korridore dhe jashtë saj. Kur erdhi koha për të diskutuar për problemin, një person u ngrit dhe shpjegoi pse ajo mendonte që drejtori ishte i mbipaguar, dhe se ato para mund të shpenzoheshin më mirë për dicka tjetër. Më pas, një pjestar i bordit të shkollës shpjegoi që nëse qarku kërkon të mbetet i suksesshëm, duhej të kompensonte liderin e saj njësoj si drejtuesit e tjerë të suksesshëm. Debati ishte rreth pagës së një personi, por ishte gjithashtu rreth cilësisë së arsimit që ne kërkojmë për fëmijët tanë. Shumë njerëz ndanë mendimet e tyre dhe dëgjuan çka të tjerët kishin për të thënë.

Në epistokraci, një pakicë i merr të gjitha vendimet e rëndësishme; gjithë të tjerët duhet të rrinë në shtëpi të shohin TV.

Diskutimi për pagën e drejtorit i rriti tensionet. Njerëzit filluan ti ngrenë zërat, ofendimet kundrejt tjetrit, deri në kërcënime për paditje në polici. Tocqueville këshillon lexuesit e tij që ti shohin vlerat e demokracisë pjesëmarrëse përtej kufijve të një diskutimi të qetë: “ Djaj të tillë janë me siguri të mëdhenj, por janë kalimtarë, ndërsa përfitimet që i ndjekin mbeten. Për shkak se zëri ynë pati rëndësi, shumë prindër ndoqën takimin, u dhanë zë shqetësimeve të tyre, dhe dëgjuan prej të tjerëve. Në një sistem të centralizuar dhe të gjerë arsimor, secili prind më vete nuk ka fuqi apo peshë, por  në një shkollë të vogël qarku, cdo prind mund ta ndjejë ndjesinë e bukur të të folurit mes të njëjtëve për çështje të përbashkëta. Komshinjtë takojnë njëri-tjetrin, dhe konfirmojnë angzazhimin e tyre për ta bërë jetën komunitare më të mirë.

Në epistokraci, një grup i vogël i merr të gjitha vendimet kryesore, dhe cdo kush tjetër mund të rrijë në shtëpi të shikojë televizor. Në demokraci pjesëmarrëse, njerëzit i ushtrojnë muskujt e qytetarisë dhe bëhen më të matur, përfshihen në problemet e komunitetit, dhe më të pasionuar për  bërjen e botës një vend më të mirë. Te libri Kundër Demokracisë, Brennan argumenton se demokracia është vendi ku takohen “hobbits”(miniature e njeriut, por nga një planet tjetër sipas J.R.R Tolkien), huliganët dhe gjaknxehtët: kjo skemë keqprezanton qytetarin që unë takova te juria e madhe, te takimi i bordit të shkollës, apo te demonstrimet e akteve politike për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta.

Në demokracitë moderne, sundimi i ekspertit ka ardhur në formën e “shtytjes së madhe”. Ndoshta jo të gjithë epistokratët janë dakort me këtë teknologji, por ata ja hapin derën me kritikën që ju bëjnë masave për kapacitetin e tyre intelektual dhe avokatinë e tyre për elitat.

Amerikani Shkencor(revistë) nënvizon që “shtytja e madhe” mund të na cojë drejt një forme të re diktature të bazuar mbi sjelljen teknokrate dhe kontrollin social. Shumica e rekomandimeve për të luftuar këtë kërcënim, gjithsesi, mbështeten në një ndryshim se si i përdorim kompjuterat, përfshirë futjen e filtrave që kontrollojnë informacionin për përdoruesit, pra duke përmisuar ndërveprimin mes sistemeve IT, dhe promovimin e literaturës kompjuterike. Këto masa të gjitha anashkalojnë pikën esenciale: demokracia kërkon fuqizimin e njerëzve për të marrë pjesë në procesin politik. Nuk ka ndonjë alogaritëm që mund të zëvendësojë besimin ndaj njerëzve për punë të vështira si drejtimi i problemeve të komunitetit.

Ne mësojmë të ecim duke ecur; ne bëhemi qytetar duke pasur fuqi vendimmarrëse në qeveri dhe në shoqwri. Nuk ekziston ndonjë rregullim i shpejtë teknologjik që ta bëjë shoqërinë tonë më demokratike. Për të mësuar atë që Tocqueville e quajti “arti i të qenurit i lirë”, njerëzit duhet të kenë një dorë në drejtimin e çështjeve të përbashkëta.

 

Përgatiti për ShqipON, Mirush Palushi

Burimi: Nicholas Tampio – Associate Professor of Political Science, Fordham University

 

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked