BEGIN TYPING YOUR SEARCH ABOVE AND PRESS RETURN TO SEARCH. PRESS ESC TO CANCEL

Referendumi zvicerian për pagë qytetarie 2300 euro në muaj

Referendumi zvicerian për pagë qytetarie  2300 euro në muaj

11418569_1690068381273696_753055527_n

Qytetarët zvicerianë do të votojnë për një referendum që parashikon ti japë çdo qytetari mazhoren rreth 2300 euro në muaj kurse atyre që nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç 500 euro. Plani, propozuar nga një grup intelektualësh, ekonomistë, financierë, sociologë, artistë etj, do të bëjë Zvicrën vendin e parë në botë që i paguan të gjithë banorëve të vet një minimum pavarsisht nëse punojnë apo jo.

Plani është financiarisht i përballueshëm dhe do të thjeshtojë të gjitha instrumentat e ndryshëm që aktualisht përdoren (ndihma familjare, ndihma për të sëmurët, bursa studimi, subvencione për energjinë etj). Sipas Enno Schmidt, njëri prej themeluesëve të iniciativës mbi pagën e qytetarisë, ky mund të ishte një moment historik si ishte shfuqizimi i skllavërisë.

Kapitalizëm inteligjent, që eliminon efektet perverse dhe që konsideron pasurinë vepër të komunitetit dhe jo vetëm të sipërmarrësve. Majin e shkuar, kur grupi promotor kishte deklaruar se kishte arritur 100mijë firmat e duhura për të kërkuar referendum, gazeta Repubblica, kishte intervistuar Bernard Kundig (eksponent svizerian i platformës botërore Basic Incom Earth Netëork). Kundig kishte shpjeguar:

<< Është mënyra e vetme për të shpëtuar njerëzim nga agonia e kapitalizmit, duke i dhënë mundësi të shijojë arritjet e epokës pa trauma. Me pagën e qytetarisë të garantuar njerëzit do të çlirohen nga makthi i kërkimit të një pune të çfarëdoshme, duke rritur fantazinë dhe gjenialitetin e njeriut që në liri efektive të mund të kontribuojë në përmirësimin e proçeseve sociale. Vetëm kështu do të krijojmë bazën për një shoqëri post-industriale që respekton natyrën>>

Sigurisht ky vendim do të ishte një shuplakë për pabarazitë sociale. Punëtorët do të kishin më shumë pushtet kontraktues përballë punëdhënësve dhe idea e dikurshme e “rrogës minimale” del si e panevojshme. Qytetarët do të kishin më shumë liri për të realizuar aspiratat e tyre, pa presionin që të punojnë për të mbijetuar. Profesionet krijuese do të favorizoheshin dhe kusht do të gjendej në situata të vështira ekonomike do të mbështetej mbi një rrjet sigurie duke jetuar në mënyrë dinjitoze.

Edhe pse një propozim i tillë radikal si ky nuk është bërë në shkallë kaq të gjerë, eksperimente në shkallë të vogël dëshmojnë se mund të funksionojë.

Në vitet “70, në një qytet të vogël në Kanada, u zbatua një politikë e quajtur “MINCOME” dhe të gjithë rezidentët përfituan një pagë bazë. Rezultatet ishin vërtet suprizuese. Përqindja e varfërisë ra ndjeshëm, numri i të rinjve që mbaronin shkollën u rrit. Por çuditërisht u rrit dhe punësimi sepse puna është aktivitet socializues para se të jete përfitues për njeriun. Familjet investuan më shumë për arsim, punëtorët kishin më shumë zgjedhje për karrierën, arroganca e punëdhënësve ra dhe bashkë me to të gjitha konfliktet e punës deri tek dhuna në familje.

Në një intervistë për Business Insider, Daniel Straub, njëri prej ideatorëve të nismës, foli për filozofinë që frymësoi këtë ide. Kjo që ne po propozojmë është një sistem totalisht i ri, jo një arnim i të vjetrit. “Ka ardhur momenti për të ndarë pagën nga puna. Jetojmë dhe do jetojmë gjithmonë e më shumë në një botë ku makinat po kryejnë punën më të madhe. Është një kthesë epokale që duhet ta kërkojmë dhe festojmë

Propozimi për një të ardhur të qytetarisë, propozuar edhe nga lëvizja shqipON është tashmë pikë e rëndësishme e shumë lëvizjeve politike në Europë, duke filluar nga movimento 5 stelle.

Qeveritë shqiptare, fatkeqësisht nuk duan të llogarisin as minimumin jetik të ekzistencës, në kundërshtim të plotë me shpritin e Kushtetutës që kërkon trasparencë të plotë dhe sigurimin e dinjitetit të njeriut. Pa këtë llogaritje nuk mund të llogarisim as sa efektive është ndihma sociale që aktualisht akordohet nga shteti në kushte mjerane. Mesatarja e ndihmës sociale në Europë është 400 euro, kaq vite dritë larg prej realitetit të dhimbshëm shqiptar me pabarazira të frikshme dhe një koefiçent gini si vendet diktatoriale.

E drejta për nismë popullore është e parashikuar nga Kushtetuta zviceriane prej 1891. Kushtetuta parashikon këtë tip referendumi me një mazhorancë të dyfishtë, nga populli dhe kantonet. Në Zvicër nisma popullore është një instrument i shumë përdorur: në mars të 2015 shtypi i gjithë botës u morr shumë me vendimin për të imponuar një tavan rrogave të menaxherëve, aprovuar nga shumica e qytetarëve zvicerianë me referendum, pavarsisht kundërshtimeve nga të gjitha partitë politike. Rroga maksimale e askujt nuk mund të kalojë rrogën vjetore të një punëtori të thjeshtë.

 

 

Demokraci Pjesemarrese

Leave a comment

Please be polite. We appreciate that. Your email address will not be published and required fields are marked